Mazhoranca qeverisëse paralajmëron një reformë të re, që ka të bëjë me transparencën e qeverisjes.
Mësohet se reforma për transparencën do të jetë një punë e përbashkët qeveri-parlament-parti për t’u përgjigjur rekomandimeve të raporteve të ndryshme ndërkombëtare, të cilat kanë pasur vërejtje për proceset vendimmarrëse në pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ. Ndërhyrja parashikohet në disa drejtime.
Së pari: ka të bëjë me miratimin nga qeveria/Kuvendi të rregullave të reja ku çdo dokument/ ligj/vendim/tenderim të jetë i gjurmueshëm në faqe publike dhe elektronike.
Së dyti: qeveria vetë do të ketë një kurs krejt tjetër në përfshirjen e publikut dhe medias në veprimtarinë e saj. Kjo do të përfshijë formate më të shpeshta të konferencave të shtypit si dhe të përgjigjeve ndaj kërkesave për informacion.
Të paktën ky është parimi i deritanishëm, e megjithëkëtë në Kuvend ata që kanë dijeni për këtë reformë, rezervohen për të dhënë më shumë detaje, të cilat do të publikohen nga kryeministri në ditët e ardhshme.
“Qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicie të re sa i përket transparencës. Për më tepër do të dëgjoni në vijim. Këteë hap duhet ta hedhim me guxim në këtë sesion parlamentar, pavarësisht temperaturës politike që do të vijë duke u rritur, sa më shumë që u afrohemi zgjedhjeve. Rasti i fundit i eksportit të mbetjeve të dyshuara si mbetje të rrezikshme ështe një ilustrim i mirë për këtë. Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtorëve pa pritur të thonë fjaleen e tyre institucionet qee po merren me investigimin ndeerkombeetar si OLAF dhe atee tee brendsheem, pra prokuroria shqiptare, eeshtee rast tipik i politikees pa fakte, por me aludime spekulative. Nuk i vlen askujt kjo lloj politike”, tha Niko Peleshi dje në fjalimin e parë të tij si kryetar i grupit parlamentar të PS-së në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni të ri parlamentar.
Deklarata e kreut të ri të grupit socialist, Niko Peleshi, bërë nga foltorja e parlamentit, në nisje të sesionit të ri plenar për një nismë ambicioze të mazhorancës, erdhi fill një ditë pas ‘retrat’-it qeveritar në Dajt. Mes direktivave të Kryeministrit Rama ishte kryesorja ajo për një strategji të re komunikimi publik dhe ku kërkoi angazhim më të madh nga ekzekutivi e të gjitha strukturat e partisë.
Mësohet se nisma e socialistëve synon t’i ofrojë qytetarëve akses më të madh e më të shpejt në informacione e të dhëna shtetërore, duke rritur kështu transparencën publike të institucioneve shtetërore e rrjedhimit edhe llogaridhënien. Me këtë nismë, e cila është ende e paqartë nëse do të marrë apo jo formën e një reforme të mirëfilltë, mazhoranca paralajmëron ndryshime ligjore në ligjin për të drejtën e informimimit. Nismën e komentoi edhe ministri i ri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin në punimet e Komisionit të Veprimtarisë prodhuese, duke e cilësuar si një hap të madh drejt transparencës.
“Edhe dje në fjalën e kryetarit të grupit parlamentar të PS sa i përket kësaj transparence, javët dhe muajt në vijim do të jenë një hap tjetër i madh. Shërbimet ‘online’ janë një hap drejt transparencës”, deklaroi ministri Taulant Balla.
j.l./ dita
Nuk arrij ta kuptoj se çfare transparence do bejne hajdutet e qeverise duke filluar nga K/M ! Po mire mungesa e ligjit te transparences i ka bere deri tani keta hajdute ? Simbas mendimit tim edhe Arben Ahmetaj duhet te shpallet jo fajtor sepse paska munguarligji qe ai te ishte transparent ?! Po nuk u hoqen te gjithe (ama te gjithe pa perjashtim ) pushtetare e ish pushtetare Po nuk erdhi nje brez i ri i ardhur nga diaspora , (jo te thirren me emra si beri Nano me Ramen apo si beri Rama qe na solli gjeniun Fate) ne kurre, kurre nuk do ecim perpara. Po qe se shtypi qe quhet pushteti i 4 nuk do fshije komentet qe i ben qeverise, partise qe simpatizojne apo drejtuesve te tyre ,po qe se shtypi lejon te komentojne vetem njerez si 2 pikpyetja , si treni apoLuli e ai fjala me vend qe kane per detyre vetem ti mesojne njerezve “analfabete” qe nukdine te flasin me nje fjalor qe s’ua ka mesuar nena ai ligj eshte nje zero pastaj shumezimin beja me ç’do numer sepse rezultati dihet.
propoganda dhe transparance nuk mund te bashkejetojne. nese ka transparence sdo kete nevoje per propogande dhe censure. me kujtohet ai kodi etik i ministrave qe u servir nga KM ne 2013. Ministrat do te udhetojne me autobus; nuk lejohen familjaret ne udhetime pune; udhetimi me avion ne kategorine ekonomike; dhuratat do te dorezohen ne shtet dhe jo te mbahen per vete etj etj
kur ka arritur fundi i konsumit te pushtetit, levizje dhe reforma te tilla jane boshe dhe pa perfitim per publikun.
Kjo reforme parashikon qe timonin,dhe tepsine e bakllavase ta drejtoje dhe ta haje vetem sulltanpiktori!?
Ky psikokleptokrati do beje Reforme te Transparences se Qeverrisjes,,dmth popullorce ky nuk do i veshi me brekushet mbare,por me astaret e xhepave jashte,qe populli te shoji qe nuk ka vjedhur,.
Huqi kurves dhe huqi Hajdutit nuk mbahen.
Ketij Edi Rames nuk i durohet hypokrizia,
Te rrije Edi Rama pa vjedhur eshte si te betohet ujku qe nuk do haje mish.
Shih te vjedhesh ato zgjedhjet,se po u rrezove nga pushteti,me keto hajduterira,me keto hypokrizira,,Ty populli do te shqyeje o birbo!
Transparenca e qeverisjes eshte thelbi i qeverisjes se mire e demokratike dhe nuk arrihet brenda nates,ligjet e rregullat e forta ndihmojne.Problemi eshte se duhet te ndryshoje mentaliteti i gjithe administrates nga me i fundit tek KM dhe Presidenti.Ekziston korrupsioni gjithandej ne Administrate,Shendetesi,Arsim,me pak se ne qeverisjen e Saliut por serish ne nevel te larte Shumica e qytetareve jane te pakenaqur nga sherbimet eAdministrates por me mencurine tyre e kuptojne se Saliu me te vetet eshte me keq dhe e con me lart vjedhjen e korupsionin ndaj nuk e votojne.Hall me burre e hall pa burre ,hall te mos martohesh kurre.
Ti Arber qenke shume i zgjuar, ti i jepke zgjidhje ne sekonda problemeve. Se ç’hyn Saliu ne kete mes ti e din! Ti me shoket tuaj patronazhiste duke futur ne ç’do diskutim Saliun kerkoni tifusni friken popullit se po iku Rama vjen Saliu a thua mbaruan intelektualet