Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reagon Goldi Halili: Shuplakë e rëndë për Tiranën, u thyen zemra dhe u vra shpirti i mijëra tifozëve!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Reagon Goldi Halili: Shuplakë e rëndë për Tiranën, u thyen zemra dhe u vra shpirti i mijëra tifozëve!
AktualitetPikanteSport

Reagon Goldi Halili: Shuplakë e rëndë për Tiranën, u thyen zemra dhe u vra shpirti i mijëra tifozëve!

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

Klubi i Tiranës ka reaguar pas dënimeve nga Komisioni i Disiplinës për ngjarjet e ndodhura në takimin Tirana-Bylis (2-2). Sfidë ku një penallti e akorduar për skuadrën ballshiote shkaktoi dhunë ndaj kryesorit Kridens Meta në fundin e takimit.

Gjashtë lojtarë të bardhebluve dhe tre pjesëtarë të stafit janë pezulluar me nga 4 ndeshje deri në 2 vite. Visar Bekaj, Albano Aleksi, Aldi Gjumsi, Bruno Lulaj, Besir Iseni, Florent Hasani, Arzen Vocaj, Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati janë ndëshkuar nga Disiplina. Si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në fundin e ndeshjes me Bylisin. Në njoftimin e FSHF-së theksohet se Tirana do të zhvillojë ndeshje pa tifozë në harkun kohor të 90 ditëve, si masë paraprake. Besir Iseni është lojtari që ka marrë masën më të lartë të ndëshkimit, duke u pezulluar për 2 vite.

Deklarata e Goldi Halilit:

- Publicitet -

“Ndeshja KF Tirana-FK Bylis, pati një përfundim të trishtueshëm për të gjithë komunitetin bardheblu. Kjo ndeshje, e cila u mbyll nga një episod tepër flagrant, siç ishte edhe ajo penallti e akorduar për miqtë në fundin e takimit, arriti të provokonte në limite tifozerinë e klubit tonë. Një tifozeri e cila ka qenë shembull e qytetarisë në mbështetje të skuadrës së zemrës në të gjithë historinë e klubit tonë. Kjo ngjarje nuk prek vetëm tifozët e Tiranës apo dashamirësit e saj.

Kjo është një shuplakë e rëndë ndaj komunitetit të futbollit në mbarë vendin. Futbolli luhet për tifozët dhe KF Tirana ka tifozerinë e saj, e cila jeton çdo ditë me skuadrën futbollit. Ngjarja e ndeshjes së fundit na kthen shumë vite pas. Vite ku futbolli ynë kishte fusha sportive të amortizuara, arbitra të kontestuar për gjykimet e tyre dhe shumë hallka të tjera. Të cilat na privonin për ato hapa madhorë drejt futbollit profesionist ku ne kemi aspiruar gjithnjë.

Ne sot kemi stadiume moderne të rikonstruktuara, të tjera pritet të ndërtohen, ndër to edhe shtëpia bardheblu, “Selman Stërmasi”. Sapo kemi pritur një finale europiane, kemi sisteme VAR, po sjellim risi në futbollin shqiptar. Si dhe po transferojmë elementë të talentuar drejt klubeve më të afirmuar të Europës. KF Tirana funksionon si një familje me komunitetin e saj dhe do të vijojë në çdo moment të jetë në çdo moment përfaqësuesja më e denjë e klubit të tyre të zemrës. Distancohemi nga aktet e dhunës dhe nënvizojmë se si dje dhe çdo herë tjetër, kemi zbritur në fushë vetëm për të luajtur futboll.

Ata që gjykojnë në fushë duhet të jenë të drejtë në vendimet e tyre dhe të denjë për uniformën që mbajnë veshur. Të mos harrojnë kurrë që vendimet e tyre peshojnë në mijëra zemra që mbushin shkallët e stadiumit për çdo ngjyrë skuadre, përfshirë edhe atë kuqezi. Dje, këto zemra, u thyen, u tradhtuan dhe fryma me të cilën bërtasin çdo vit tifozët u vodh. Pavarësisht padrejtësive dhe qëllimeve dashakeqe kundrejt punës së tyre, në raste të përsëritura të vendimeve të arbitrave, drejtuesit, stafi dhe lojtarët e klubit, kanë qenë të gatshëm të qetësojnë të gjitha situatat. Duke u sjellë konform rregullave. Asnjëherë nuk gjykuam, por mbrojtëm denjësisht dhe me kulturë mundin e një sezoni të gjatë”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  2. DOKLEATI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  3. Anonymous on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  4. Anonymous on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  5. Dursakja on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?