Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Çfarë ndodhi me nënën time pas vrasjes së Qemal Stafës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Çfarë ndodhi me nënën time pas vrasjes së Qemal Stafës”
AnalizaHistori

“Çfarë ndodhi me nënën time pas vrasjes së Qemal Stafës”

Published: April 5, 2026
Shpërndaje

Në shkrimin për Qemal Stafën me titull “Për dinjitetin e njeriut dhe ëndrrën e (pa)mundur të komunizmit” botuar në rubrikën Histori të gazetës DITA nga arkiva e të ndjerit Nasho Jorgaqi, një nga komentuesit me pseudonimin “Intelektuali” ka postuar reagimin e mëposhtëm:

“Janë disa fakte që hedhin dyshime të forta që baza ku ishte Qemal Stafa është spiunuar. Madje nga vetë shokët e tij. Baza ku strehohej Qemal Stafa kishte tre ditë që ishte marrë me qira dhe ishte e pamundur që policia ta zbulonte kaq shpejt.

Po cilët ishin ata që e zbuluan bazën? Tre janë personat ndaj të cilëve janë hedhur dyshime të forta për zbulimin e bazës ku strehohej Qemal Stafa: Kristo Themelko, Beqir Minxhozi dhe Enver Hoxha.

- Publicitet -

Gjashte dëshmitarët që ndodheshin atë ditë pranë Qemalit patën një jetë të vështirë plot andralla, deri në krime. Nuk patën asnjë minutë jetë të qetë. Të ndjekur, të persekutuar, të dyshuar dhe të larguar nga shoqëria ne internim.

1. Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga milicia por pas tri javësh u arratis e doli partizane. Pas luftës u arrestua, më 1946 u dënua me vdekje, bëri 13 vjet burg dhe pasi u lirua u internua deri më 1988. Vdiq më 2006.

2. Marie Lezha u arrestua gjatë rrethimit të shtëpisë nga milicia, por u lirua pas disa ditësh dhe doli partizane. Pas çlirimit u internua disa herë, deri në rrëzimin e komunizmit. Vdiq më 2009.

3. Gjystina Sata, (Flora Dishnica) u arrestua gjatë rrethimit, por pas disa ditësh u lirua. U martua me Ymer Dishnicën duke e ndjekur bashkëshortin në të gjitha internimet e tij. Jetoi në Berat dhe asnjëherë nuk foli për këtë ngjarje.

4. Kristo Themelko i vetmi që arriti të largohej nga rrethimi i banesës. Pas luftës u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Komuniste. Por karriera vijoi deri në 1947 se më pas ai u arrestua dhe kaloi jetën në burg dhe internim deri më 1990. Vdiq në Tiranë më 1990.

5. Beqir Minxhozi punonjës banke doli nga shtëpia për të blerë ushqime, por u arrestua nga milicët dhe në xhep i gjetën letrën ku shkruhej kontratë e qirasë së shtëpisë që kishte marrë. Mbi bazën e adresës që kishte shënuar aty policia shkoi në shtëpinë ku ishte Qemal Stafa. Ai u lirua pas disa ditësh. Pas doli partizan në zonën e Matit. Pas luftës u përjashtua nga partia nën akuzën se më 5 maj 1942 nuk ishte treguar vigjilent. Vdiq në vitin 2002.

6. Isuf Keçi doli nga shtëpia për të marrë disa materiale. Kur u kthye shtëpia ishte e rrethuar dhe nuk mundi të futej më. Pas disa javësh doli partizan. Pas luftës u arrestua, duke kaluar kalvarin e burgjeve. Vdiq më 1990, në Tiranë”.

Për këtë postim ka replikuar në redaksinë e gazetës DITA,  Tatjana Dishnica. Më poshtë, teksti i kësaj replike:

Flora dhe Ymer Dishnica

Ju përshëndes. E pashë sot, 5 prill 2026, rastësisht, këtë koment. Ju lutem, në respekt të historisë dhe të njerëzve që nuk jetojnë më dhe nuk mund të japin përgjigje jam e detyruar të bëj një sqarim:

Komentuesi shprehet që “Gjystina Sata, (Flora Dishnica) u arrestua gjatë rrethimit, por pas disa ditësh u lirua. U martua me Ymer Dishnicën duke e ndjekur bashkëshortin në të gjitha internimet e tij. Jetoi në Berat dhe asnjëherë nuk foli për këtë ngjarje…”

Nuk qëndron fakti se qenka liruar pas pak ditësh. Nëna ime, jo vetëm nuk u lirua, por u torturua dhe qëndroi në burg afro 1 vit, duke përballuar çdo presion dhe pa treguar asgjë.

Këto fakte janë të dokumentuara dhe i dinë mirë bashkëvuajtësit. Ishte vetëm 17 vjeç, dhe është arratisur nga burgu pas një viti me ndihmën e shokëve. Nga dënimi i rëndë e shpëtoi vetëm mosha nën 18 vjeç. Etj etj.

Nuk qëndron fakti se nuk paska folur asnjëherë për këtë ngjarje. Përkundrazi! Ka dhënë në TV intervistë të veçantë për këtë çështje, me sinqeritetin dhe guximin më të madh, duke mos akuzuar, askënd pa fakte.

U ka kërkuar gazetarëve në vitin 1992, që të organizonin takimin me personat që ishin në shtëpinë që u rrethua, për të gjetur të vërtetën, (sepse në 1992, ne banonim në Berat dhe ishte e vështirë organizimi dhe gjetja e personave).

Kjo gjë i mbeti peng gjithë jetën, se një pjesë e tyre vdiqën. Pra, ky takim nuk u bë i mundur. A e kuptoni përse jam e detyruar të reagoj?

​Së fundmi, nuk besoj se Kristo Themelko e kaloi jetën në burg, gjithsesi, për korrektësi verifikoni disa nga konkluzionet. Kaq ishte sqarimi. Kurrë nuk hyj dhe nuk do të hyj në polemika.

Ju uroj gjithë të mirat

Tatjana Ymer Dishnica

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit says:
    April 5, 2026 at 8:01 pm

    Pershendetje zonja Tatjana Dishnica. Sipas dokumenteve te AQSH, shtepia ku ishin strehuar 6 ilegalet komuniste u zbulua nga SIM Fashsit ne kerkim te arrestimit te Gjystine Sates, pas arrestimit te Zef Ndojes, me tradhtine e Ludovik Nikes ne Shkoder. Qemal Stafa duhej te ishte arratisur bashke me Kristo Themelkon dhe jo te priste shoqet, njera prej te cilave shkrehu revolverin ne drejtim te karabiniereve dhe zbuloi bazen. Ketu po ju paraqes vetem nje nga dokuemtet e shumta te Arkivit Qendror te Shtetit, per te mos u shqetesuar nga shkrimet e diletanteve:

    AQSH, F. 158, V. 1943, D Gjyqi Ushtarak kundër 82 komunistëve, Bomba në gazetën “Tomorri”, dt. 23 shkurt 1942,
    Dënohen: Zef Ndoja, Ludovik Nika, Jovan Nikolla bajraktarin, Petro Bollatin, Shyqri Këllezin, (Lirie Gega, Vasil Shantoja, Kristo Themelko, Tuk Jakova, Koço Tashko, Enver Hoxha, Koçi Xoxe-urdhëruesit), Anastas lula, Andrea Themeli….”
    Zef Ndoja i ka ruajtur dhe çuar municionet shpërthyese deri tek tipografia e gazetës “Tomorri” bashkë me Ludovik Nikën, Vasil Shanton, Jovan Nikollën, Shyqri Këllezin e Mihal Durin dhe janë vendosur nga Vasil Shantoja, Mihal Duri, dhe Ludovik Nika.”

    Reply
  • kasem gahinji says:
    April 6, 2026 at 6:09 am

    Sa per dijeni e tuaj:-Beqir minxhozi eshte arrestuat Duke paguara energjine elektrike TE konsumuar. Zyra e pageses ka qene ne hyrje te rruges fortuzi, majtas, atje ku sot eshte ministri e Drejtesise. Eshte shetitur I lidhur nga milicet e kuestures ne lagjen per ta pare njerezit dhe per te akuzuar Beqirin, por jo. Beqirin ishte viktimes. Spiuni in e vertete e ka bere (pa dashje) Fiqerete Sanxhaktari, nepermjet agjentit te Sim, Ldovikut.ky ishte infiltruar nga Sim si simpatizant Ne celulen e partise ku Benin pjese Fiqeretja, keci qe permenden nga zonja ne kete artikull, to in jakova dhe Ai qe, bashke me Fiqerete organizuar rrembimit e vajzes se Mon Kukaleshit, shef I spiunazhin ne kuestures e Tiranes. Fiqeretja e morì si shofer per ti cuar dokumenta falls Qemalit, per tu nisur ne valore. Ne Baze ishin, jo vetem Ata qe permenden por edhe te tjeret. Kristo themelko, Qemal Stafa, è te tjeret e cane rrethimin, dolen matane lumit ku Jane takuar me luftetaret te cetes se Abaz Kupit. NE zone e rrethuar degjoheshin akoma krisma. Qemal pyet per Driten dhe I thone se ajo morì drejtimi pikerisht nga degjoheshin Krismat. Qemal I u fut ne kete zone dhe takohet me Drita kosturin, qe shoqeronte nje shok TE Saj te plagosur. Qemal I I udhezoi nga duhet te kalon in dhe vete qendron ti mbulonte me zjarri. Atje u rrethua , luftoi deri ne fishekun e fundit dhe mbreti I vrare ose I vete vrare, per te Mos rene gjalle ne doren e Millicise. Kete ngjarje e kam mesuar qe ne vitin 1966 nga nje person ish antar I njesiteve guerile Ne Tirane. Madje prej tij, qe ne ate kohe mesova se Fiqerete Sanxhaktari ka qene dashnore e Dushan Mugoshes, eshte autore Ne rrembimit e vajzes se Mon kukaleshit, dhe mban pergjegjesi edhe per spiuni min e bazes ku ndodhej Vojo kushi, vete I katert, shtepine e Ije Farkes, ku tre u vrane dhe nje u kap nga italiane I plagosur.

    Reply
  • Opinionisti says:
    April 6, 2026 at 7:14 am

    Eshte shume e vertete ajo qe thote Tatjana Dishnica se nena e saj nuk ka heshtur pad viteve 90. Biles ne nje interviste dhene gazetarit Apostol Duka, ajo eshte shorehur tekstualisht: Enveri ka vrare shume njerez, por jo Qemal Stafen, pasi jam deshmimtare okulare e kesaj ngjarje.
    Edhe Kristo Themelko nuk ka bere asnje dite burg, pavaresisht se u shmang nga udheheqja e partise dhe ka jetuar si zotri ne mes te Tiranes deri sa vdiq pas viteve 90. Mire eshte qe te mos shpifet!

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    April 6, 2026 at 2:50 pm

    Edhe nje Dite prej Drite qe mezi e kemi po na e felliqni me keto shkrime ose zhgaravina rrugacesh… Une i kam njohur personalisht Themekon dhe Minxhozin ngase i kisha pothuajse shoke femijet e tyre. Kristo Themelko ishte pas vitit 1948 deri sa doli ne pension nepunes ne rang zvministri… kurse Beqir Minxhozi ishte tere jeten e vet drejtor i ndermarjes ushqimore etj.,vecse drejtor. Pyesni Skender Minxhozin. Dhe te tjere Minxhoze se e kane babe e xhaje Beqirin…Tahir Minxhozi vellai Beqirit ishte gjithe jeten e vet anetar i KQ te PPSH- besnik i paepur i PPSH.
    Fashiami ishte ne pushtet ne Itali dhe jo vetem, ishte pjese e Perandorise edhe Shqiperia…dhe te rekrutoje ose vrisje ca komunista nuk ishte aspak problem per sherbimin e inteligjences se Perandorise… Me mire hesht sesa te genjesh. Gjithesesi.
    Po te mblidhen genjeshtrat e zeza te prodhuara ne dem te Historise se kombit shqiptar. mbas 1990-es. mund te themelohet me to – krenarisht – Muzeu Kombetar i Rrenave…

    Reply
    • Kasem Gahinji. says:
      April 7, 2026 at 1:26 pm

      Edhe njehere po e ritheksoj:-delonspirimi i bazes ku ishte qemali ,neritje te dokumentave falloso per ne valore,eshte bere nga Fiqerete Sanxhaktari.Ludovig prej shkodre,agjent i infiltruar si simpatizant,me Pune shofer ne Ministri e Botore.E kerkij Fiqja si shofer me makine te Ministri se.Adresen ia kisha dhe e me pare.kur Kane shkuar ne lagje ishte bere rrethimi i larget dhe nuk i lejuan te hynin,ndaj u kthyen.Keto i keni te pohuara nga vete Ludoviku ne gjyq,Pasi e prune pako postale nga Italia me nje njesit te posacem.ne gjyq i Ka te pohuara.

      Reply
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit says:
    April 6, 2026 at 3:17 pm

    Perseri per zonjen Tajana Dishnicen me respekt per te verteten: Njr nder dhjetra dokumente te Arkivit Shteteror te Shqiperise:
    AQSH, F. 381, V.1943, D. 108, f. 66, 73: dt. 29.06.1943. Zv/prokurori i Mbretit, S. Kazazi, pyet zyrën e burgut të Tiranës për Gjystina Satën:
    Përgjigje: Ajo është arratisur nga burgu i Grave të Tiranës më 29 maj 1943, në orën 18:20, me ndihmën e agjentit provizor Hamit Ahmet Cuka nga Dibra, e banues në Tiranë. Arratisja ka ndodhur në shtëpinë e Bakushe Zyberit kur po mbushnin ujë për të pirë. Bakushe Zyberi banonte në Rrugën e Shkodrës, pranë burgut të grave. Sipas dëshmisë së xhandarit Kapo Postua, gardiania shoqëruese e grave, Fotini Lakuriqi, nuk ishte njoftuar nga Hamiti.”

    Reply
    • L.H says:
      April 7, 2026 at 4:40 am

      PSE NUK RIBOTOHET INTERVISTA E FLORA DISHNICES QE KA QENE DESHMITARE DIREKT DHE E KA TREGUAR NGJARJEN SI DRITA E DIELLIT!?
      Pak a shume konkluzioni i se vertetes:
      Ludoviku,agjent i SIM kish te dashuri s’hoqe e DRITA KOSTURIT prej shkodre,te dashuren e Qemal Stafes dhe si llapaqene u zbulua bazar qe momentino e pare!
      Sa per nje fare intelektuHALEJE qe cdo GjE jahedhEnver Hoxhes edhe per Tere vrasjet kur nuk kish lindur!

      Reply
  • Liria says:
    April 7, 2026 at 4:44 pm

    Nuk mund te pergojohen njerezit me hamendje dhe fantazi. Ludovik Nikaj nuk ishte agjent i SIM-it, por u thye nga SIM-i dhe tregoi bazen e rendesishme te Zef Ndojes, i cili ia kishte treguar ne mirebesim qe i kushtoi jeten. Ludovik Nikaj kishte pasur te fejuar Marie Lezhen, kusheriren e Gjystina Sates, ne ate kohe bashkeshorte e Zef Ndojes. Maria ishte ne bazen sekrete ku u vra Qemal Stafa.

    Reply
    • Anonymous says:
      May 3, 2026 at 10:00 am

      ⁹⁹⁹⁹

      Reply
  • ShkoDrani says:
    April 8, 2026 at 12:19 am

    Përshendetje komentuesve parashkrues. Është nga të rrallët raste kur komentet janë kaq të qytetëruar dhe pafyerje e njëkohësisht informues. Diçka që të fjithë donim të shohim përditë.

    Reply
  • Trotski says:
    April 9, 2026 at 8:26 am

    Kristo Themelko ka vazhduar te jete funksionar i larte ne regjimin komunist .Eshte permendur ne biseden e Enver Hoxhes me Stalinin .Nuk eshte persekutuar nga Enver Hoxha ,duket se e ka mbyllur sqepin per kete ngjarje ku mund te jete implikuar agjentura Jugosllave dhe me gjasa vete Shoku Enver .personaliteti i Qemal Stafes ishte nje pengese serioze ne rrugen e tij drejt pushtetit

    Reply
  • Arlinda Ymeraj Keçi says:
    April 9, 2026 at 2:55 pm

    Shumë faleminderit znj. Tatjana. Edhe unë nuk do të hy në replikë por do të këshilloj gazetarët që përpara se sa të shkruajnë për hoby ose reklamë, bëjnë mirë të lexojnë dokumenta e kujtime të atyre që i jetuan ngjarjet jo pasivisht, por aktivisht. Lexoni librin Hamit Keçi Kujtime, botuar nga Ombra, 2023. Kujtimet i ka lënë të sakta dhe të plota babai im Hamit Keçi. Shumë ngjarje në të cilat ka qenë pjesëmarrës i vëllai, Isuf Keçi, i ka përshkruar mbështetur në kujtimet e tij, të Isufit, i cili nuk mundi ti botonte sepse u nda nga jeta në vitin 1985 jo në 1990, siç shkruan gazetari. Qemal Stafa është spiunuar nga Enver Hoxha. Ai është arkitekti i rrethimit. Eshtë spiunuar sepse e kishte frikë pasi ishte inteligjent, trim, i kulturuar dhe idealist, cilësi që ai aventurier as mund t’i kuptonte. Enver Hoxha e vrau siç vrau e masakroi shumë të tjerë që ishin pengesë për planet e tij makabre.

    Reply
    • Aldrin says:
      April 9, 2026 at 3:32 pm

      Zor se te besojme dhe ty o zonje.
      Kujtimet e individeve jane dhe opinione personale.
      Do ishte me e denje te behej mbledhja e deshmitareve qe ishin gjalle, sic ka kerkuar Flora Dishnica.
      As e vdekur dhe as e denigruar, sic e permend Intelektuhali.
      Sa per tregeti me kujtimet, shume e kane ushtruar profesionin e mashtrimit dhe genjeshtres pas 90es.
      Nga komuniste u kthyen ne disidente, si Sali Berisha.
      Prandaj, ti flet, por pa patur autoresine e kujtimeve.
      Konkluzioni jot eshte nje spekullim me vete, si ai i Intelektuhalit, apo demo gerdalles ballisto zogiste

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Guacka e Zvërnecit
  2. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. Anonymous on Tymnaja e “patriotëve”
  4. Luzati on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?