Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJE: Akuzat për drejtorët e Bashkisë Tiranë, reagojnë Qato dhe Molla: Viktima të makinacioneve politike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DETAJE: Akuzat për drejtorët e Bashkisë Tiranë, reagojnë Qato dhe Molla: Viktima të makinacioneve politike
KronikeLajmi i fundit

DETAJE: Akuzat për drejtorët e Bashkisë Tiranë, reagojnë Qato dhe Molla: Viktima të makinacioneve politike

Published: March 28, 2024
Shpërndaje

Dy drejtorët e Bashkisë Tiranë që janë arrestuar sot me urdhër të SPAK kanë reaguar lidhur me akuzat ndaj tyre.

“Jam i pafajshem. Nuk kam asnje lidhje me akuzat dhe nuk kam bere asnje veprim te kundraligjshem. Ne ushtrimin tim te detyres, kam punuar me perkushtim dhe kam zbatuar ne menyre rigoroze ligjin. Ndjehem i keqardhur qe SPAK ka rene pre e presionit politike te Ilir Metes, dhe Belind Kellicit qe kane nisur kete sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnje fakt real. Mbetem besim plote qe ky proces te mbaroje sa me shpejt, drejtesia te bej punen e saj dhe e verteta e pafajsise time te dale ne drite” – thotë Mariglen Qato.

Edhe Redi Molla shpreh besim se akuzat do rrëzohen në Gjykatë.

- Publicitet -

“Jam Inxhinier Ndertimi i diplomuar ne Itali, me nje karriere te gjate ne Itali dhe ne Shqiperi. Per 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate te shkelqyera dhe gjate gjithe kohes qe kam qene ne detyre kam rrespektuar ligjet e vendit, dhe kam dhene maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni per akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK – deklaroj me bindjente plote qe per keto akuza jam i pafajshem, dhe nuk kam asnje lidhje interesash me kompanine ne fjale. Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se nje viti, i frymezuar politikisht nga PD dhe PL, dhe me vjen keq qe pjese e ketij presioni kane rane jo vetem mediat, por dhe Prokuroria. Pres qe drejtesia te veproje shpejt dhe drejte dhe pafajsia ime te vertetohet nga gjykata. Do vazhdoje kete beteje ne cdo instance i bindur tek pafajsia ime…” – thotë Molla.

Për çfarë akuzohen

Tetë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se kanë lehtësuar një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC.

Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjykata ka vendosur gjithashtu arrest me burg edhe për Taulant Tushën, një tjetër ish-drejtues i rëndësishëm i Bashkisë së kryeqytetit që ndodhet aktualisht në qeli për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Sipas njoftimit të SPAK, kompania e cila kontrollohej nga Qato dhe Molla është 5D Konstruksion, e cila në QKB është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion.

Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022.

SPAK thotë se nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh. Kompania ka fituar tenderë të tjerë përpos këtyre në formën e bashkimit të operatorëve. Tenderi më i madh është fituar në vitin 2022 me objekt “Rehabilitimi i Qendrës së Kinostudios” me vlerë kontrate 414 milionë lekë.

Prokuroria sqaron se hetimi për këto afera ka filluar kryesisht në prill të vitit 2023 dhe një muaj me vonë është regjistruar një tjetër procedim bazuar në kallëzimin penal të kryer nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi. Të dyja procedimet janë bashkuar në një dosje të vetme.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit.

Sipas SPAK është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që Redi Molla ka ushtruar funksionin e drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k e zotëruar prej tij, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a..

“Në këto procedura prokurimi shtetasi R.M. ka patur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni shtetasin M.Q. që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në vijim, thuhet se është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që shtetasi Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, kompania e zotëruar prej tij ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik katër procedura prokurimi. Në këto procedura, Qato ka patur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij.

SPAK shton se shoqëria e zyrtarëve Molla e Qato, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik edhe nga drejtoritë e tjera të Bashkisë së Tiranës.

Sipas prokurorisë, janë krijuar dyshimet të arsyeshme se Taulant Tusha, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO ka favorizuar në disa procedura prokurimi kompaninë e zotëruar nga Molla dhe Qato, duke i krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë garuar, duke e shpallur fituese në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.

5D Konstruksion ka fituar gjithashtu tendera nga Tirana Parking dhe Klubi Sportiv “Tirana”, dy ente në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duke u favorizuar nga drejtueset e këtyre institucioneve. Eglantina Zere, titullare e Tirana Parking dhe Deborah Keçi nga Klubi Sportiv Tirana dyshohen për veprën e shkeljes së barazisë në tendera dhe përveç detyrimit për paraqitje, gjykata i ka pezulluar ato nga ushtrimi i detyrës.

Nga hetimi ka rezultuar se Zere ka pasur komunikime direkte me administratorin e shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., Nestor Muhametllari dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të kësaj shoërie të zotëruar nga Molla e Qato.

Për shtetasit Enton Punavia, Julian Zanaj dhe Albano Janku është caktuar masa e sigurimit personal “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Po ashtu është lënë në detyrim paraqitje Nestor Muhametllari, i akuzuar për “korrupsioni aktiv”.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • edi says:
    March 29, 2024 at 8:47 am

    Te gjithe hajdutet (pushtetaret) e akuzuarjo pervjedhje por per neglizhence ne pune ( dhe kjo per faj te drejtesise )asnjehere nuk e pranojne se jane fajtor por si k/m justifikohen se ata kane ngrene kumbulla apo dardha mbas shpine dhe kur denohen me fakte dalin te semure !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  2. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Zdromsi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  5. Luani. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?