Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i OKB: Gati 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, shifra më e lartë në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Raporti i OKB: Gati 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, shifra më e lartë në Europë
EkonomiKryesore

Raporti i OKB: Gati 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, shifra më e lartë në Europë

Published: August 1, 2022
Shpërndaje

Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera.

Të dhënat e fundit në raportin “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerit në Botë në 2022” publikuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mesatarja në vitet 2019-2021 e përqindjes së popullsisë që bien në treguesin e emërtuar si “prevalenca e pasigurisë ushqimore” është 30.9 për qind. Kjo mesatare është ulur në raport me vitet 2014-2016 kur përqindja ishte 38.8 për qind.

Nëse këtë përqindje e ndajmë dhe marrim vetëm pjesën e atyre që kanë pasiguri ushqimore të rënduar treguesi që regjistron Shqipëria është 7.7 për qind për tre vitet e fundit. Ky tregues ka shënuar gjithashtu përmirësim në raport me anketën paraardhëse kur rezultati ishte 10 për qind e popullatës.

- Publicitet -

Në rajonin e Europës Jugore ku llogariten një sërë shtetesh, vendi ynë është ai që ka nivelin më të lartë të popullatës që kanë pasiguri ushqimore të lehtë apo më të ashpër. Maqedonia e Veriut llogarit 20.9 për qind të popullatës në vitet 2019-2021 ndërkohë që Serbia 14.1 për qind. Pas tyre vjen Mali i Zi me 14 për qind, Bosnjë-Hercegovina me 12.6 për qind dhe Kroacia me 11.4 për qind. Europa Perëndimore e ka këtë tregues vetëm 4.4 për qind.

Treguesi i prevalencës së pasigurisë ushqimore të moderuar ose të ashpër. Raporti shpjegon se çfarë është në fakt ky tregues dhe si llogaritet. “Prevalenca e pasigurisë ushqimore e matur nga shkalla e eksperiencës së pasigurisë ushqimore Përcaktimi: Pasiguria ushqimore e matur nga ky tregues limitohet nga aksesi në ushqim e individëve apo familjarëve për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Ashpërsia e pasigurisë së ushqimit matet nga të dhënat që mblidhen nga moduli i anketës Shkalla e Eksperiencës së Pasigurisë së Ushqimit (FIES-SM) një set me tetë pyetje që i pyet të intervistuarit të raportojnë kushtet dhe eksperiencën e tyre lidhur me aksesin e kufizuar në ushqim.

Për qëllime të ,monitorimit vjetor të SDF pyetjet bëhen në referencë të 12 muajve para anketës. Duke përdorur teknika statistikore të sofistikuara që bazohen në modelin e matjes RASCH informacioni i marrë në anketë përpunohet dhe konvertohet në sasior” shpjegohet në raport.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    August 1, 2022 at 10:46 am

    Shifer e passkte.Dy ne tre shqiptare nuk sigurojne buken e gojes.Kjo eshte arsyeja qe po marrin ne arrati rruget e emigracionit.

    Reply
  • Dardani says:
    August 1, 2022 at 1:36 pm

    Te punojne me cfare kane mundesi. Ka 30 vjet kjo dhjerokraci dhe akoma nuk e kane kuptuar shqiptaret qe nuk ka shtet Por duhet te punosh e jo te besh bllah bllah me politike. Nga lufta doli Kosova Por punojne. Edhe ne kohen e zogut nuk te mbante shteti Por punoje e nuk nxirje femren te punonte……… Thirini mendjes o shqiptare gomarin e nxjer nga balata I zoti. Pune pune Nate e dite qe te shohesh drite dhe mos votoni klasen e vjeter politike qe vetem ju vodhi shkaterroi degjeneroi. Forconi familjen dhe keni pasuri.

    Reply
    • Aldrin says:
      August 2, 2022 at 4:14 am

      Kam pare budalla, po ky qenka i vecante. Populli qiptar ben blah blah blah, ky jo.
      Ky punon, populli jo

      Reply
  • Kone e buce says:
    August 1, 2022 at 2:28 pm

    Sapo pashe nje emision ne top canale,nepermjet YouTube.Emisioni kone e Buce.Nuk flitej fare me keto parametra qe servirni ju te OKB.Lluks,restorant,pushimet jale ,ne Vila e hotel lluksoze.Krem e puder se i hypi vapa.Sipas ketij emissioni,konet e bucet tregonin se vetem varferi nuk Ka ne shqiperine tone.Tani…ndonje qe eshte dembel dhe nuk e do punen…Edhe Ka,por ATA Jane te padukshem,ndersa ATA qe Kane projekte…Ndiqni emisionin”kone dhe buce “po’ nuk besuat.Pastaj degjoni OKeBe-ne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?