Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “I futën në lojë italianët”, OKB klasifikon grupet shqiptare si lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në Evropë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “I futën në lojë italianët”, OKB klasifikon grupet shqiptare si lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në Evropë
KronikeKryesore

“I futën në lojë italianët”, OKB klasifikon grupet shqiptare si lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në Evropë

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Raporti më i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi Drogën dhe Krimin vë në dukje se prodhimi i kokainës jo vetëm ka arritur në nivele rekord, por janë zgjeruar edhe qendrat e trafikimit.

Në mënyrë të vazhdueshme ky raport evidenton se grupet kriminale shqiptare konsiderohen si lojtarë të rëndësishëm në tregun global të kokainës.

Vetëm në dekadën e fundit, rezulton se grupet shqipfolëse janë bërë lojtarët kryesorë në tregun e kokainës në Evropë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në mesin e diasporës shqiptare jashtë vendit dhe shpesh duke punuar në bashkëpunim me grupet kriminale italiane.

- Publicitet -

Në raportin e OKB-së thuhet se grupet shqiptare operojnë me shpërndarje në sasi të mëdha të kokainës në shumë pjesë të Evropës, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë duke krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnitorët në Amerikën Latine.

“Ndërsa grupet shqiptare janë shumë aktive në dërgimin e kokainës nëpër Evropën Perëndimore, veçanërisht në portet e Belgjikës dhe Holandës, një sasi kokaine ka mbërritur edhe ne portin kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit”, specifikohet në raport.

Ndërsa tregjet më pak të eksploruara të kokainës në Evropën Lindore janë furnizuar kryesisht nga grupet kriminale shqiptare dhe serbe. Në veçanti grupet kriminale serbe kanë furnizuar për një kohë gjatë Ballkanin me kokainë nga Ekuadori thuhet në raport.

Autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri kanë raportuar se për të trafikuar kokainën, grupet kriminale e fshehin lëndën narkotike edhe në automjetet me tonazh të rëndë përmes trageteve që vijnë nga Italia thuhet në raportin më të fundit të OKB për drogën dhe krimin.

Sipas gjetjeve, grupet kriminale shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në Irlandë, ndonëse ky treg vazhdon të kontrollohet nga grupet kriminale irlandeze.

p.k. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?