Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reduktimi i mbetjeve elektronike, BE propozon rregulla të reja për rritur jetëgjatësinë e celularëve dhe tabletëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Reduktimi i mbetjeve elektronike, BE propozon rregulla të reja për rritur jetëgjatësinë e celularëve dhe tabletëve
AktualitetBote

Reduktimi i mbetjeve elektronike, BE propozon rregulla të reja për rritur jetëgjatësinë e celularëve dhe tabletëve

Published: September 1, 2022
Shpërndaje

Bashkimi Evropian  dëshiron të reduktojë mbetjet elektronike duke detyruar vendosjen e  standardeve të riparueshmërisë së celularëve dhe tabletëve.

Krahu legjislativ i Bashkimit Evropian ka propozuar rregulla të reja lidhur me riparueshmërinë e telefonave celularë dhe tabletëve, sipas të cilave thuhet se prodhuesit duhet të vënë në dispozicion të paktën 15 komponentë për të paktën pesë vjet pasi të lëshojnë në treg një telefon të ri në BE.

Brenda këtij afati kohor, konsumatorët do të jenë në gjendje të zëvendësojnë pjesë të tilla si bateritë, ekranet, karikuesit, mbulesat e pasme dhe tabaka të kartave SIM dhe memorien.

- Publicitet -

Komisioni Evropian po shikon gjithashtu përmirësime në qëndrueshmërinë e baterisë. Ai thotë se bateritë e celularëve dhe tabletëve duhet të jenë në gjendje të durojnë të paktën 500 ngarkime të plota përpara se të bien nën 83 për qind të kapacitetit të tyre. Sipas rregulloreve të propozuara, celulartët do të duhet të kenë një etiketë që përshkruan informacione të detajuara si qëndrueshmëria e baterisë, si dhe vlerësimet e rezistencës ndaj rënies dhe ujit.

Ideja, siç thekson dhe Financial Times, është  që të reduktohen mbetjet elektronike dhe ndikimet mjedisore të telefonave dhe tabletëve. Sipas një studimi, rritja e cikleve të jetës së smartfonëve me pesë vjet do të ishte e barabartë me heqjen e rreth 5 milionë makinave nga rrugët për sa i përket emetimeve.

Propozimi sugjeron që bërja e telefonave dhe tabletëve më të riciklueshëm dhe të riparueshëm do të reduktonte kostot e konsumit të energjisë që lidhen me prodhimin dhe përdorimin e tyre me një të tretën.

Prodhuesit e telefonave inteligjentë janë kundërpërgjigjur ndaj disa elementeve të rregullave duke pretenduar se disponueshmëria më e madhe e pjesëve do të rrisë konsumin e plastikës.

“Një mbiprodhim i mundshëm, magazinimi dhe shkatërrimi i mëvonshëm i pjesëve rezervë do të rezultojë në mënyrë të natyrshme në humbje të burimeve, reduktim të efikasitetit të materialit dhe vlerë ekonomike negative që përfundimisht rezulton në kosto më të larta për konsumatorin,” tha Digital Europe, një organizatë që përfaqëson kompanitë e teknologjisë dhe grupet tregtare. .

Megjithatë, disa prodhues të telefonave po fillojnë që të përshtaten me rregullore të tilla duke u ofruar konsumatorëve komponentë dhe mjete për të vetë-riparuar pajisjet e tyre.

Rregullat e propozuara do të ndikojnë gjithashtu në përditësimet e softuerit. Prodhuesit do të duhet të vazhdojnë të ofrojnë përditësime sigurie për pesë vjet pasi të ndalojnë shitjen e një pajisjeje dhe të ofrojnë përditësime funksionaliteti për të paktën tre vjet.

Në qershor, KE njoftoi një direktivë që USB-C të bëhet standardi i karikimit për shumicën e pajisjeve elektronike, përfshirë të gjithë celularët, deri në vjeshtën e vitit 2024./Engadget.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë
  • Vuçiç letër kreut të NATO-s: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. 1thundrak on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. Ina on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  4. ¿? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  5. Nato on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?