Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RAPORTI: Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon dhe Kosova më e lumtura?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > RAPORTI: Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon dhe Kosova më e lumtura?
EkonomiLajmi i fundit

RAPORTI: Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon dhe Kosova më e lumtura?

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy kahe të kundërta.

Të dhënat e fundit nga Raporti Botëror i Lumturisë 2025, i publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara gjetën se nga 140 shtete, Shqipëria u rendit në vendin e 89 në botë, më e palumtura në Europë duke lënë pas vetëm Turqinë, ndërsa Kosova ishte më e lumtura në rajon, me një renditje totale në vendin e 29 në botë dhe e 18-a në Europë.

Serbia renditet në vendin e 31, Bosnjë Hercegovina në vendin e 56, Mali i Zi në vendin e 71, Maqedonia e Veriut në vendin e 86. Indeksi reflekton cilësinë e jetës së qytetarëve në vende të ndryshme duke analizuar tregues si të ardhurat, mbështetja sociale, shëndeti, liria personale, bujaria dhe niveli i korrupsionit.

- Publicitet -

Por si shpjegohen këto diferenca në indeksin që mat kënaqësinë e njerëzve ndaj jetës së tyre, duke përfshirë sa të lumtur, të sigurt dhe të kënaqur ndihen ata në raport me kushtet në të cilat jetojnë.

Korrupsion i lartë në rajon

Një tregues që penalizon pjesën më të madhe të vendeve të rajonit është korrupsioni. Për Shqipërinë (vendi i 111), Maqedoninë e Veriut (131) dhe Bosnjë Hercegovinën (124), ky është shqetësimi kryesor, që ndikon negativisht në cilësinë e jetesës. Perceptimi më i ulët për korrupsionin në rajon është në Mal të Zi (44), Serbi (61), Kosovë (69).

Perceptimi i korrupsionit matet përmes dy pyetjeve kryesore të Anketës Botërore të Gallup-it:
– A është korrupsioni i përhapur në qeverinë e vendit tuaj?
– A është korrupsioni i përhapur në bizneset e vendit tuaj?

Shqiptarët nuk kanë mbështetjen e njëri tjetrit

Treguesi i dytë që ndikon negativisht në kënaqësinë e të jetuarit për shqiptarët është mungesa e perceptuar e mbështetjes nga miqtë. Në indeksin e mbështetjes sociale, Shqipëria renditet në vendin e 111 në botë dhe e fundit jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.

Treguesi i mbështetjes sociale matet përmes pyetjes: “Nëse do t’ju ndodhte diçka e keqe, a keni ndonjë person tek i cili mund të mbështeteni?” Përqindja e të anketuarve që përgjigjen pozitivisht përdoret si tregues i mbështetjes sociale në atë vend.

Edhe në Kosovë mbështetja nga miqtë është me ulët se në vendet e tjera të rajonit, duke u renditur në vendin e 70. Kryesimin e mban Serbia (29), e ndjekur nga Mali i Zi (39), Bosnjë Hercegovina (47), Maqedonia e Veriut (54).

Kosova, më bujarja në rajon, Shqipëria nga fundi

Treguesi ku Kosova ka marrë pikët më të larta është bujaria, duke u renditur e 17-a në botë. Pyetja që u drejtohet të anketuarve është: “A keni dhuruar para për bamirësi muajin e kaluar?”

Malazezët janë më pak bujarët në rajon (99) të ndjekur nga shqiptarët (72). Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut (46), Serbia (36), Bosnjë Hercegovina (28).

Shtetasit e Shqipërisë e Kosovës kanë lirinë më të madhe në rajon

Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët mendojnë që nuk kanë liri për të marrë vendime jetësore, duke u renditur në vendin e 119 në botë. Edhe në Bosnjë Hercegovinë nuk ndihen të lirë (89), po ashtu në Serbi (66) dhe Mal të Zi (61).

Pyetja që u bëhet të anketuarve është: “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë tuaj për të zgjedhur atë që bëni me jetën tuaj?”

Shtetasit e Kosovës e Shqipërisë perceptojnë që ata kanë lirinë më madhe për të zgjedhur në rajon. Kryesimin e ka Kosova, që renditet e 28-a në botë, ndërsa Shqipëria është në vendin e 34.

A e blen paraja lumturinë?!

A e blen paraja lumturinë. Nëse shikojmë indeksin në rajon, rezulton që jo.

Ndonëse janë më të varfrit në rajon dhe Europë, e matur sipas prodhimit të brendshëm për frymë (vendi i 77 nga 140 shtete në botë), shtetasit e Kosovës rezultojnë më të lumturit në rajon dhe ndër më të lumturit në Europë, pasi në cilësinë e tyre të jetesës ndikojnë liria për të marrë vendime, bujaria dhe percpetimi i korrupsionit më të ulët se në shtetet e tjera të rajonit.

Shqipëria është e dyta nga fundi për nivelin e të ardhurave për frymë (65), por ndryshe nga Kosova ata ndiejnë mungesën e bujarisë, mbështetjes nga miqtë dhe sidomos nivelin e lartë të korrupsionit.

Në Mal të Zi, ku të ardhurat për frymë janë më të lartat në rajon (vendi i 48 në 140 shtete në renditje), malazezët sërish renditen ndër më të palumturit në rajon, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Qytetarët e malit të Zi nuk janë të kënaqur me lirinë për të marrë vendime si dhe janë më pak bujarët në rajon.

Edhe në Serbi, ku të ardhurat për frymë janë në nivele të ngjashme me Malin e Zi (51), qytetarët janë të pakënaqur me lirinë për të marrë vendime dhe kjo duket dhe në zemërimin e tyre në protestat që po vazhdojnë prej dy muajsh.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • uzina fitorja says:
    March 21, 2025 at 8:21 am

    Filanda me e lumtura I griu myku dhe egrasia djelli del ne 1 maj,shqiptare merrni bicikletat dhe futjani plazhit

    Reply
    • prec Ulaj says:
      March 21, 2025 at 2:36 pm

      Nje filozof ka thene, me i lumturi nga te gjithe eshte budallai.
      Cdo njeri me zemer, me shpirt, me ndjenja, me llogjike, nuk fluturon si laraska.

      Reply
  • find the difference says:
    March 21, 2025 at 8:30 am

    Aty ku ka shtet per shtetaret e vet (rasti Kosova) ka dhe lumturi. Aty ku ka mafie ne pushtet (rasti Shqiperia) ka palumturi e reflektuar pastaj ne shpopullimin aq masiv si kurre ndonjehere madje as ne kohen e luftes apo te viteve 1991 dhe 1997.

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    March 21, 2025 at 10:06 am

    Sepse shqiptaret helmojne njeri tjetrin, nuk dine te jetojne dhe te rregullojne ate qe kane , qe seshte pak…..

    Reply
  • Qofsha ne gabim says:
    March 21, 2025 at 10:34 am

    Lajm rrene i shperndare nga Kurti corapkuqi!?Ne te dy krahet e kufirit jemi te merzituar nga poltika e gjelucve shqiptare!

    Reply
  • demo says:
    March 21, 2025 at 2:45 pm

    Sepse Kosova ka Shtet,Ka Atdhetari,Ka qeveri te Pakorruptuar,qe nuk vjedh popullin e vet.

    Reply
  • Igor says:
    March 21, 2025 at 3:54 pm

    Kush thot se populli i Kosoves jane te lumtur dote ishin edhe ma te lumtur kur dote njiheshin edhe nga OKB dhe 5 shtetet e Evropes me Rusine dhe Kinen,sidomos nga Serbia kurse tash per tash flejne me frike se kur dote bombardohen nga Serbia dhe Amerika nuk doti mbroj, kurse populli i Shqiperise jeton ne korupsion,ne mes hajduteve dhe nuk e vleresojne vendlindjen argat kemi lindur argat dote vdesim kjo esht e verteta.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    March 21, 2025 at 4:15 pm

    Sa ishim të mbyllur ishim të më të lumturit, u hap rruga në eu, jemi më të palumturit në eu, e thjeshte e shqip eu asht vend i palumturisë. Stres stres stres taksa taksa taksa eu asht ma keq se komunizmi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?