Në korrik të vitit 2016 Parlamenti i Shqipërisë si rrallëherë bëri 140 vota PRO miratimit të reformës aq të kërkuar të drejtësisë.
Çfarë ishte në thelb kjo reformë e miratuar? Pastrimi i plotë i sistemit të drejtësisë, në çdo hallkë dhe nivel, që nga ata që hetojnë e deri tek ata që dënojnë; nga mbledhësit e provave, deri tek këshilltarët ligjorë. Të gjithë duhet të kalonin filtrin e ndershmërisë, profesionalizmit dhe besueshmërisë.
Sot 6 vite pas miratimit të reformës, rezultatet e para janë dhënë. Një pjesë e konsiderueshme e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë jashtë sistemit. Për të tjerët procesi është në vijim.
Por të gjithë e ndjejnë që kjo nuk po mjafton për të patur një drejtësi të pastër dhe funksionale. Arsyeja është sepse ka ende hallka që mungojnë në këtë zinxhir pastrimi të sistemit.
Instituti i Studimeve Politike, në 5 vjetorin e miratimit të reformës, hartoi një raport ku ndër të tjera thuhet:
“Ajo që shohim në këto 5 vite është që reforma në drejtësi ishte jetike, positive dhe e domosdoshme për Shqipërinë, por koha na tregoi se ata që e inicuan reformën në drejtësi dhe sidomos në fazën e shkrimit të ndryshimeve kushtetetuese dhe ligore, nuk patën informacionin, përgatitjen dhe vizionin e duhur për ta bërë reformën praktikisht të realizueshme. Sot pas 5 vitesh ne kemi institucioneve të reja të drejtësisë, kemi reformë në drejtësi në progres, por nuk kemi një drejtësi funksionale”
Çfarë i mungon ende kësaj reforme që të marrë formë? Është vettingu në burimin e hetimit, pra vettingu tek Oficerët e Policisë Gjyqësore të cilët janë “syri dhe veshi” i prokurorëve. Janë ata që hetojnë, mbledhin provat, marrin në pyetje, bëjne dosjen gati. Në fakt, Prokurori vendos në bazë të punës së Oficerëve.
Në mungesë të këtij vetingu ndaj kësaj hallke të sistemit të drejtësisë, në këtë cikël investigimesh, gazeta “Dita” po nis publikimin e dosjeve për Oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjthshme, të Tiranës si dhe të oficerëve gjyqësorë të SPAK.
Kjo me qëllimin që kushdo ta ketë të qartë se cilët janë ata që sillen jo si mbledhes provash dhe ndihmësa të Prokurorit, por si bandë sekserësh.
Rasti Dritan Malaj (Oficer në Prokurorinë e Tiranës)
Dritan Malaj, djali i ish zv-ministres së Arsimit dhe ish deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim është rasti i parë që do të publikojmë. Është një nga shembujt e emërimit politik, jashtë kritereve, zhytur në konflikt interesi dhe korrupsion.
Dritan Malaj është emëruar Oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2016 me firmë të ish kryeprokurorit të dënuar Adriatik Llalla, në shkelje të plotë me ligjin.
Sipas ligjit të asaj kohe, që të emëroheshe Oficer i Policisë Gjyqësore duhet të kishe 5 vite pune si jurist. Dritan Malaj i datëlindjes 12.10.1990 deri në momentin e emërimit si OPGJ kishte vetëm 4 vite eksperiencë pune pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), institucion në të cilin u punësua pasi i “përkiste” partisë ku familjarë të Dritanit ishin zyrtarë. Këtu nis një kalvar i gjatë shkeljesh dhe abuzimesh.
Si të mos mjaftonte fakti që Dritan Malaj nuk përmbushte as eksperiencën për t’u punësuar, ai ndërkohë ishte edhe aksioner në një shoqeri tregtare. Më konkretisht në 10.03.2015 shtetasi Dritan Malaj me 40 % dhe shtetasi italian Giuseppe Colazzo me 60% themelojnë kompaninë COOLSERVICE ALBANIA dhe kuotat u ndanë 40 % për Dritanin dhe 60% për Giuseppen.
Ligji e ndalon që një Oficer i Policisë Gjyqësorë të jetë aksioner në shoqeri tregtare. Këtë gjë Dritani “e mësoi” dy vite me vonesë, dhe në datë 15.02.2017 transferoi 40% të kuotave të veta në kompani tek Stela Malaj që është bashkëshortja e tij.
Malaj dhe familja e tij nuk ndalen me kaq. Me 07.12.2021 themelohet shoqeria “Malaj Low Consulting and Partner” shpk. Ish-deputetja e LSI, zotëron 30% në këtë shoqeri.
Ligji nuk ndalon një ish deputete të jetë themeluese dhe aksionere në një aktivitet privat, por është totalisht shkelje ligji, kur kjo studio ligjore shërben si “lavatriçja” i parave të të birit si Oficer i Policisë Gjyqësore.
Jeta luksoze e OPGJ, Malaj
Nga vendet egzotike e deri në vendet e ftohta; udhëtime luksoze të reklamuara edhe në rrjetet sociale. Pushimet në vende ekskluzive janë pasioni i Dritanit. Paga e tij si OPGJ është 102.800 lekë në muaj. Sa për të krijuar një ide, Dritani ka kaluar ditë të tëra pushimesh ne hotel Grotta Palazzese (foto lart) nje hotel ekskluziv në Polignano, ku gjysëm dite qendrimi kushton sa rroga e një OPGJ-je.
Për të mos numëruar ditët e panumërta ne plazhet e Amalfit, Saint Tropezit e deri në Spanjë.
Si i paguan oficeri Dritan Malaj këto shpenzime në çdo cep të globit? Një llogari e thjeshtë nxjerr se rroga e tij nuk mjafton as për bileta avioni.
Themi bileta avioni pasi transportin në tokë Dritani e ka “zgjidhur” si çështje. Ai lëviz nëpër Tiranë me një Range Rover me targa angleze, që u përket pronarëve të një bari të njohur, të cilët kanë qënë subjekt i hetimit të Prokurorisë dhe sot kanë studio ligjore mbrojtëse pikërisht “Malaj Low Consulting and Partner” ose më saktë, kanë avokate mamanë e hetuesit të tyre! Viktimat e radhës?
Malaj, vetëm një prej tyre
Siç edhe e theksuam në hyrje të këtij cikli, rasti Malaj është vetëm një nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të këtij kallëpi. Si rasti “Malaj” janë me dhjetra oficerë të tjerë për të cilët nuk është folur deri më sot.
Të emëruar sipas orekseve politike ndër vite, ajo që bën përshtypje është që jeta e tyre e luksit vazhdon, edhe pse drejtuesit që i kanë emëruar nuk janë më në drejtim, e as partia që i ka promovuar nuk është më në pushtet.
Me çfarë jetojnë dhe si jetojnë këta oficerë; si e justifikojnë jetën e tyre me udhëtime të shpeshta, makina, vila, pishina, aksesorë e veshje të shtrenjta? Kjo është një pyetje së cilës nuk i shmangesh dot kur sheh rezultatet e investigimit.
Duhet theksuar se Reforma dhe drejtuesit e rinj kanë sjellë një tjetër frymë. Oficerët e Policisë Gjyqësore nuk emërohen më nga kryeprokurori duke i “kënduar” në vesh drejtuesi i Prokurorisë se është një qokë që duhet bërë. Sot oficerët përzgjidhen në bazë të një konkursi, aty ku drejtuesi i Prokurorisë dhe kryeprokurori nuk ndërhyjnë dot.
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka rikthyer institucionit hijen e humbur të seriozitetit dhe ka arritur brenda një kohe të shkurtër të krijojë distancën e munguar higjenike nga politika. Arenc Çela, drejtuesi aktual i Prokurorisë së Tiranës ka vendosur monitorimin e pjesëmarrjes në punë si dhe vlerësimin e produktivitetit të OPGJ-ve. Ky institucion nuk ka patur në të kaluarën asnjë evidencë të shkruar e aq më pak një analizë konkrete për punën dhe performancën e oficerëve të Policisë Gjyqësore në terren
Por e keqja e kalçifikuar ndër vite, me sa duket nuk hiqet vetëm nga vullneti i mirë i një drejtuesi prokurorie dhe as nga miratimi i një reforme.
Është pikërisht ky motivi për të cilin kemi marrë këtë inisiativë për t’i denoncuar publikisht rastet e OPGJ-ve që vazhdojnë mbajnë peng institucionet e reja të drejtësisë në llagëmet e korrupsionit dhe sekserllëkut.
Situata është alarmante
Disa nga këta oficerë kanë një sjelje hijenash mbi shënjestrat e tyre, që shtrihen nga njerëzit e thjeshtë e deri te zyrtarë të administratës apo të biznesit. Ata e përdorin postin dhe të drejtat që u jep ligji jo për hetime në interes të shtetit dhe publikut, por për zhvatje dhe shantazh në interes privat; duke njollosur kështu jo thjesht veten e tyre, por pikësëpari sistemin e ri të drejtësisë që me besim të plotë shqiptarët po e paguajnë nga taksat e tyre.
Nuk është e rastësishme që shumë nga viktimat e tyre do dilnin të pafajshëm në rastin e një hetimi serioz. Ironikisht, ata që duhet të ishin vërtetë nën presionin e ligjit dhe drejtësisë, punë që ua kemi besuar këtyre oficerëve, flenë të qetë. Më këtë kategori mëkatarësh realë, këta zyrtarë veprojnë ndryshe: kthehen në sejmenë dhe lajmëtarë brënda sistemit penal, janë syri dhe veshi i tyre 24 orë.
Situata është alarmante. Bandat e krimit bashkë me bandat e hetimit numërojnë rubla dhe rubinë, ndërkohë që njerëzit e punës numërojnë minutat teksa dridhen përpara shantazheve dhe montimeve. Kjo histori duhet të marrë fund.
Ky rast është i pari i këtij cikli investigimesh. Nuk do jetë i fundit. Ky cikël i ndihmuar nga hetues profesionistë dhe mjete të teknologjisë, flet për oficerë në Prokurorinë e Tiranës, në SPAK dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Rezultatet e hetimit tonë do të publikohen ditë pas dite.
Në këtë vend duhet që secili që kryen një detyrë publike të ketë minimumi një fije integriteti dhe morali, në mënyrë që të kryejë punën për të cilën paguhet nga taksat tona, i “pakapur prej veshi” nga politika apo ujqërit e krimit.
Vijon
Mami i ketij laparaku e ka tundur mire edhe dybekun.
Lus zotin ti vazhdoni keto denoncime,pavaresisht se nuk mendoj te kete rezultat sepse keta i kane betonuar pozitat me njerezit e tyre pushtetare,dhe pastaj thone pse iken rinia.Rinia nuk iken nga kushtet ekonomike se e dine se dhe atje ku vene nuk do gjejne parajsen .Rinia iken kur nuk shofin prespektive se vendin ketu e ze djali mamit,cup e babes.Shikoni ne banken e shtetit shembull i nepotizmit exelent dhe askujt si ben pershtypje
Mor po shyqyr qe ra nga bythet Nora Malaj,,i dolli per hajer ay kovidi,,Tani jep lexione per dobesimin ne pentagram.Kaq gje e di zysha,qe nuk blen dot avion carter me rrogen e deputetes.
Ky djali si te gjithe operataret e aviacionit civil ne kullen e kontrollit.
Ja ky femije politikani nuk emigron. Ky i ka te gjitha, madje ka shume me teper nga sa i duhen. Zoti kryeminister po ky femije politikani pse nuk emigron? Po femijet e tu, pse jo? Po femijet e popullit pse po?
Po ta lexoj ministri i drejtësisë, subjekti i krimit elektoral në tërmetin e Damjan Gjiknurit në Dibër, zoti Ujusi Manja, do të nevrikoset e do të bëj namin për këtë rast nepotizmi që pjell korrupsion, jo ai nuk duron gjëra të tilla në dikasterin që drejton që është në roje vigjilente të drejtësisë.
Sa do të mërzitet mamaja Nora, që bën moral drejtësie në studiot TV si grua, nënë, si veprimtare politike e LSI, si ish z/ministre e arsimit , si ishdeputete që nuk di asgjë për bëmat e birit të saj zhyer kokë e këmbë me fekalet e korrupsionit, do turpërohet e shkreta si grua dhe nën e nderçme me sedër që është.
Kta jane te degjeneruar me rrace e koce brez pase brezi,jane hajdute ndytsira te urryerit e popullit.Ku jane ata ndytsirat e tjere qe e lene kyte hajdute,ku jane eproret e tije qe nuke e flakin rrugve sigurishte jane te njejtit si eproret edhe ky.
Vazhdoni denonconi DITA gjithe femijet e pushtetareve jane te punesuar ne shtet pale kur thone e fitoj vendin e punes,femijet tane punojne ku te munden sa fytyra idiote duken ne foto bashke me mamane si fytyre milingone te peshtire,pa pike inteligjence
ja shteti juaj komplet i mbaruar
vetëm legjendari enevr hoxha dinte të bënte shtet
Me qofte se ka shtet te fillojne procedurat per deklarimin e pasurise te te gjithe oficereve gjyqsore ose do humbi besimi tek drejtesia dhe Partia Socialiste do humbi zgjedhjet e ardheshme.
Pse ka akoma njerez qe besojne tek fytyra e re e drejtesise.
Eshte nje shorehje mjaft e persorur per fenomene te tilla.
Shtepite publike nese nuk funksionon duhet te nderrohen kurvat jo te lyhet fasada.
Tung!
O Gazeta Drita. Kam dhe une mjaft oer te denoncuar per Kete oficer dhe per pasojat qe me ka sjelle bashke me te tjere . Do paraqisnin interes dokumentat dhe denoncimi im. mund te me kontaktoni
Si puna e ketij tipit, malaj jane shumica e administrates publike, korrupsionin e bejne vetem ata!
Ca do thuash tani more hajvan,qe i ke fallco keto llukset?Vetting per opgj-te urgjentisht!
Gazeta DITA:
AMAN SE NA GAJASET SHUME ME KETE SHKRIM PATRIOTIK PER REFORMEN ENVERISTE NE DREJTESI!
Ja cfare argument QYFYRI ka nxjerre intelektuali nga ky shkrimm mallengjyes per Drejtesine e re:
“…. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka rikthyer institucionit hijen e humbur të seriozitetit dhe ka arritur brenda një kohe të shkurtër të krijojë distancën e munguar higjenike nga politika. Arenc Çela, drejtuesi aktual i Prokurorisë së Tiranës ka vendosur monitorimin e pjesëmarrjes në punë si dhe vlerësimin e produktivitetit të OPGJ-ve….”
PO PSE ME PINJOLLET E PROKURORIT KRIMINEL ARANIT CELA DO TE BEJE SHQYPNIA REFORMEN NE DREJTESI?
Pse të emigrojnë femijet e politikaneve dhe te Rames?! Ketu kanë çdo gje dhe po të emigrojnë jashtë do te ndihen si fëmijët e popullit këtu në Shqipëri!
Per rastin konkret gjyshi i këtij trapit ka qënë njeri i mrekullueshëm (Dine Malaj), por ky ka marrë tabiatet e amës të vet Nora Malajt. Ne se ka drejtesi le ta hetojnë kete trap Gjyrale dhe ta dergojnë atje ku e ka vëndin.
Pikërisht kështu o intelektual. Me këta pinjollë do të vihet drejtësia në vend dhe do përparojë shteti. E pamë se çfarë bëtë ju me gjyqtarët e plepave. Si e kthyet Shqipërinë në një mish – mash ku luftohet se kush të vjedhë dhe përfitojë më shumë. Baballarêt e “pinjollëve” u larguan nga pushteti pa asnjë kacidhe në xhep. Edhe Shqipëria nuk kishte asnjê lek borxh.Por pasuritë publike ishin të gjitha të paprekura dhe pronë e popullit. Erdhët ju në pushtet dhe shkatërruat gjithçka. Privatizuat pronat publike apo i dhatë me koncesion individëve të dyshimtë. Shkatërruat uzina dhe fabrika. E futêt vendin nê borxhe deri në grykë. Ringjallët prostitucionin, korrupsionin, hakmarrjen, krimin e organizuar etj etj. Prandaj shqiptarët po ikin nga sytë këmbët. Se nuk kanë asnjë të ardhme në vendin e tyre të nëpërkëmbur, të drobitur, të grabitur, të shitur dhe të shfrytëzuar. Pak nga pak epoka juaj “demokratike” po bëhet edhe më e zezê se epoka e diktatorit paranojak Enver Hoxha.
OK,DITA:Shpresa ka kën dhe është vetëm tek JU e vetmja MEDJE E PAANËDJME.
-90 % e popullit e di se REFORMA NË DREJTËSI KA DËSHTUAR qëkurse SPAK po kërkon fakte për SALI NON GRATËN..kur DASH foli SHQIP: I korruptuari madh famijëljarisht dhe me Hale-Atët masiv.Dhunues i demokracisë.Shpërfillës i drejtësisë,etj. Ndaj këta hajdut të P.Gjyqsore tallin trapin me punën e drejtësinë në këtë vënd në 32 vite.
-Banda e Sb & Im dihet që në 92 me kursin 6 mujor të plepave.Ndonse Vetingu nxori NOKAUT 80 % të tyre,Nuk ju sekuestrua pasuria e tepërt.Ky është mashtrim parë i VETINGUT duke shkelur detyrat e SHBA+BE.Mashtrimi dytë po bëhet me Ata që kan ngelur në zyrat e Drejtësisë që po bëjnë kërdinë mbi popullin si puna e këtij TRIMI TË Familjes MALAJ të LSI,Partisë familjare e përhapur si KANCER në çdo sektor ekonomik.Pasi edhe KOKA & BLLAKO sot në burg kan kënë eksponent të LSI.
-Na vjen keq që Ambasadorja YURI KIM deklaron se Drejtësia e RE në Shqipëri do të bëhet.
-Lutem,DITËS të nxjerr fantazma të tjera për ta mësuar populli se në çgjëndje është “DREJTËSIA E RE”.
-FLM DITA.
Ktij shume mire ti behet se mund te jete super legen. Gjithsesi si media qe jeni duhet te jepni fakte.
Te besh foto ne nje hotel nuk dmth se ke fjetur tek ai hotel. Edhe une kam bere foto tek ky hotel (Grotta Palazzese) kur shkova edhe hengra dreke. Kushton dreka, patjeter qe po, edhe kete duhet te nxirrni. Po jo te thoni qe ka fjetur aty. Na nxirrni faktet nga e dini ju qe dhe ne te besojme, s’eshte foto qe tregon fakt. Madje pa fakte mund te denoheni edhe me gjyq.
O gazeta Dita ca i keni keto cmime te ekzagjeruara qe te gjithe i dijme qe sjane aq. Artikull dashakeq, goditje politike meqenese qenka djali i i ish deputetes.
A jam kundra korrupsionit?
Sigurt qe po,
Por nderkohe qe isha duke lexuar kete lajm, ne imagjinaten time isha duke pire kafen tek parukierja e lagjes ku tregohen dhe fliten vetem per dallavere, shumica te krijuara nga mendja e tyre pjellore dhe disi djallezore.
Do doja shume qe ne kete lajm te kishte fakte, apo arsye te sakta per kete lloje “denoncimi” .
Te meresh me jastiket e nje lokali … me duket e cuditshme , e kam te pamunduar ta mar kete lajm seriozisht.
Do ju lutesha qe heres tjeter qe do te publikoni nje lajm te tille , te jete dicka e vertete dhe te flitet per KORRUPSIONIN E VERTETE. Mos na humbisni kohen tone te vyer per pushimet e Z.Malaj, pasi sic mund ta kuptoni askujt nuk i interesojne.
Sistemi Drejtesise eshte i pavarur, aq i pavarur, sa e kane zaptuar me kohe hienat e vajzes Sali Berishes, Ilir Metes, nuk e leshojne.
alohazeta:
Me fal por per ke e ke fjalen? Per Sali Varkarin apo per Sali Sekretarin e Enverit qe e ka lene Edvinin e Kristaqit, Killerit te Enverit te livadhise ne tre mandate pushteti me ane te bedelit te tij qe e tredhetoi per dy aspra me Portin e Durresit dhe qe njihet si Lulzim Basha, ortaku i Edvinit dhe Kamarieri ne Rinas i Enverit? Po keta jane nga dora juaj enveriste te gjithe me liber shpie o mavri!
Bobobobo, sa e shpifur eshte nena e tij, Nora Malaj.
Para nja 3-4 muajsh doli ne TV, i vinte keq per disa familje te varfera, qante, te kepuste shpirtin.
I jati i Nores dhe e jema, dy spiune ne kohen ePPSH ne Durres. I jati spiunonte oficeret e marines dhe e jema mesuesit e shkollave. Familje e ndyre nga ku doli zhgarravina Nora ,ja dhe pinjolli i saj…. Turp, turp!
Ky eshte produkt i lesei-së se ilir metaj (i metë), qe beri, sa nuk mund te bente dot me shume per ”integrimin evropian” te familjeve te politikes se degjeneruar qe nga themeli, nga familja.
Tani ate parti familjare te “integrimit evropian” e ka futur ne sirtarin e arkivit dhe ka formuar tjeter parti, per te fituar lekë dhe liri ne Shqiperine ”e vjedhur” nga Edi Rama!
Reforma ne Drejtesi duhet te heqe zvarre politikanet e korruptuar, qe ne emer te demokracise i kane vene kazmen Shqiperise dhe jane fryre si thithlopë moçali!
Hetimi i njerezve te politikaneve nga te gjithe krahet do te zbuloje themelet e krimit dhe te korrupsionit.
Turp per keta plehera, qe e bene vendin te marre arratine!
Fytyrat e urryera te politikaneve te vjeter akoma ne pushtet ua kane kaluar udheheqesve te socilizmit, qe per te qene korrekte, duhet te thuhet pa frike: U marreshin te keqen byroisteve dhe te gjitheve pa perjashtim, mbasi nuk mund t’i akuzosh per pasuri, korrupsion e vjedhje.
Drejtesia, me ligj te veçante, duhet te largoje dhe ndeshkoje keta korruptive, kudo qe te jene: ne politike, ne administrate, ne polici apo ne dogana etj.
Ky birbua duhet te qerohet nje sahat e me pare nga radhet e policise gjyqesore dhe te rishikohet me hollesi reforma ne strukturat e policise ne te gjithe nivelet e saj.
Gazeta DITA eshte nje ndihme e çmuar per te verteten dhe sherimin e Shqiperise!
Mire e ke se ne te tjerve na del shpina vendit nga puna ne emigrim. Skane nevoje femijet e politikaneve te emigrojne jo. Shyqyr qe kane leke se as buken e gojes sdo e nxirrnin dot .
Gjobaxhinj te ndyre jeni, keni ceshtje me ate dhe po i bini se ai ka qene sa per foto atje sic hapen bythesh gjithe shqiptaret kur dalin jashte dh po ja keqerdorni legena. Postojeni komentin trima 😜