Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reagimi i Endrit Shabanit ndaj shkrimit “Homofobia si tregues i dështimit politik”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Reagimi i Endrit Shabanit ndaj shkrimit “Homofobia si tregues i dështimit politik”
opinionShoqëri

Reagimi i Endrit Shabanit ndaj shkrimit “Homofobia si tregues i dështimit politik”

Published: October 16, 2024
Shpërndaje

Në asnjë moment unë nuk jam shprehur kundër detyrimit të bashkisë për të mbështetur të rinjtë e komunitetit LGBTQ+, të cilët vuajnë diskriminimin në punë, në shkollë dhe në shoqëri. Qëndrimi im lidhej me administrimin e informacionit nga bashkia, pasi bonusi është caktuar të jepet vetëm kur personat deklarojnë në formular nëse i përkasin komunitetit LGBTI.

Në këtë pikë unë kam shprehur shqetësimin se bashkia nuk duhet të mbajë një databazë të preferencave seksuale të qytetarëve. Së pari, unë besoj që këto çështje janë thellësisht private dhe nuk i takojnë shtetit. Së dyti, është e rrezikshme kur ky informacion mblidhet nga një shtet me tendenca autoritare, dhe që është i ekspozuar nga sulmet kibernetike. Së treti, bashkia do vazhdojë të mos përmbushë detyrimet e veta ndaj atyre të rinjve që për shkak të presionit dhe mosbesimit ndaj shtetit, nuk do të mundet të shprehin publikisht përkatësinë e tyre në këtë komunitet.

Këtë qëndrim e kam sqaruar me zë dhe me figurë gjatë deklaratës time publike përpara bashkisë, me datë 8 tetor 2024, ku kam thënë “nëse qytetari i deklaron bashkisë preferencat e veta seksuale, ngjitet në renditje”. Në kontekstin e shpjeguar më sipër bëhet e qartë që kundërshtimi ka qënë për mënyrën e realizimit dhe jo objektivin për të mbështetur komunitetin LGBTI. Nëse gazetari do të kishte bërë pak punë kërkimore, do ta kishte gjetur këtë qëndrim të sqaruar edhe në postimin e datës 13 Tetor 2024 në faqen time në Facebook, ku e kam rikthesuar si më poshtë:

- Publicitet -

“Por dua të jem i qartë: kjo nuk ka të bëjë fare me detyrimin e bashkisë për të mbrojtur të rinjtë e komunitetit LGBTQ+, të cilët vuajnë diskriminimin në punë, në shkollë dhe në shoqëri. Kam parë personalisht raste ku të rinj nga ky komunitet janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, dhunuar verbalisht dhe fizikisht, dhe janë përballur me dëmtime të tmerrshme vetëm për shkak të jetës së tyre private. Një dhunë e tillë është e papranueshme dhe unë do vazhdojë të mbështes çdo përpjekje për t’u kujdesur për këta të rinj, si dhe çdo i ri tjetër që diskriminohet për shkak të ngjyrës, statusit social, apo preferencave seksuale. Askush nuk duhet të jetojë me frikë vetëm sepse i përket një minoriteti.”  (qëndrimi plotë https://www.facebook.com/share/p/XvKNPGbZmU21qLYh/)  Duke shpresuar se ju nuk do të lejoni keqinformimin e audiencë suaj, po ju dërgoj këtë sqarim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Vlora 97 on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?