Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A është i mundur anëtarësimi “brenda kësaj dekade”? Çfarë thotë raportuesi për Shqipërinë në PE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > A është i mundur anëtarësimi “brenda kësaj dekade”? Çfarë thotë raportuesi për Shqipërinë në PE
Lajmi i funditPolitike

A është i mundur anëtarësimi “brenda kësaj dekade”? Çfarë thotë raportuesi për Shqipërinë në PE

Published: January 30, 2025
Shpërndaje

Në vizitën e parë që zhvilloi në fillim të kësaj jave si Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, pasuesi i Isabel Santos, austriaku Andreas Schieder ka patur mundësinë të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të të gjitha forcave politike në parlament ose jo.

Dhe pas gjithë këtyre takimeve ai ka një panoramë të qartë të Shqipërisë, 4 muaj përpara zgjedhjeve dhe në një intervistë për Tv Klan, jep vlerësimet e tij për parlamentarët e 11 Majit. Zoti Schieder i sheh ato si sfiduese, edhe për shkak se për herë të parë do të aplikohet votimi nga jashtë.

Andreas Schieder: Më duhet të them edhe se këto zgjedhje do të jenë sfidë, pasi kemi një ligj të ri për diasporën dhe e dimë që shumë qytetarë shqiptarë janë jashtë, kështu që kjo do të jetë një sfidë teknike dhe administrative, por kam besim se të gjitha burimet janë të përgatitura mirë.

- Publicitet -

Raportuesi e nënvizon faktin se rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk u implementuan në ligjin zgjedhor, por sipas tij në kaq pak kohë që ka ngelur përpara zgjedhjeve, nuk është momenti për të kërkuar kompromisin.

Andreas Schieder: Ndoshta para zgjedhjeve nuk është koha për të gjetur kompromisin, por pas zgjedhjeve, mendoj se është një ide e mirë të shikojmë rekomandimet e tjera për t’i zbatuar.

Përdor etikën diplomatike kur pyetet se si e vlerëson klimën politike në vend dhe mendon se më shumë duhet punuar për një kulturë politike nga forcat shqiptare edhe pse e sheh si pozitiv faktin që të gjitha partitë janë pro anëtarësimit në BE.

Andreas Schieder: Mendoj se ka vend për përmirësimin e kulturës politike për të krijuar një mënyrë më të mirë diskutimi midis qeverisë dhe opozitës, midis politikanëve, e kështu me radhë.

Çfarë ndikimi mund të ketë ky proces zgjedhor në vlerësimin nga vendet anëtare europiane tanimë që kemi një objektiv të qartë të artikuluar nga qeveria për t’u bërë anëtare e BE brenda 2030-ës?

Andreas Schieder: Sigurisht që zgjedhjet janë gjithmonë të rëndësishme, por, siç e thashë, kam ndjesinë se të gjithë janë në favor të Bashkimit Evropian, prandaj nuk duhet të ketë ndonjë ndikim negativ në procesin e zgjerimit.

Schieder vlerëson shumë punë e SPAK që sipas tij nuk ka bërë dallime në goditjen e rasteve të korrupsionit.

Andreas Schieder: Kemi parë edhe me SPAK-un, Prokurorinë e Posaçme, që shumë raste të bujshme kanë qenë ministra nga parti të ndryshme politike, ndaj askush nuk është falur. Mendoj se kjo ishte e rëndësishme që Evropa të kuptonte se ka një vullnet për ta bërë këtë, për të kuptuar se Shqipëria po transformohet.”

Sipas raportuesit për Shqipërinë anëtarësimi brenda kësaj dekade është i mundshëm nëse ka vullnet për të kryer të gjitha reformat.

Në fund zoti Schieder mesazhet kyçe që Schieder ka përcjellë me të gjitha forcat politike dhe autoritetet shtetërore që takoi gjatë 3 ditëve në Tiranë i ndan në intervistën për Tv Klan.

Andreas Schieder: Nëse do të më kërkonit ta them me një fjalë, do të thosha ta ruani këtë ritëm, ruani nxitjen drejt Bashkimit Evropian, ruani vullnetin për reforma. Faleminderit!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?