Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i SHISH: Si po prodhohet Bitcoin në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Raporti i SHISH: Si po prodhohet Bitcoin në Shqipëri
AktualitetKronike

Raporti i SHISH: Si po prodhohet Bitcoin në Shqipëri

Published: June 25, 2022
Shpërndaje

Korrupsioni dhe krimet në ekonomi mbeten fenomene shqetësuese që cënojnë barazinë ekonomike mes shtetasve dhe sundimin e ligjit.

Në raportin e publikuar së fundmi nga SHISH, theksohet se pastrimi i produktit të veprës penale mbetet karakteristikë e krimit të organizuar. Ndërveprues janë edhe shtetas të huaj, të përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar.

Krimet në ekonomi më të përhapura janë: evazioni fiskal, nëpërmjet aplikimit të praktikave dhe skemave të ndryshme abuzive; kontrabanda e mallrave të akcizës, shfaqur nëpërmjet manipulimit të dokumentacionit doganor, si dhe të kartëmonedhave të huaja kesh dhe të metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar; realizimi i lojërave të fatit në informalitet; huadhënia informale jashtë instrumenteve bankare, aplikimi në informalitet i kriptomonedhave virtuale dhe brokerimi i palicencuar.

- Publicitet -

Veprimtaria e brokerimit të palicencuar apo të ushtruar në informalitet nga operatorë ekonomikë, shfaqet në ndërmjetësimin dhe investimet në bursa jashtë shtetit, në kriptomonedha dhe metale të çmuara, duke e kamufluar veprimtarinë pas aktiviteteve të tipit “call center”.

Gjithashtu, aktorët e përfshirë në këtë formë paligjshmërie kanë krijuar edhe rrethanorë të përshtatshëm për prodhimin e kriptomonedhës në informalitet.

Raporti i SHISH zbulon se në vendin tonë prodhohet Bitcoin, nga subjekte të palicensuara për këtë aktivitet. Merren objekte me qira, afër vendeve ku mundësia për të abuzuar apo vjedhur energjinë elektrike është më e lartë, por ka edhe raste ku ndërhyhet në matësit elektrikë.

Aktiviteti zhvillohet në informalitet edhe pse ka hyrë në fuqi legjislacioni përkatës (Ligji Nr.66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”) që përfshin rregullimin e kushteve të licencimit, ushtrimin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të operatorëve dhe bursave, tregtimin e monedhave virtuale dhe parandalimin e praktikave abuzuese në treg, në vendin tonë. Përdorimi i parasë virtuale sjell një sërë përfitimesh dhe lehtësirash të mundshme. Kjo me gjasa rrit rrezikun e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit apo vepra të tjera gjeneruese të ardhurash kriminale.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    June 25, 2022 at 9:17 am

    Prandaj ky justifikim duhet te sjelli Great Reset-in. Dhe te kete nje para dixhitale te komanduar dhe te kontrolluar komplet nga elita globale me nofken illuminati.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?