Olsi Rama ka reaguar pas akuzave të Gazment Bardhit, se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.
Reagimi i plotë
Nuk jam as i shokuar, as hiç i habitur nga kjo rinxjerrje e një akuze të përsëritur vite më parë prej një njeriu që nuk ka lënë pjesë të familjes time pa prekur paburrërisht. Futja e njerëzve të familjes tonë – nga babai i ndarë nga jeta para se sa Edi të merrte detyrën, tek i biri kur ishte vetëm 10 vjeç – në çorbën e thashethemeve dhe akuzave nga më monstruozet që kundërshtarët e tim vëllai i sajojnë se s’dinë se si ta mundin atë me votë, është një mizerabilitet njerëzor që ne fatkeqësisht e kemi pranuar si një realitet, por të cilin duhet me doemos ta ndryshojmë sa nuk është shumë vonë.
Deri më sot nuk kisha marrë asnjëherë mundimin tju përgjigjesha akuzave drejt meje i ndërgjegjshëm se këto ishin dhe janë pjesë e baltës poltike ndaj tim vëllai e jo ndaj meje. Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht.
Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale.
As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje.
Megjithatë s’është as puna ime, as natyra ime të jap e marr me burra që siç thotë populli, “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Unë kurrë s’kam pasur punë me këtë shtet që kur ika në vitin e mbrapshtë 1997 në kushtet e kërcënimit të jetës dhe pasi jam kthyer në këtë vend ku drejtoj klubin e futbollit “Partizani”.
Jam krenar për tim vëlla, e votoj me kënaqësi si pjesë e shumicës së shqiptarëve për kaq vite dhe ia bëj hallall pjesën time të baltës familjare për shkak të detyrës së tij. Po as jam përfshirë ndonjëherë me politikë, apo me hallet e punës së tij dhe as i kam shkuar ndonjëherë në zyrë, apo kam kërkuar ndonjëherë prej tij ose ministrave të tij ndonjë favor. Për shembull, më vjen keq që prej vitesh klubi “Partizani” kërkon pa sukses nga Ministria e Mbrojtjes, kthimin e disa barakave të shkatërruara të ushtrisë në terren sportiv, për t’ia bashkëngjitur kompleksit sportiv që Presidenti i klubit e ka investuar vetë dhe asgjë nuk lëviz Në vitin 2025 Shqipëria do të mikpresë Europianin e të rinjve U-17 dhe stadiumi i Partizanit është përzgjedhur si një nga stadiumet e këtij kompeticioni që vjen për herë të parë në Ballkan. Uroj që qeveria t’ia japë më në fund “Partizanit” ato barraka që kalben mbi tokë pa asnjë ushtar rrotull tyre, që klubi ynë të krijojë një hapësirë të re të gjelbër për shumë djemtë e vajzat që luajnë futboll.
Ndërsa për sa i takon lidhjeve të mia me drogën, ato janë po aq të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit që më akuzon. Kështuqë dhe kaq sa i kushtova këtij teatri kukullash e shpenzova vetëm në emër të dinjitetit të rolit tim si drejtues i një klubi futbolli, ku racizmi dhe droga konsiderohen armiq të njeriut dhe shoqërisë.
Akuzat e Rithemelimit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi akuzoi të enjten Olsi Ramën, vëllai i kryeministrit Edi Rama, për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës në vitin 2014 dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të rihapë hetimet për të verifikuar rolin e tij në dosjen e njohur të laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Bardhi iu referua dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS për të provuar sipas tij faktin se Olsi Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër.
“Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar me emër, që ka përdorur të njëjtën makinë si Olsi Rama dhe trafikantët e drogës,” tha Bardhi, duke theksuar se Olsi Rama ishte në atë kohë 45 vjeç. Ai shtoi gjithashtu se “vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë”.
Sipas Bardhit, filli lidhës mes Ramës dhe anëtarëve të tjerë të grupit ishte makina me targa AA 653DM, e përdorur prej tyre dhe e regjistruar në sistemin TIMS në hyrjet dhe daljes nga vendi.
Dokumentet e TIMS të vëna në dispozicion nga Bardhi tregojnë se Olsi Rama ka hyrë në territorin e Shqipërisë tre herë me këtë makinë më 8 qershor 2014, 13 korrik 2014 dhe 8 gusht 2014; respektivisht nga pikat kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës dhe Qafë Botës.
E njëjta makinë është përdorur disa herë nga Gentian Gjonaj nga prilli deri në nëntor të vitit 2014 dhe nga Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, në nëntor 2014. BIRN nuk arriti të verifikojë në mënyrë të pavarur dokumentet e vëna në dispozicion nga Bardhi.
Sipas Bardhit, prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, por një hetim për personat e paidentifikuar është mbyllur më tej.
Në mars të vitit 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndarë më vete procedimin për bashkëpunëtorët e paidentifikuar, që sipas Bardhit ishte vetëm një i tillë, i diktuar nga shërbimet e vëzhgimit si drejtues i makinës së mësipërme dhe i përshkruar në dokumentet e prokurorisë si “45-vjeçar me flokë të shkurtra”.
Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Anëtarët e grupit u dënuan me 104 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por dënimet u lehtësuan në Apel dhe disa prej tyre, si në rastin e Ermal Hoxhës dolën më herët nga burgu për “sjellje të mirë”.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, nuk dihet çfarë fati ka pësuar dosja e veçuar sekrete me personin e paidentifikuar nga policia. Bardhi i kërkon Prokurorisë së Posaçme që të japë një përgjigje për këtë.
“Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq të prokurorisë, saqë drejtësia ka për detyrë të rihapë dosjen menjëherë,” tha Bardhi duke i bërë thirje kreut të SPAk.
b.m/dita
Dy vargjet që kam zgjedhur për titullin e këtij fejtonit tim, nuk janë të mijat. Janë të një mikut tim që ka gati 50-vjet që ka ndërruar jetë. Miku im ka qenë klerik mysliman, i arsimuar në një Medrese në Marglliç të Çamërisë. Ai qe hoxhë në fshatin tonë, burrë i ndershëm dhe shumë i zgjuar. Jo vetëm kaq, qe fukara dhe kurrë nuk “shiste” apo të shkruante nuska.
Kish familje të madhe me 5 djem. Më i madhi i djemëve, sapo qe liruar nga ushtria dhe Efendiu (kështu e thërrisnin të gjithë) vendosi ta martonte. Ta martonte dhe të bënte dasëm se e kish gëzimin e parë. Kur të zë e keqja, kapesh dhe në fije të perit dhe Efendiu thirri të gjithë ata përfaqësuesët e fshatrave dhe u qau hallin: do martoj djalin, por nuk kam një grosh në xhep. Do t’ju lutem,- u tha Efendiu,- që të m’i mblidhni ato “yshyratet” edhe për dy vjet avancë. U tha dhe u bë.
Fshati po i gjithi në dasëm. Efendiu kish një humor që ia kishin zili dhe humoristët më të mirë. Kur u shtruan për të ngrënë, pasi i falnderoi të ftuarit, e zbrazi:”Hani, o shokë, të hamë/Se paratë e fshatit janë!!!”. Njerëzit u gajasën.
Ç’shkrova ka ngjarë këtu e 60-vjet më parë. Po pse po e sjell sot? Po e sjell për keta te sotmit qe drejtojne, që, ngaqë kanë gjetur “paratë e fshatit”, u bënë bamirës e zemërgjerë duke ngritur rrogat e tyre dhe duke lene pensionistet ne dite te hallit.
Rusët kanë një proverb: “Kur kuajt nuk janë të tutë/karroca të eci me ngut”. Unë jam një pensionist që kam punuar mbi dyzet vjet dhe detyrimet ndaj shtetit i shlyej deri në një. Por një lutje kam për Kryeministrin: Vër dorën në zemër, kur ndanë ato paratë, që t’u japësh diçka më shumë, disave që kanë më shumë nevojë se zengjinët e kapardisur që je aty rrotull.
Në gjykimin tim ky është një turp dhe skandal. Sepse ne fund deputetet nuk bejne asgje vetem ngrene duart me urdher partiak. Per mua paguhen pa punuar.
E ke njohur olsi e ke njohur
po me mire do ishte te mos e njihje
Partitë e mëdha, me emra të vjetër. Emra të rinj, mungesë besimi. Kemi konflikt real ideologjik rritës dhe zhvillues? Apo kemi teatrin e banalitetit të përditshëm të hajdutëve të plaçkës? Kontribut politik të përditshëm në ekonominë publike? Apo “rivalët” ndajnë në prapaskenë interesat e ngushtë privatë? A janë ata “kundër njëri tjetrit”? Apo janë bashkë kundër një populli të telendisur?
Kemi deputetë, ministra, kryetarë bashkish, opozitë, institucione? Apo kemi tundës kokash? Në votime zgjedh qytetari, apo zgjedh prapë kryetari? A kemi alternativë morale në zgjedhje? Po moral a kemi? Këto pyetje duhet ti bëjë vetes sot çdo qytetar shqiptar që i thotë vetes qytetar aktiv dhe jo lolo tifoz partish që e ka mendjen vetëm “të bëjmë ndonjë lekë”.
Kur dëgoj Bardhin, Berishën, Ramën, Taon, Liken e ku di unë më vjen në mend se si dekada më parë TV shtetëror kishte pak hapësirë kohore dhe në atë pak hapësirë drejtuesit ishin konkretë në çfarë deklaronin. Edhe shpjegimet për veprat që do bëheshin e kishin minutazhin të kursyer, por sidoqoftë, ajo e pakta n’a bënte të besonim se shteti ishte konkret në punën e tij dhe ç’ka premtohej ishte fryt i një pune “me laps në dorë” e do behej se s’bën; shteti dhe shtetarët ishin e njëjta gjë!
Pastaj erdhën hapësira më të mëdha në TV, njëkohësisht me kryetarët e mitingjeve dhe antimitingjeve, me premtimet dhe shkatërrimet madhore. Si ortek i pakthyeshëm u rrokullisën me rrëmbim mijëra fjalime dhe premtime kolosale për pasurim të shpejtë, për megaloprojekte faraonike që do i bënim ne me paratë e botës.
Autostrada, resorte, qytete të reja, etj; le që kush i mban mend! Në garën e shfrenuar për të hipur në pushtet(apo për t’u çimentuar aty përsëri), kryetarët dhe nënkryetarët i lëshuan frerët e fantazisë në kullota të panjohura, biles dikush siguroi dëgjuesit se i kishin dhënë në dorë çekun e bardhë, dmth një çek të firmosur në fund ku ti mund të shkruaje shifrën më të pafundme që të kapte rradakja. Për të qenë të sinqertë, disa premtime u realizuan, si psh çuarja e ekonomisë në nivelin zero. Edhe pasurimi i shpejtë tek piramidat u kurorëzua me falimentin total të shtetit në ’97-ës, ku botës iu desh të angazhonte kaskot blu për të na pajtuar mes nesh.
Rrjedha e ngjarjeve n’a fiksoi në kokë që tanimë shteti dhe shtetarët s’ishin më e njëjta gjë, por dy gjëra të ndryshme, krejt të ndryshme. Aforizma popullore “T’i varësh ujkut mëlçitë në qafë” u bë më aktuale se kurrë. S’është nevoja që skandalet më të mëdha t’i zhbirojnë nëpër kasaforta gazetarët, mjaft të hapësh televizorin e të ndjekësh përleshjet parlamentare. Epitetet apo pseudonimet, “Kriminel”, “hajdut”, “mafie”, “trafikant”, “shiringë”, “shapkë”, “kasketë”, “stilolaps”,etj, hynë me të drejta të plota në fondin e artë të kasaphanës parlamentare. E si të besosh tek shteti, kur këta janë shtetarët?
E Rende.
Fillimisht z.Bardhi hap dosje per Berishen lidhur me vrasjen e Gramoz Pashkos me te birin me bombe e vene ne helikopter.
Nuk di eshte akoma ai ligji qe deputeti nuk mban pergjegjesi cfare pjerdh nga goja ne parlament. Nese keto akuza jane bere publike, drejtohu gjykates per shpifje. Boll bere mjau-mjau
Ne rastin e shpifjes, mbrojtja me mire ne gjykate eshte e dalja e se vertetes. Ose ti shkon ne burg per pjesmarrje ne trafikun e droges, ose Bardhi paguan ndonje gjobe te kripur per shpifje.
Per Ramen ve doren ne zjarr se nuk e fut njeri ne trafikun e droges, se ka huq qe perdor mallin qe duhet te shesi.
Te njejtin gabim beri edhe ministri me i sukseshem Saimir Tahiri,qe makinen e tij me targa ministrore AA 001DM ja dha per perdorim kushurinjve Habilaj,pa ditur gje per pune malli.Bile Tahiri nuk ishte as shofer,as shoqerues ne makine,po ja futen 2-3 vjet shoket e keqij.
Ruhu nga mushkonjat e Divjakes,se ay Berisha te ngjit malarjen.Ja,atje ne maje te minares llafos me mushkonjat si hoxhe Kavaja.
OLSI RAMA NJE HAJDUT DHE NARKOTRAFIKANT ME VULE NE BALLE
Pergjigja e ketij krimineli vella i kryeministrit gangster Edi Rama qe korruptoi FBI tij per akuzat llogjike te Gazmend Bardhit duket si nje hartim letrar i shkruar shume keq, i rendeuar politikisht qe hedh vetem dyshime ne publik dhe nuk i jep pergjigje dhe askush nuk i jep pergjigje pyetjes thelbesore:
PSE ESHTE LENE NGA DREJTESIA E SHKERDHYER ENVERISTE NE HARRESE DOSJA E XIBRAKES KU TAULANT BALLA KISHTE NDERTUAR FABRIKEN E KOKAINES ME ADMINISTRATOR ERMAL HOXHEN DHE BOS OLSI RAMEN KUR GJYKATA SHQYPTARE KA PRANUAR SE POLICIA KA DEKONSPIRUAR E XIBRAKEN? PSE PROKUORORI I XIBRAKES, NIPI I ARANIT CELES E KA FSHEHUR VAZHDIMIN E HETIMIT PER OLSI RAMEN DHE NE VEND T’I KERKOHEJ LLOGARI PER KETE VEPRIM TE TIJ KRIMINAL EDI RAMA E EMERON MENJEHERE SI KRYEPROKUROR?
Vetkuptohet qe menjehere pas deklarates se Bardhit te dalin ne median kombetare gazetare bedele, zagare, servile, lakej, bythalepires te cdo pushteti qe te tregojne fytyrat e shemtuara te tyre ne emisionet TV qe te mbrojne kauzen e kokaines te Xibrakes me llogje budalli te ndyra dhe te peshtira, por askush nuk e lidh llogjiken elementare me pyetjen tjeter:
CFARE PO BEN DREJTESIA E SHKERDHYER SHQYPTARE PER TE AKUZUAR OLSI RAMEN SI ORTAK I KRIMINELIT, AMANT JOSIFI?
sepse:
Ja cfare titujsh kryesore kane mbushur median nderkombetare: ” Mashtrimi me Call Center-at zbulon lidhjet e Amant Josifit me Olsi Ramën:
“… Të shumtë ishin shtetasit spanjollë dhe jo vetëm, që ranë pre e skemave të mashtrimit nga Call Center-at që operonin nga vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe nëpërmjet Shqipërisë. Por denoncimet e kryera nga shtetasit spanjollë do të ishin vetëm maja e ajsbergut të asaj që do të zbulonin hetuesit. Shpejt skema e mashtrimit nëpërmjet Call Center do të nxirrte në pah njohjet e krimit me pushtetin në Shqipëri që këtë herë rezultonin të kishin lidhje direkte, madje deri në instancat më të larta qeverisëse në Shqipëri. Ky emër që do të rezultonte të jetë njeriu kyç në biznesin e mashtrimit me Call Center, do të ishte Amant Josifi, i cili falë hetimeve të nisura nga SPAK në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, doli se ishte pronari i 6 qendrave të mashtrimit telefonik në Shqipëri të lidhura me kompaninë ‘Milton Group’. “Më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me ‘Milton Group’ dhe arrestoi 4 të dyshuar”, thuhet në dosjen hetimore. Por ajo që e bëri edhe më serioze dosjen ndaj Amant Josifit dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte fakti, se personi tashmë më i shumëkërkuar në Evropë, jo shumë kohë më parë kishte shërbyer si këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë kohës që kjo e fundit drejtonte këtë dikaster. Ish- ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nuk bëri asnjë koment në lidhje me këtë çështje.
vazhdon
Dikasteri i Ministrisë së Mbrojtjes konfirmoi se Josifi kishte qenë në marrëdhënie pune në këtë ministri për 3 vite me radhë. Ja cfare i pergjigjet ky Dikaster agjensise gjermane DW: “Në lidhje me interesimin tuaj, ju vëmë në dijeni se Amant Josifi ka lidhur marrëdhënien e punës me Ministrinë e Mbrojtjes më datë 21 dhjetor 2017 dhe e ka ndërprerë këtë marrëdhënie më datë 15 maj 2020. Ai ka shërbyer në pozicionin e këshilltarit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Amant Josifi, djali i një ish-gjyqtare enveriste qe me pas u be notere dhe u implikua ne trafikun kriminal te femijeve jetime ne Greqi bashke me te jemen e Olta Xhackes, pra Aman Josifi vazhdon edhe sot të jetë një nga personat më të shumëkërkuar nga drejtësia evropiane, pikërisht për rolin e tij në një nga skemat më rënduese të mashtrimit, që lidhen drejtpërdrejt me qytetarë të Bashkimit Evropian, rezultonte të kishte qenë ORTAK zyrtar me shkresa dhe partner në biznes me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. Josifi nuk ishte mes të arrestuarve nga operacioni policor, edhe pse është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. Por cila është lidhja e provuar e Amant Josifit me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama dhe pse kryeministri Rama ka vendosur të heshtë për këtë skandal? Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN Albania, lidhja e Amant Josifit me Olsi Ramën daton në vitin 2014, kur themeluan kompaninë ‘Pegasus Communication SHPK. Por për të arritur deri te emri i Amant Josifit dhe lidhjeve të tij me një nga skemat më të mëdha të mashtrimit telefonik, të njohur si Call Center, policisë spanjolle iu desh të hulumtonte miliona emaile të përdorura nga kompanitë në zotërim të tij.
Sipas dokumenteve gjyqësore, pas tre kompanive kryesore mashtruese qëndron biznesmeni 33-vjeçar, Amant Josifi. “Nga procedurat hetimore të realizuara në Shqipëri nëpërmjet letër-porosisë së dërguar nga autoritetet spanjolle, janë zbuluar 10 qendra thirrjesh të lidhura me 24 platforma mashtruese të investimeve”, thuhet në dosjen spanjolle. Për të zbuluar lidhjet midis Call Center-ave në Shqipëri dhe faqeve mashtruese të investimeve të “Group”, hetuesit spanjollë kanë analizuar 3 milionë emaile të dërguara nëpërmjet dhjetëra plaformash të ndryshme, ku evidentohet ndërlidhja e platformave ‘call center’ me kompanitë e tjera të lidhura me organizatën kriminale me shtrirje ndërkombëtare. Vetë numri i lartë i viktimave që kishin rënë pre e këtij mashtrimi, tregoi edhe përmasat e shtrirjes së Call Center në Evropë, ku nga hetimet doli se ishin mashtruar mbi 235 mijë viktima, gati një e treta e tyre me banim në Gjermani, shumica e te cileve jane intervistuar nga agjensia DW. Ndërkohë që siç operatori anonim u shpreh, shumë prej familjeve që kishin rënë pre e këtij mashtrimi, tashmë jo vetëm kishin humbur të gjithë financat e tyre, por njëkohësisht u ishte shkatërruar edhe familja. “‘Group’ e Amant Josifit dhe Olsi Rames është një organizatë kriminale transnacionale e dyshuar si e përfshirë në krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash në Europë që nga viti 2016. Nëpërmjet qendrave të thirrjeve telefonike të shtrira në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Lindore, pjesëtarët e këtij grupi kriminal u prezantohen viktimave potenciale si operatorë burse dhe ofrohen t’i ndihmojnë që të fitojnë shuma të mëdha parash në një kohë të shkurtër, nëpërmjet investimeve të vogla. Ndryshe nga sa premtojnë, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre nëpërmjet teknikave të mashtrimit komjuterik. Por ndërsa prokuroria spanjolle në bashkëpunim me SPAK, shkatërroi disa nga foletë shqiptare të mashtrimit me Call Center, përpjekja për të sulmuar deri në metastazën e fundit këtë sipërmarrje kriminale, duket të jetë ende në fillimet e veta.
Kjo, pasi nga të dhënat që ka siguruar agjensia DW, pre e mashtrimit telefonik, nuk kanë rënë vetëm shtetas spanjollë dhe gjermanë,por u bënë edhe shumë shtetas italianë, të cilët edhe këta humbën para të konsiderueshme në përpjekje për të ndjekur ëndrrën e tyre për t’u bërë të pasur falë ofertave të investimeve që u vinin nga Call Center. Sipas burimeve mediatike në vendin fqinj, rezultoi se vetëm në Itali, operatorët shqiptarë të Call Center, të shtrirë tashmë në disa prej qyteteve kryesore të vendit, kishin mundur të siguronin 90 mijë kontakte telefonike, që u përkisnin qytetarëve italianë. Gjatë një operacioni të kryer në fundin e vitit 2022 të quajtur ‘Fitim prej ëndrrash’, Prokuroria e Pordenones në Itali në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe SPAK, çmontuan një organizatë të specializuar në mashtrimet telefonike, nëpërmjet përdorimit të Call Center me anë të tregtimit të rremë online. Aksion gjatë të cilit u arrestuan tre persona dhe u kryen 5 kontrolle në banesat e disa prej shtetasve shqiptarë me banim në Tiranë.
Anëtarë të një organizate që vlerësohet se ka mashtruar disa qindra shtetas italianë. Operacion gjatë të cilit policia e dy vendeve sekuestroi edhe dy Call Center me më shumë se 60 stacione pune të pajisura me kompjuter personal si dhe dy serverë të lidhur me këto stacione. Ajo që nxorri hapur rrjetin e mashtrimit ishte serveri i sekuestruar në Itali, i përdorur nga organizata me qëllim për të humbur gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet. Hetim nga ku rezultoi më pas se organizata në fjalë kishte mundur të siguronte nëpërmjet mashtrimit dhjetëra milionë euro, të cilat më pas kishin përfunduar në llogari të huaja. “Hetimet në operacionin e koduar ‘Fitim ëndrrash’ u kryen në anë të teknikave komplekse, nga ku doli se skema kriminale, e pastrimit të shumave të vjedhura të parave ishte e bazuar në vende të ndryshme anëtare të BE-së. përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kriptomonedha”, thuhet në dosjen italiane. Sipas medias italiane, viktima të kësaj skeme u bën rreth 200 shtetas italianë, të cilëve u ishin vjedhur mbi 2 milionë euro shumë që mendohet të jetë shumë më e lartë se aq. “Gjatë më shumë se 42 000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, doli se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të hynin në borxhe dhe të paguanin, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro”, deklaron prokuroria italiane.
HE MO HAJDUTI NDERKOMBETAR, OLSI RAMA KE GJE PER TE SHTUAR PER ORTAKUN TEND TE BIZNESIT KRIMINAL NDERKOMBETAR, AMANT JOSIFI?
Eraldo Hadushaj NJË PEFOFIL i PËSHTIRË , punon në Policinë RRUGORE të KRYEQYTETIT , dhe NDALON PA SHKAK dhe PA ARSYE VAJZAT e BUKURA , SHOFERE të TIRANËS , dhe i NGACMON SEKSUALISHT !!!!? !!!! !!!!
Eraldo Hadushaj i BIRI i MUTIT Batjarit ose Ba(f)tjarit të ZI , që Zanati i tij i vërtetë është BIJK , dhe BLEGËTOR , por që FATKEQËSISHT punon si POLIC RRUGOR , dhe ju bën PEDOFILIN , HAJDUTIN , RRUGAÇIN , GANGËSTERIN dhe KARAGJOZIN , Shoferêve të TIRANËS !!!
I bëj thirrje SPAK (Altin Dumanit) dhe Ministrit Taulant Balla që të SHRVEJOJNË 24/7 , me metoda speciale ,PEDOFILIN dhe KRYE GRABITQARIN e FËLLIQUR Eraldo Ba(f)tjar Hadushaj dhe t’a ARRESTOJNË NJË ORË e MË PARË , sepse ështē RREZIK SHOQËROR , në të kundërt , NJERËZIT që kanë rënē PRE e këtij KRYE KRIMINELI , do të bëjnë VET GJYQËSI !
Këtij NDYRËSIRE me emrin Eraldo Hadushaj duhet t’i SKANOHET edhe PASURIA , sepse gjithë PASURINË dhe SHTËPINË ku jeton e ka blerë me PARATË , që ju ZHVAT QYTETARËVE të Tiranës. !!
Eraldo Hadushaj në BURG BURG BURG BURG BURG. BURG BURG BURG BURG
Po dale mo bardhi akoma skemi tretur ceshtjen olsi-josifi ne spanje
Si perfundoi klubi Partizani tek presidenti Olsi? Si u zgjodh? Dhe tjetra, paska Ca baraka te shkaterruara pa’ ushtare dhe pa’ vlere fare qe MM nuk ia dhenka Partizanit qe ta beje lulishte? Si puna e ishullit te Sazanit qe rrinin dy ushtare te harruar me dylbi qe vezhgonin 7 flotat amerikane si ai japonezi i pas luftes se dyte boterore. Thone qe zullumi keputet kur trashet sa s’ka me. Edhe Shkelzeni ca municione te ndryshkura pa vlere dhe pa ushtare po shiste per skrap. Po sesi po bente miliona €&$ cudi e madhe. Ne vend ta bente shteti vete dhe parate ti derdhte per pensionet apo spitalet. Keshtu o z.Olsi, qe i dashke qyl edhe ato barakat e shkaterruara pa ushtare.
VO:
-Gazi Saliut nuk ka rrugë tjetër veç të shpif Ato që i dikton ATI POLITIKË NGA BALLKONI 8-të,ndryshe Ai e lë pa bibile..!
-Këtë histori të Olsi Ramës kemi mbi 7 vite që e dëgjojmë e lexojmë në fakt për të goditur vëllait e Tij-Edi Ramën,pasi nuk e mundin dot me votë.
-Gazi duhej hetuar për urdhër-vrasje në 21 prill 2021,kur nga FURGONI Tij nxori VRASËSIN TROPOJAN PAPLEKA për të vrarë Dr.Xhuvanin se gjoja vidhte VOTAT dhe Gazi kishte krijuar BANDËN E PD PËR TË MBROJTUR VOTAT,Pra SHTET BRËNDA SHTETIT.Dhe drejtësia e TREDHUR e S.Berishës 92 nuk e ka thirrur për bandat që krijoi dhe pse urdhëroi vrasësin të qëlloi mbi qytetarët me mbi 13- 20 fishek.
-Kur GAZI shkoi me Lulin dhe akuzoi Saliun për aferën e Gërdecit,etj të djalit të tij-ZENIT,Athere SALIU I NXORI PËRBALL VRASJEN NË 21 PRILLIT 2021 ELBASAN..!
• Dhe menjëherë GAZI u fut nën poturret e Saliut për të përsëritur shpifjet e DIXHITALBIT të tij-SHPIFS KAMPION BOTE.
•Shqipëtarët kan 34 vite që jan të TMERRUAR nga shpifjet e Saliut & Berishizmit që DREJTËSIA ËSHTË NË KOMA nga frika e Këtij PËRBINDËSHI N/PLANETAR..!
-FLM DITA.
Gaz Bardhi vs Olsi Rama. Një betejë sharlatanësh nga të dyja krahët. Olsi natyrisht që i beson vëllait se e bëri zengjjn. Sa për moralizma që të dy palët më mirë të heshtin se janë zgërlaqur para opinionit publik. Që të dy këta, për dosjet që kanë në ngarkim, janë për në burg e jo të kakarisin mediave.
Ky eshte nje vend i permbytur dhe i kalbur nga korrupsioni, droga e krimi i organizuar dhe i paorganiuar !!!
Cfare ben Sherbimi Informativ ?? Pse u dashka te dalin zullumet (duket pjeserisht, maja e ajsberhut) pas disa vitesh ??
E ashtuquajtura Drejtesi eshte ktyer ne nje pazar mes prokuroreve, gjyqareve dhe avokateve.
Populli nuk ka asnje kontroll mbi shtetin dhe pushtetin.
Politika eshte kthyer ne nje qerthull brenda vetes, pa lidhje fare me popullin dhe interesat e tij.
Eshte krijuar nje “humnere” e frikshme social-ekonomike, ku nje grup njerezish politike dhe te lidhur me ta, notojne ne pasuri marramendese krahasuar me shtresen tjeter te popullsise, qe mezi nxjerr muajin.
Skandalet e korrupsionit dhe droges, i lene vendin njera-tjetres, duke mbuluar njera-tjetren me harrese.
Korrupsionin galopant te djeshem e te sotem do ta paguajne brezat e rinj, femijet tane ne te ardhmen, dhe kjo eshte edhe nje arsye me teper dhe e rendesishme pse ikin njerezit.
Si mund te rrish ne nje vend ku pastruesja e nje funksionareje gjen dhe vjedh ne respiratorin e funksionares te shtetit 500 mije euro, kurse komshinjte ngjitur me te nuk kane buke te hane ??
Edhe debilat flasin: “jam shqiptar, s’je shqiptar, je grek s’je serb!”…
Hic mos caj bythe e mos u tut or Ols, sa te jete kryeminister yt vella ty nuk te hyn gjemb ne kembe per asgje.
Ama kur mos jete me kryeminister ai vellackua yt, shtrengo sumen e mbathja prej Shqiperia ashtu si po ben nga kjo qeveri e tij sot shumica e shqiptareve, se ajo eshte shumica ajo qe po iken e jo ato qe ble ne prag zgjedhjesh TomKodosheria per te mbajtur vellackon tend ne fron e ty permbi ligjin.
Mbathja prej Shqiperie, – thote ky Xibraku. Po ku e kane problem keta t’ja mbathin e t’ja c’mbathin !!! Ata rrugen per Amerike vajtje-ardhje e kane bere me te lehte se Kinostudio-Kombinat !!!
Lajme pa interes per publikun.
Keta jane si cuna lagje. Ia dine te gjitha njeri-tjetrit dhe zihen brenda llojit. Vjedhin kumbulla bashke por me raste hane edhe pas shpines se shokut. Zihen pastaj edhe pajtohen. I hane kumbullat bashke.
DITA nese do te informoje publikun te hedhe drite mbi rrenjet e Bardhit ne Komitet Qendror.
Keshtu sqarohet me shume rrethi i cunave te baballareve. Kushedi marrim vesh edhe tek makina e kujt ka hipur Bardhi.
Kete historine e Olsi Rames po e degoj per here te pare,,Ato barakat e vjetra te klubi partizani me duket se i kam degjuar,,ose i ngaterroj me shkurret gemushat prapa pallatit kultures ku do ndertohet MALI TIRANES,shkurret gemushat ku flejne lepujt dhe gjarperinjte ne Sazan dhe nje ushtar qyqar veshtron me dylbi floten e 6 a te 7 amerikane.Aty do ndricojne Hotelet luxoze te dhendrit Trapit.Edhe nje bir kurve ketu te pallati im bllokoi shkallet e katit te pare per te sajuar nje magazine per paspaqin,,se demek ishte kthyer ne shurrtore per pijanecet. Po ku na dalin edhe shpetimtare gjithe keta hajduterit! Nje fjalor kane mesuar.
Kujt ti besosh??krimi esht bere pandemi( covid) ne SHQIPERI!
Edhe thone “pse nuk punojne njerezit, rinia, po rrine gjithe diten ne kafenera.”.
Po per cfare te punojne e te rropatet 10 ore ne dite or zoteri? Per 10 mij e 20 mij lek te qelbeta te rropatet gjithe diten te nje harbut e maskara, kur shef se tjetri pa pune e pa djerse “noton” ne euro e para ?? Cfare motivimi te kete..??
Pa bej hesapin ditor me laps ne dore, nga mengjesi ne darke sa para duhen per ushqimin ditor te nje personi, le pastaj te disa te nje familje?? Mos llogariten ilacet e njera e tjetra !!!
Pse per dy kile zarzavate do punoje e ropatet tjetri 10 ore o ?? Po vaji, orizi, makaronat, salcrat e me the te thashe. Pa hyr ne supermarket, del pa lene 20-30 mij lek te vjetra?? E kur shkon ne shtepi thua:”uuu harrova te ble edhe kete edhe ate send”.
Edhe mos kete shpresa se kapen keta hajdutet e medhenj ndonjehere!!! E sikur t’i bjere zjarri vendit nga zemerimi e revolta popullore, ikin ore ikin, ja mbathin ne sekonde me gjithe familjaret e tyre !!! Populli prap e ha !!! Ikinedhe ne Zvicer, edhe ne Kongo, Zimbabve e Alaske po deshe !!! E kthehen prap kur te jete shuar zjarri, kur te duan e po te duan, ashtu pa buje e zhurme.
lol vetem ne albaniston justifikohen se japin makinen dikujt tjeter te kaloi kufirin dhe magjikisht keta dalin kriminel.