Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u përballen me probleme të shumta dhe të ripërsëritura si; përdorim i burimeve publike nga partia në pushtet, presione mbi administratën shtetërore, polarizim politik, mungesën e informimit të pavarur mediatik, blerje votash dhe përfshirja e elementëve kriminalë.
Konstatimet janë pjesë e raportit përfundimtar të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) për zgjedhjet e 11 majit, i publikuar të enjten.
Raporti vëren se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës duke krijuar një avantazh të padrejtë, ndërsa ‘praktikat abuzive’ nuk u ndaluan nga kuadri ligjor dhe interpretimi i ngushtë i tij nga administrata zgjedhore.
“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pushtetit. U raportuan gjithashtu shumë raste presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve publikë,” thuhet në nisje të raportit, i cili vëren se vetë zgjedhjet u mbajtën në një situatë të polarizuar politike.
Presion për votën
Misioni i ODIHR-it thotë se mori raportime të përhapura që tregonin presion ndaj punonjësve bashkiakë nga eprorët e tyre për të mbështetur ose marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste.
“Shumë bashkëbisedues të misionit ODIHR shprehën shqetësim mbi ndikimin e rrjeteve klienteliste në mbarë vendin, duke pohuar se premtime për punësime të ardhshme në sektorin publik, favore administrative, përfitime sociale dhe leje ndërtimi apo të tjera janë përdorur si mjete presioni për të siguruar vota,” thuhet në raport.
Ankesa për frikësime të votuesve apo presione të ekspozimit të komuniteteve vulnerabël të shoqërisë ndaj presionit të autoriteteve publike shihen nga ODIHR si cënim të standardeve demokratike të zgjedhjeve dhe votës së lirë.
Vëzhguesit dalin në përfundimin se “u vërejtën raste presioni ndaj punonjësve publikë, frikësimi i mbështetësve të opozitës, dhe keqpërdorimi i rrjeteve klienteliste. U raportuan gjithashtu blerje votash dhe ndikim të elementëve kriminalë në disa zona”.
Një shqetësim për standardet zgjedhore vijon të mbetet financimi i fushatave zgjedhore, një rekomandim i pazbatuar i ODIHR nga raportet e mëparshme.
“Mungesa e rregullimit për huatë, fushatat online dhe shpenzimet e palëve të treta ul transparencën”- vëren ODIHR ndësa shton se “asnjë subjekt nuk publikoi databazë të donacioneve dhe mungesa e mekanizmave ligjorë pengoi ndëshkimin”.
Censurë mediatike
Raporti po ashtu vë në dukje se aksesi i votuesve në një informacion të paanshëm ishte i kufizuar për shkak të përqendrimit të pronësisë mediatike, vetëcensurës mes gazetarëve dhe dominimit të lajmeve nga dy partitë më të mëdha.
“Mjedisi mediatik mbetet i kufizuar, me pronësi të përqendruar, mungesë pavarësie editoriale dhe ndikim politik. Shumica e mediave perceptohen si të afërta me partinë në pushtet. Shpifja mbetet e kriminalizuar dhe gazetarët përballen me padi,” raporton misioni vëzhgues në raport.
Raporti përshkruan situatën në të cilën ndodhet media në Shqipëri me kufizime në një raportim të pavarur, që vjen prej ndërhyrjes së pronarëve të mediave në autonominë redaksionale dhe mungesën e aksesit në ekzekutiv.
“Gazetarët raportojnë për një kufizim në rritje të aksesit ndaj përfaqësuesve të qeverisë, përfshirë Kryeministrin, me një ulje të numrit të konferencave për shtyp dhe raste kur gazetarëve u ndalohet pjesëmarrja në aktivitete publike, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare”- thuhet në raport, ndërsa vërehet se “përmbajtja redaksionale e lajmeve shpesh zëvendësohet nga materiale të përgatitura nga institucionet shtetërore, gjë që komprometon integritetin editorial”.
Agjencia e Medias dhe Informacion pranë Kryeministrit përshkruhet si zyra që “qendërzon dhe filtron informacionin që shpërndahet mbi aktivitetet e qeverisë dhe institucioneve publike”.
Gjithashtu si shqetësim përmendet dhe përdorimi i rrjeteve sociale si një ‘diskurs përçarës” dhe “ dhe mungesa e mekanizmave të monitorimit të përmbajtjeve manipuluese.
Në fund të raportit OSBE-ODIHR ofron 25 rekomandime të reja për autoritetet publike shqiptare për një reformë të kuadrit ligjor për zgjedhjet.
Në një rekomandim të ripërsëritur kërkohet të merret në konsideratë depolitizimi i procedurës së emërimit të administratës zgjedhore.
Ndërsa për të shmangur paqartësitë në përdorimin e burimeve publike për qëllime elektorale ODIHR rekomandon se “duhet të ndalohet që nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e votimit”, ndryshe nga afati 3 mujor para zgjedhjeve që është aktualisht në kod.
Rekomandohet po ashtu ndalimi i përdorimit nga media në edicionet informative i përmbajtjeve të gatshme që vijnë nga partitë politike dhe qeveria.
Blerina Gjoka – Reporter

O njeres te mediave, o opozitare te Edi Rames o sekti i Saliut! Po jetoni turpin e jetes suaj! Europa kurve plake, qe nuk na ka dashur kurre!
Zakonisht ne Shqiperi i besojne me shume gjitonit se sa personit. Prandaj thone osbe mor osbe, por sa muaj kane zgjedhjet qe jane bere? Eshte thare shurra, bile kane rene dhe shira, apo femija i ngjizur ka lindur. Jeni ne vete ju edhe gazetare edhe media? Do i beni sherbim Shqiperise dhe shqiptareve te ndershem apo beni llogarite ku u dalin parate pas vdekjes ! Akoma diskutoni zgjedhjet se do i fitonte Saliu. Njesoj si Dumani me 21 janarin, veçse te jene çmendur te gjithe ne Shqiperi. Me duket u duhet nje tjeter 1997 se perseritja eshte mema e dijes dhe babai merzitjes. Provojeni se nga larg ju shikojme!
Ky raport nuk bën gjë tjetër veçse riprodhon akuzat e njëanshme të Sali Berishës, duke i paraqitur ato si të vërteta. Pikërisht ai dhe strukturat e tij janë përgjegjës për një sërë veprimesh të papranueshme gjatë procesit zgjedhor: përdorimi i dhunës ndaj votuesve, blerja e votave dhe angazhimi i elementëve të armatosur për të ushtruar presion mbi qytetarët. Të gjitha këto akte, të organizuara nga vetë ai dhe rrethi i tij, tani po i paraqiten OSBE-së si prova kundër qeverisë.
Do ta konsideroja raportin më të besueshëm nëse do të përmbante fakte konkrete, me emra të përveçëm, të cilët tregojnë në mënyrë të qartë se si është keqpërdorur administrata nga pozita. Ku janë provat e ushtrimit të presionit ndaj votuesve? Kush i ka blerë votat dhe si? Të gjitha këto kërkojnë transparencë dhe prova të verifikueshme, jo deklarata të përgjithshme pa bazë të qartë.
O Milet!
Zgjebet Jane te pa’ vlefeshme,parlamenti nuk perfaqeson Populli por KRIMIN!
OSBE-ODIHR duhet te zhduken nga ky vend!
Ne antikushtetuten thyhet 30 perqind e depUtanave te EMRUAR!?
Fakti qe NUK Jane 30 perQInd por 60 perQInd dhe kete Nik e thote ASKUSH,as Zagaret e disinformacionit Fev ZI’ e asGjin Gjonat e RRospi!
Fajin e ka arbitri se u bombardua porta PD 8 me 2. Po kush voton per ty o vrrome?
Ja do behen zgjedhjet e pjeshme lokale.Le te vije ODIHRI ti numeroje vete votat..! Sali Berisha i do votimet si ne 96.Vetem atehere quhen te rregullta,demokratike.Po kush i ha presionet e tuja bre malok.Kush pjerth per cuba sherrxhinj sot..Oj.qenke malok sherrxhi ti dhe na plasi cari rusise! Aty n`rruge do vdesesh si qen.
Edi Rama,matja mire koken me pe ketij,mos i bej asnje leshim,se u mesua me Ramiz Aline e me Fatos Nanon,ky!.Mbushi mire ato bombolat me gaz hiprit,qe te pllaqosen e te dhiten ne rruge maskarente si Luan Malltezi me Malsorin kreshnik gjin gjoke gjekmarku.
Meqe ate Saliun nuk e votojne : te mos e nxjerre pra ky Pushtet Rama administraten si falange militare neper dyer qendrash votimi ne zgjedhje, te mos beje Amnisti gjobash 10 vite te pa paguara vetem 3 dite para zgjedhjeve, shkurt – ta lere te lire kete popull ta votoje ate e mos e votoje Saliun e te bjere rehat ky vend nga farsat zgjedhore.
Bravo demo , ne kete artikull qenke bashkuar me shuket tuaj te idealit ! Cfar koinçidence! Tani besoj se ndiheni shume te kenaqur sidomos ti dhe SPAK-u qe po rikthehet monizmi . Shpresoj se Rama do te jape nje flete lavderimi sepse per tokat qe ” s’ti paska dhene Berisha” fli i qete sepse nuk ke per ti permendur me .