Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rastësi apo qokë? Kandidatët e ‘Bashkë Fitojmë’, ekspertët mjekoligjorë të ‘aksidentit’ të Trebickës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rastësi apo qokë? Kandidatët e ‘Bashkë Fitojmë’, ekspertët mjekoligjorë të ‘aksidentit’ të Trebickës
KronikeKryesore

Rastësi apo qokë? Kandidatët e ‘Bashkë Fitojmë’, ekspertët mjekoligjorë të ‘aksidentit’ të Trebickës

Published: May 5, 2023
Shpërndaje

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u ndal në Kukës dhe zhvilloi një takim me qytetarët për zgjedhjet e 14 Majit.

Rama komentoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, për të cilin thotë se po merr shpërblimin për mbrojtjen që i ka bërë Berishës kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.

Kryeministri shtoi se Sinamati ka ndërhyrë tek letrat e Gërdecit për të mbuluar Berishën, e pikërisht për këtë arsye Rama tha se e ka kandiduar në këto zgjedhje.

- Publicitet -

“Njeriu e humb. Politika të merr mendjen, pushteti të merr mendjen. Lërë pastaj po u fute në hallet si e atij të shkretit, sa të thotë Amerika m’u hiq sysh se s’të shoh dot me sy. Ça t’i thuash. E keni pa vjen vërdallë vetëm shan. Merret me njerëz, gra, burra, kalamaj se kujton se janë gjithë si puna e atij.

Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmu ai. E ka ndihmu me ato letrat e Gërdecit. Po nuk ka rëndësi, edhe sikur mos ta kishte ndihmi me letrat e gërdecit, ata gërdecin e kanë në kokë të gjithë. Ku janë ata ka një Gërdec”, tha Rama.

Por kush janë kandidatët që Berisha i dha fitoren në primare për të kandiduar në Kukës dhe Berat.

Sipas VoxNews, dy doktorët kandidatë në zgjedhjet e 14 Majit në Kukës, Admir Sinemati dhe në Berat, Zija Ismaili janë akuzuar se kanë manipuluar dosjen e ‘Kosta Trebickës’.

Biznesmeni i cili më 12 shtator 2008, u gjet i vdekur në rrethana misterioze, në një fushë mbi Voskopojë, ishte dëshmitari kyç i Gërdecit.

Sipas drejtësisë, Kosta Trebicka humbi jetën në aksident, por ka dyshime të forta se Trebicka është eliminuar nga persona me pushtet, për shkak të asaj që dinte për aferën korruptive të Gërdecit.

Autopsia e Trebickës asokohe u krye me pjesëmarrjen e katër ekspertëve mjekoligjorë, nga të cilët dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Një prej tyre në atë kohë ishte ish-zëvendësdrejtori Admir Sinamati, i cili sot është kandiduar nga Berisha për Bashkinë e Kukësit dhe Zija Ismaili i cili kandidon për bashkinë e Beratit.

Gazeta Tema shkruante asokohe se me Sinamatin ka qenë edhe një vartës i tij, Zija Ismaili, i cili po ashtu nuk ishte ndër ekspertët më me përvojë aty, e madje për këta të dy ish-drejtues të Mjekësisë Ligjore kanë thënë se nuk ishin më të mirët e institucionit, duke lënë të hapur debatin se përse u zgjodhën pikërisht këta dy persona për të kryer një ekzaminim kaq të vështirë. / VoxNews

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?