Në referendumin për drejtësinë të mbajtur gjatë dy ditëve të fundit në Itali, pjesëmarrja e votuesve arriti në 58.9% të numrit të qytetarëve me të drejtë vote.
Italianët votuan në referendumin dy-ditor mbi reformat që kryeministrja Giorgia Meloni tha se do ta bënin gjyqësorin më të pavarur, ndërsa kritikët argumentojnë se do të bëjë të kundërtën.
Qendrat e votimit, u hapën të dielën nga ora 07:00 deri në orën 23:00, si dhe sot nga ora 07:00 deri në orën 15:00, kur edhe u mbyllën përfundimisht.
Fill pas mbylljes së kutive të votimit, numërimi i votave po vazhdon me ritëm të shpejtë. Deri më tani janë numëruar mbi 70% e qendrave të votimit dhe numërimi po shkon drejt përfundimit.
Rezultatet, të certifikuara nga Ministria e Brendshme në Itali, tregojnë se vota “Jo” kryeson me 54.5%, ndërsa vota “Po” arriti në 45.5%.
Ndryshimi më i rëndësishëm për të cilin po votohet në referendum, lidhet me mënyrën si funksionon sistemi i drejtësisë.
Sot gjyqtarët dhe prokurorët ndjekin të njëjtën karrierë. Ata mund të kalojnë nga një rol në tjetrin (me disa kufizime). Me reformën (nëse fitojnë “Po”): karrierat ndahen plotësisht.
Një person do të zgjedhë që në fillim nëse do të bëhet gjyqtar apo prokuror dhe nuk mund ta ndryshojë më detyrën e tij.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pasi numërimi i votave për referendumin për drejtësi në Itali po shkon drejt fundit.
Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Meloni ka deklaruar se qeveria në Itali e respekton vendimin që qytetarët kanë marrë në referendum.
Po ashtu Meloni ka deklaruar se qeveria italiane do të ecë përpara me punët e nisura, me vendosmëri dhe respekt për popullin italian.
“Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, ka shkruar Meloni krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
j.l./ dita

….po ja edhe neve popullit indirekt nga bledhja burosë se partisë “demokratike” mësuam se na faton ne referendum për numrin e depudetëve?! Popullin nuk e varfërojnë numri deputeteve, parlamentin nuk e bëjnë numrat por nevile arsimorë e kulturorë i depudetit, personaliteit deputetit, pra popullin e shçetësonë figura e tije intelektuale, interesat e tije sociale. Mënyra se si përzgjidhen e votohen nga partia që nuk ndryshon aspak nga mënyra e përzgjedhja nga partia punës shqiperisë socialiste.
Nëse do kishim deputet me kontribute të një nivelit akademik ku për veç shpërblimit të punës studiuse të përdiçme të tijë dhe mjaftonte të trajtohen me plus dhe me një rrogë depudeti dinjitos pa u joshur nga 1000 euro apo 10000 euro të tregetarve te cilët duan të bëjnë ligje në interes të bisnesit të tyre, apo te ndërtohen skema korruptive në realizimin e tenderimit, për të cilënë egzistojnë modalitete shteruese qe nuk lejojne fiktivitetin e korrupsionin dhe parandalojnë ndërtime në infrastrukturë që bëhen vetëm për kohën me diell narujt zoti po t’na bjer shi, e të përfaqësojnë direkt vetëm interesat kombëtare e sociale.
Te dy kolege fashista si kjo si Edvinrama, te njejtat levizje ligjore kundra drejtesise.
Pushtetare te te gjitha vendeve, bashkohuni, tha
Sinjorina baxhelloni
Vota JO e italianeve eshte per te deklaruaren si ekstremisten e Djathte Georgia apo fort te perzemerten e ylberistit pa ngjyre e pertej te majtes e te djathtes, Edi Rama, qe pa pyetur per dhimbjet e hernies qe ja ka keputur legenin, ju ul ne gjunje mu ne mes Tiranes si me i ardhur Shen Maria.