Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RAPORTI I AD: Në 2022 zbuluam 6 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit me poste. Janë shpallur edhe “Qytetarë Nderi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > RAPORTI I AD: Në 2022 zbuluam 6 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit me poste. Janë shpallur edhe “Qytetarë Nderi”
KryesorePolitike

RAPORTI I AD: Në 2022 zbuluam 6 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit me poste. Janë shpallur edhe “Qytetarë Nderi”

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

 

Brenda një viti Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar 6 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit me poste ose me pushtet politik. Kështu rezulton në raportin vjetor të këtij institucioni të depozituar në Parlament.

“Në total, për periudhën janar – dhjetor 2022, nga Autoriteti janë marrë 81 vendime dhe janë verifikuar 210 kandidatë, nga të cilët vetëm për 6 kandidatë rezultojnë dokumente, pra figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si b.p., ose si dëshmitarë në procese politike”, thuhet në këtë raport.

- Publicitet -

Ndërsa bëhet e ditur se në total, që nga krijimi në 2017 e në mbyllje të vitit të gjashtë të punës, janë verifikuar gjithsej 2.399 kandidatë, nga të cilët 2.322 rezultojnë pa dokumente, ndërsa 77 rezultojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtorë, ose punonjës të strukturave të ish-Sigurimit, ose anëtarë të trupës gjykuese në procese politike që lidhen me fushën e veprimit të ligjit.

Autoriteti thotë se ka zbuluar se një pjesë që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë apo ish-spiunë gjatë regjimit komunist janë shpallur si “Qytetar Nderi” nga disa bashki.

“Vetëm 9 bashki nga 61 prej tyre kanë paraqitur 22 kërkesa për verifikim të pastërtisë së figurës të 60 shtetasve të propozuar, për 1 kandidat për emërim ngritje në detyrë, 15 kandidatë në kuadër të dhënies së titujve vendor të nderit “Qytetar Nderi”, apo dekorim nga ana e Bashkive dhe 44 kandidatë të propozuar për emërtimin e disa hapësirave të territorit publik.

Janë mbyllur procedurat e verifikimit për 42 shtetas. Mbi bazën e dokumentacionit të administruar nga Autoriteti, vetëm për gjashtë kandidatë, për emërtimin e disa hapësirave të territorit publik, apo dekorim e tituj nderi, kanë rezultuar dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, nga të cilët 5 figurojnë si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, ndërsa 1 kandidat si dëshmitar në çështje penale politike”, thuhet në raport.

Autoriteti ndërkohë shpreh pamundësinë e verifikimit të certifikatave të marra nga komisionet Bezhani apo Mezini.

“Kjo pasi, dispozita e sipërcituar, pikë e nenit 29, ka sjellë pengesa dhe ka krijuar veshtirësi. Dokumentacioni i trashëguar mbi aktivitetin dhe veprimtarinë e këtyre komisioneve jo vetem që nuk është autentik dhe original, nuk ka kaluar nëpër një proces të mirë dhe të bazuar në rregulla të qarta mbi administrimin e ruajtjes së dokumentacionit zyrtar, nuk ka një inventar të saktë dhe gjatë përpunimit dhe përdorimit të tij kanë rezultuar pasaktësi”, thuhet në raport.

Ndërsa me ligj vendimet e këtyre komisioneve janë zhvlerësuar dhe të gjithë politikanët do të futen në sitë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • i pervuajturi says:
    April 12, 2023 at 5:44 pm

    A nuk ka qene gazetari FM si bashkepuntor me SSh dhe tani eshte “qytetari i nderi” per qytetin B te krahines D ?

    Reply
  • mali says:
    April 12, 2023 at 6:36 pm

    Dhjetori eshte muaji I pyllezimit.pse?pyesni agronomet.85% e pemeve te mbjella sot do te thahen sepse duan hyzmet qe nuk ka kush t’ia beje.Nejse ,parate e popullit jane.

    Reply
  • Dhjerokracia nxori fytyren e vertete te ketyre salinjve komuniste says:
    April 12, 2023 at 7:14 pm

    Ketu flitet per sigurimsat MALI flet per pemet.O dudi i dudi ku ta fus une e ku pjerdh ti….
    Auteriteti i dosjeve ka harruar se ilir spiuni ka dekoruar hetusin sadist medi bushati,edhe u biri tij bilbilos neper tv e jep leksione per fjalen e lire dhe asnje fjale per te jatin qe persekutonte njerez te pa fajshem…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Alarm për bombë në disa institucione të vendit, reagon Policia e Shtetit
  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike
  • E rëndë në Vlorë: Gruaja goditet me sqepar nga bashkëshorti, detajet e para
  • Flamingot dhe media
  • Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort

Komentet e Fundit

  1. Mentori on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  2. Mentori on Flamingot dhe media
  3. Mentori on Flamingot dhe media
  4. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Mentori on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?