Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A është ky fundi i romancës siç e kemi njohur?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A është ky fundi i romancës siç e kemi njohur?
AnalizaLajmi i funditopinion

A është ky fundi i romancës siç e kemi njohur?

Published: August 31, 2025
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Në Shqipëri nuk është diskutuar thuajse fare rrjedhja e të dhënave nga aplikacioni i njohur i takimeve “Tea”. Është një ngjarje që ka ngjallur debat në internet, duke u përshkruar nga shumë si një “luftë gjinore” në rritje dhe si simbol i krizës së marrëdhënieve romantike heteroseksuale.

E përmasave të mëdha, kjo rrjedhje nxori në dritë biseda private, përshkrime dhe qëndrime që kanë tronditur përdoruesit.

- Publicitet -

Por edhe kanë ndezur një reflektim të thellë mbi mënyrën sesi të rinjtë po përjetojnë takimet dhe romancën në epokën dixhitale.

Ajo që e bën këtë më shqetësuese është tendenca që shkon përtej një aplikacioni të vetëm: Studime të shumta, si dhe zëra të fortë në mediat sociale, tregojnë se gjithnjë e më shumë të rinj – si meshkuj ashtu edhe femra – po i largohen marrëdhënieve tradicionale afatgjata.

Lodhja nga përvojat toksike në aplikacionet e takimeve, zhgënjimi nga pritshmëritë e larta dhe mungesa e besimit reciprok po krijojnë një hendek të thellë mes gjinive. Dhe Shqipëria nuk është përjashtim.

Edhe pse shoqëria shqiptare tradicionalisht ka ushqyer vlera të forta familjare, ndryshimi i ritmit të jetesës, ndikimi i rrjeteve sociale dhe përhapja e kulturës globale të dating-ut po ndryshojnë ndjeshëm raportet mes të rinjve.

Aplikacionet si Tinder, Badoo apo së fundmi Tea, janë kthyer në platforma ku marrëdhëniet shpesh ndërtohen mbi sipërfaqe, të shpejta dhe jo rrallë të pasinqerta.

Rrjedhimisht, në vend të një lidhjeje të qëndrueshme, shumë të rinj përjetojnë zhgënjim, pasiguri dhe lodhje emocionale. Ka vajza që ndihen të objektivuara, dhe djem që ndihen të padukshëm. Kjo e shton polarizimin mes gjinive, ku secila palë mendon se është viktimë e tjetrit.

Të dhënat e INSTAT por edhe narrativa e bisedave tregon se një pjesë e të rinjve shqiptarë kanë nisur të përqafojnë një “jetë beqare me vetëdije”, ndërsa të tjerë e kanë humbur në.masë besimin tek ideja e dashurisë.

Nga njëra anë kemi ndjesinë se marrëdhëniet janë lodhje dhe shterpësi emocionale, nga ana tjetër mungon një kulturë e sinqertë komunikimi, mirëkuptimi dhe investimi emocional.

A është ky fundi i romancës siç e kemi njohur?

Ndodhta ende jo domosdoshmërisht. Por është me siguri një thirrje e fortë për reflektim. Nëse nuk ndryshojmë mënyrën si lidhemi, si i trajtojmë marrëdhëniet, si flasim për ndjenjat dhe pritshmëritë, atëherë “lufta gjinore” do thellohet edhe më shumë – dhe dashuria do mbetet thjesht një fjalë romantike për në këngë e poezi.

Botuar në DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Vl says:
    August 31, 2025 at 6:26 am

    Po mire se su be qameti ai kingu i BB u martua per 3 muaj Hahaha Hahaha gangua i dukagjinit qe e ka per ofendim te thoj jam.nga dukagjini.

    Reply
  • SPAK says:
    September 3, 2025 at 12:44 am

    SHume njohuri keni per te gjitha mediokritetet on line! Nje njeri normal s’duhet te hyje ne to!Shikoni jeten tuaj dhe te familjes , te aferme. shokeve dhe miqve! Mos tradhetoni, vertet eshte e embel nje romance por kushton shume shtrenjte dhe nuk ja vlen! Shikoni qytetarin digjital te saliut kue ka shpene te njerin kriminel sali!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 3, 2025 at 3:05 am

    O Edi Rama!Ti qe takon kreret e gjithe botes,si vete pret ne kryeministri nje cope budalla te quajtur Pellumb Pilinci?
    Edhe ti genjehesh nga Amerika,nga gradat qe i ve vetes doktorr profesor,.po Pilinci eshte me 7 vjecaren e fshatrave te Pogradecit,o tu mbyllte!Ka lare pjatat ne guzhinat e New Jersit.Ka marre me qera nje Limuzine dhe vjen berdalle neper Shqipri si psikopat qe eshte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?