Nga Migena Aleksi
Fillimisht po citoj disa pjesë nga fjalimi i kryeministrit kanadez që ka hapur shumë debate në botë.
Ai tha se rendi nderkombetar i bazuar në rregulla po zbehet, se të fortët mund të bëjnë çfarë munden, ndërsa të dobëtit duhet të durojnë atë që u bie për pjesë.
Ai tha se fuqia e sistemit nuk vjen nga e vërteta e tij, por nga gatishmëria e të gjithëve për të vepruar sikur ajo të ishte e vërtetë. Por edhe brishtësia e tij vjen nga i njëjti burim.
Ai tha se nuk mund të jetosh brenda gënjeshtrës së përfitimit të ndërsjellë përmes integrimit, kur integrimi bëhet burimi i nënshtrimit tënd.
Ai tha se një vend që nuk mund të ushqejë veten, të furnizojë veten me energji apo të mbrojë veten, ka shumë pak zgjedhje. Kur rregullat nuk të mbrojnë më, duhet ta mbrosh vetë veten. Por, le të jemi të qartë se ku të çon kjo rrugë. Një botë fortesash do të jetë më e varfër, më e brishtë dhe më e paqëndrueshme.
Ai tha se sovraniteti që dikur garantohej nga rregullat, gjithnjë e më shumë do të mbështetet te aftësia për t’i bërë ballë presionit.
Ai tha se supozimet tona të vjetra e komode, se gjeografia dhe anëtarësimet në aleanca na garantonin automatikisht prosperitet dhe siguri, nuk vlejnë më
Ai tha se ne tani duhet ta përballojmë botën ashtu siç është, jo siç do të donim të ishte. Se fuqitë e mesme duhet të veprojnë së bashku, sepse nëse nuk janë në tryezë, janë në menu.
Ai tha se të fortët kanë fuqinë e tyre. Por ne kemi gjithashtu diçka: aftësinë për të reshtur së shtiruri, për t’i thënë gjërat si janë, për të ndërtuar forcuar shtëpinë tonë dhe për të vepruar së bashku.
Këto fraza na kumtojnë se rendi ndërkombëtar nuk po shembet sepse ishte i drejtë, por sepse nuk po sillet më si i tillë. Ai funksiononte jo nga e vërteta morale, por nga marrëveshja e heshtur për të vepruar sikur rregullat vlejnë për të gjithë.
Sot kjo marrëveshje po çahet.
Prandaj fjalimi i kryeministrit kanadez nuk është romantik. Është i ftohtë dhe realist. Ai nuk thotë se të fortët do të ndalen nga ndërgjegjja, por se integrimi që premtonte përfitim të ndërsjellë po shndërrohet në mjet presioni dhe nënshtrimi.
Vazhdimi i lojës “si më parë” nuk është pragmatizëm, por vetë-mashtrim.
Po! Konfrontimi i drejtpërdrejtë me të fortët të çon në humbje, nëse je vetëm. Por fjalimi nuk thërret për përplasje heroike. Ai thërret për heqjen e maskës dhe për ndërtim kapacitetesh reale, si ushqim, energji, siguri, koordinim. Jo izolim total, por duhet të shkojmë tek situata me më pak varësi naive.
Ideja që “të vegjlit nuk bashkohen kurrë” nuk është ligj natyre. Është parashikim që vetë-përmbushet nëse pranohet si i tillë. Lexova përgjigjen e kryeredaktorit Adrian Thano në bisedat me lexuesit-komentues të fjalimit mbi këtë pikë.
Ai thotë me të drejtë që edhe aleancat e sotme, që dikur dukeshin të pamundura, lindën gjithashtu nga frika e përbashkët dhe interesi, jo nga idealizmi.
Pra mesazhi final i këtij fjalimi është wë nuk po na kërkohet të shpëtojmë botën, por të mos shtiremi më.
Të fortët kanë fuqinë. Fuqitë e mesme ose të vogla kanë zgjedhjen që ose të vazhdojnë të jetojnë brenda një gënjeshtre komode, ose të pranojnë realitetin dhe të veprojnë bashkë.
Që të mos përfundojnë si “menu” në tryezën e të fortëve.
Ju quajeni si të doni por për mua ky fjalim ishte realizëm “pa anestezi”.

©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Bravo nje shkrim per analiz ne mbrojtje te vlerave t’jetes, demokracis e pavaresis.
Bravo 👏
Ok !
Nje fjalim vertet dinjitoz. Kur s’je me tavoline perfundon ne menu. Ne fakt Marksi e kish paralajmeruar se imperializmi me fazen e fundit do kapet vetem pas presionit te Luftes. Por e cuditshme eshte se perse nuk ka reagime Te forta me Amerike. Ky njeri eshte I rrezikshem. Kush eshte pas ketij fodulli? Ne parlamenti tone dikush I kerkoi Rames se perse nuk shkoi ne Davos. Ky u pergjigj qe mes babait dhe Te bijes zgjodhi Te bijen me leke e babait(?!). Mire Trampi,se aq, e ka, ca edhe nga mosha…Poketyreu ka ikur fiqiri dhe u jane prishur turshite me kaplloqen e kokes. Ose eshte servil I peshtire, qe vdes te duket mik i pasanikeve, ose ka frike nga shantazhi dhe u rri si eunuk me legen per tu lare kembet perandorit dhe familjes.
Artikulli i autorës Migena Aleksi kap me kujdes esencën e fjalimit të kryeministrit kanadez dhe ofron një lexim të qartë e të balancuar të atyre që ai synon të thotë për rendin ndërkombëtar dhe realitetet aktuale globale. Autore e përshkruan fjalimin si “realizëm pa anestezi” – pra, një perspektivë të hapur dhe të ftohtë mbi sfidat pa e ngjyrosur me retorikë optimiste – që ndihmon lexuesin të kuptojë çështjet komplekse pa idealizma të tepruar. Shpjegimi mbi atë se si rendi ndërkombëtar funksiononte jo nga e vërteta morale, por nga dëshira e të gjithëve për të vepruar si i tillë, është një pikë thelbësore që i jep thellësi analizës.
Faleminderit Migena
Pershendetje
Dita dallohet per kendveshtrime shume te vecanta dhe serioze.
Në përgjithësi, është një analizë e mirë për lexuesit që duan ta kuptojnë thelbin e mesazhit të fjalimit dhe pse ai është i rëndësishëm, por ajo mbetet një interpretim më shumë sesa një analizë neutrale e plotë
Nese redaksia deshiron me shume vullnet do sillja nje kendveshtrim tjeter
Me.mir e kuptova ktu se te perkthimi we e hasa ne sh portale
Bah
Kur ky flet kshtu per “fuqit e mesme” cfar duhet t bejme ne qe sna llogarit askush?
E pat si ia futi durt Vjoses ai i lajthituri???
Uroj që një 1,000,000,000 USD nga taksat tona që Rama do u paguajë Trumpit dhe Kushnerit si pagesë për një ftesë, që s’është më shumë sesa një letër e “shaptilografuar”, për diçka që unë dyshoj se mund të ndodhë, ose do të dështojë pa nisur, të mos përfundojnë në llogarite e konglomeratit The Trump Organization, Inc. dhe të Kushner Companies LLC. Pse jemi kaq të verbër!
Do te ndodhe sic po them. Vitin e pare ju merr tere budallenjve 1 miliard vitin e dyte ose te trete projekti mbaron
Board of Peace = One-Man United Nations
Pyes, ashtu, kot. Nese do Groenlanden dhe per te ben lufte, cfare e pengon te marre Sazanin pa lufte? A s’eshte edhe ky ishull, madje ishulli i vajzes dhe i dhendrit te tij.
Na ishte se c’na ishte. Na ishte nje Selam Musa 😉
Degjova se Sazanii duhet per hir te sigurise kombetrare te Amerikes. Aman vetem Gjirokastren mos na mari
Na ishte se c’na ishte. Na ishte nje Selam Musa 😉
Zheleznovi: Do ta kerkojme Vloren admiral, por nuk kemi per ta gjetur me kurre. Balle per balle
Board of Peace signing ceremony in Davos is scheduled for 22 January 2026, but Rama’s personal attendance has not been finalized by official sources. He is actively engaged domestically — circulating Albania’s acceptance of the Board invitation and discussing it publicly while still in Albania.
Source: AI
Jasht teme:
Po degjoj seances e GJK per Ballukun. Nga pyetjet e gjyqtareve kuptoj se niveli i njohurive juridike dhe logjika e tyre eshte skandaloz.
Tramp është i pabesueshëm dhe i pa parashikueshëm, ai nxit luftë dhe thotë jam paqesjellës, ai thotë luftoj drogën, në fakt kërkon përfitim ekonomik, ai tashmë thotë je miku im pas disa orësh të shpall armik.
Ku mund të shkoj bota në drejtimin e tij, veçse drejt një lufte të pashmangshme nga ai që e mban veten simbol të paqes.
Ai po na shfaq një Hitler i kohëve moderne.
Trump eshte i ideologjise mafioze
Me i forti ben ligjin
Ate e sfidon vetem bashkimi i vendeve qe besojne tek rregullat