Të dhënat e UNICEF për varfërinë ushqimore të fëmijëve në Shqipëri janë alarmante. Botimi i fundit “Varfëria ushqimore në fëmijërinë e hershme” tregon se Shqipëria ka 18% të fëmijëve poshtë 5 vjeç të privuar rëndë nga dieta ushqimore dhe 29% e fëmijëve janë në varfëri të moderuar (Total 47%). UNICEF kategorizon si privim të rëndë ushqimor fëmijët që ushqehen me dy ose me pak lloje ushqimesh në ditë, ndërsa me varfëri të moderuar ato që ushqehen me më pak se 4 lloje ushqimesh.
Krahasimi global i UNICEF tregon se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të fëmijëve që jetojnë në varfëri në Europë dhe Azinë Qendrore, pas Taxhikistanit.
Në renditjen globale, Shqipëria pozicionohet shumë keq me varfërinë e fëmijëve, duke lënë pas edhe vende që kanë kaluar luftëra si Iraku dhe vende afrikane si Kenia, Çadi, Ruanda etj.
UNICEF vlerëson se varfëria ushqimore dëmton të gjithë fëmijët, por është veçanërisht e dëmshme në fëmijërinë e hershme, kur ushqimi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë dëme si në rritjen fizike dhe në aftësitë e zhvillimit mendor. Pasojat mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.
Fëmijët e privuar nga ushqimi i mirë nën moshën 5 vjeç mësojnë më pak në shkollë dhe kanë kapacitete më të ulëta të produktivitetit në moshën madhore, duke i futur ata dhe familjet e tyre në një cikël varfërie të vazhdueshme.
UNICEF sqaroi se baza e të dhënave për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël u krijua nga sondazhet e kryera në 137 vende dhe territore dhe përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të gjithë fëmijëve në rang global.
Renditjen më të mirë në vendet në zhvillim dhe të varfra e kishin Bjellorusia dhe Serbia, të cilat kishin vetëm 1 dhe 2% secila të fëmijëve në privim të rëndë ushqimor.
Varfëria ushqimore e fëmijëve matet duke përdorur dietën e UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Për të përmbushur diversitetin minimal të dietës për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm, fëmijët duhet të konsumojnë pesë nga tetë grupet e përcaktuara ushqimore.
Mes fëmijëve që jetojnë në varfëri të rëndë ushqimore, katër në pesë fëmije ushqehen vetëm me qumësht gjiri dhe/ose produkte qumështi dhe/ose një lëndë bazë niseshteje, si orizi, misri ose gruri.
Më pak se 10% ushqehen me fruta dhe perime dhe më pak se 5% ushqehen me vezë, ose mish, shpendë dhe peshku. Ndërkohë, ushqimet dhe pijet jo të shëndetshme konsumohen në përqindje alarmante të fëmijëve që jetojnë në varfërinë e rëndë të ushqimore.
Analiza e UNICEF identifikon si shtytës kryesor të sëmundjeve të rënda varfërinë ushqimore të fëmijëve. Varfëria e rëndë ushqimore e fëmijëve shkaktohet nga mjediset e varfra dhe praktikat e këqija të të ushqyerit.
j.l./ dita

Fuck unicef, ne vendet e zhvilluara ku femijet ushqehen me ushqime te gatshme me sheqerna , drithera te modifikuara gjenetikisht, mish me hormone , ka nje rritje te frikshme te numrit te femijeve autik. Mos I besoni ketyre palacove agjensi
Qe nga ndryshimi i sistemit ne Shqiperi, kemi pare e degjuar raporte nga me negativet per Shqiperine, duke e praqitur ate si nje vend diku ne qender te Afrikes. Ne ato fillime, disa nga keto raporte qendronin. Por ka vite qe treguesit e jeteses se familjeve shqiptare jane permiresuar te pakten ne drejtim te ushqimit. Jo per shkak te klimes politike, apo ekonomike, dhe jo per shkak te qeverisjes, por per shkak se shqiptaret ju drejtuan emigracionit dhe eshte e veshtire te gjesh familje shqiptare pa njerez qe punojne jashte ne emigracion, te cilet ndihmojne. Sigurisht qe ne Shqiperi ka akoma varferi, por qe te thuash 47% te femijeve shqiptare jane ne varferi ushqimore, kjo eshte nje shifer qe nuk perputhet me realitetin, eshte nje shifer teresisht abuzive.
Kjo shifer eshte tregues i korrupsionit te thelle qe ka kapur qeverine shqiptare, pushtetin vendor, shoqerine civile etj. Eshte shprehje e korrupsionit qe ka hyre ne çdo qelize te Shqiperise dhe qe ka korruptuar edhe agjensite nderkombetare ne perberje te te cilave numuri me i madh i punonjesve jane shqiptare, siç UNDP, UNICEF etj etj. Ne menyre qe te ndajne parate me shoqatat dhe shoqerine civile, keto grupime japin shifra te ekzagjeruara nga sondazhet qe kryhen nga vete ato. Duke raportuar nje gjendje skandaloze dhe alarmante kerkojne te fitojne projekte nga keto agjensi, reputacioni i te cilave eshte vene shpesh ne dyshim..
“Mendja e shendosh,ne trup te shendosh”!
Prandaj shqiptaret jane te fundit ne listen PISA, sepse ushqehen keq.
Te mallkuarit qe plaqkisin pameshirshem vendin e parate e plaqkiturai depozitojne jasht vendit, nderkohe qe femijet i mbajne te pa ushqyer.
Po turp nuk keni qe shkruani genjeshtra,femijet ne shqiperi te gjithe me telefona te shtrenjte nga do qe i shikon!!!!!!!!!
Nuk e di sa te besueshme jane keto studime/raporte. Po sic shihet nga perqindja aq e larte duken si ato studimet per kafen. Nje thote kafja te ben mire. dhe nje tjeter qe del me vone te ben dem dhe thua me vete “o zot si jam gjalle” me kafe qe pi ne dite.
Po sikur kishte nje studim qe femijet shqiptar jane obiza. Besoj nga mos ushqyerja. Nuk diskutoj qe cilesia e ushqimit sa vjen degradohet sic thone junk food po behet predominant. Por mos ushqyerje duket tej e egzagjeruar.
Jemi rritur ne kohen e tollonit. Nuk po bej analize pse. Por dua te them se ne traditen e famijeve shqiptare nena ose babai e hiqte ushqimin nga pjata dhe jepte femijes kur nuk kishte mjaftueshem. Besoj se kjo ruhet akoma. Keshtu te thuash 47% e femijve i bie 80% e te rriturve nuk ushqehen fare.
Ne citapet e ketyre del qe Shqiperia ka marre miliarda, por 80% jane rrogat e ketyre per assistenca teknike. I marin nga nje xhep e i fusin ne tjetrin, dhe populli merr te gjatin.
Kot po them me qe e keni kete numrin te sakte. perse nuk i kerkoni qeverise te hapi program ne shkolla te japin nga nje vakt (e kam harruar fjalen me duke i thoshnin “zemer”) falas. E kane shtete shume here me te fuqishme. zbusni ne nje fare mase keq ushqyerjen.
Sa shume nxitohi te na mbani me korrent me keto brockulla ! Nga i nxjerrin statistikat keta idjotet e UNICEF – it ? ! Edhe vete instituti i sttistikave ne Shqiperi e ka mjaft te veshtire te jape ndonje shifer kaq ” te sakte ” !
Kto jane fake mund dhe te kete siç ka gjithe bota por jo 50%kto jane ca plehra qe me te ktyre lajmeve duan te bejne alarm kot
Me qe eshte problem atehere do te marim para nga europa dhe do t’i a japim “….kujdestat surat patate,
Mire ia beme
Zoteris sate”
………..
Ne ministrine e aresimit do te shtojme nje zyre per trajtimin e ketij problemi.
Këto lajme të RREME të “UNICEF” i nxjerr dora e ZEZË e paguar nga berishistët për të nxirë Qeverinë që të vij në pushtet pa votuar.Me këtë lajmë merret Sb çdo mbrëmje në ballkonin 8 për turpin e Tij.
-Nuk dihet si ka dal 47 %- çi në varfëri e fëmijve shqipëtar..i atyre në ÇERDHE,KOPËSHTE apo ata që mbahen në shtëpi.
-Qeveria të përgënjeshtroi lajmin,ose të pranoi fain.!!