Kryeministri Edi Rama reagoi në platformën “X” mbi propozimin e Partisë Socialiste mbi Reformën Territoriale.
Sipas tij, “dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin”.
Rama theksoi se “të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve – ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat”.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, që tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrsisht e keqe për “regjimin”.
Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur.
Një, sepse dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin.
Dy, sepse sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore – për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë.
Tre, sepse as në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë.
Nga ana tjetër të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve – ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat.

O sulltanpiktor!E ke humbur si Xhafa simiten!Pa mbyll nje sherr hap tjetrin!?Po me kosullaten Serbe ne Shkoder dhe harten elektorale te pushtetit lokal cfare pate!?Nuk mund ti trajtoje kur te ikte vapa!?
Ju qe beni komente dhe nuk e keni idene se cfare po propozohet, ashtu si edhe une, dhe perse po sugjerohen ndryshime ne bashkite duhetv te sillni fakte perse kundershtoni. A dini apo keni degjuar gje? Na e thoni edhe ne. Por logjikisht, ka shume faktore qe percaktojne ndarjetv e bashkive, por faktoret kryesore jane te lidhura me sherbesat e bashkive ndaj qytetareve, me spitalet, me shkollat, me manaxhimin e shume te tjera. Prandaj, mos shpejtoni te merrni guret dhe druret dhe te qelloni ne ajer si Sanco panco – Donkishoti. Ka nga ata qe vazhdojne te jetojne me bajraket, me mehallat dhe me krenet e fiseve dhe cdo ndryshim ju duket sulm mbi keto krijesa te kohes se shqiptareve pa qeveri, pa bashki dhe me vetqeverisje dhe vetgjygjesi. Keto kane qene ne kohen e Sulltan salepit. Tani po bejme perpjekje te futemi ne BE, dhe duhet te pershtatemi, te bejme ndryshime, te ecim perpara drejt me te mires.
“Vajtorët dhe vajtojcat…”, togfjalëshi i ri i shpikur nga mendja perverse e kucovllehut atdhacak ne Shurrel, i cili ende provon qe shqiptarve tua shes mutin per çokollate.
Kaq e lehtë paska qene te pushtosh dhe te mbash nen pushtim Shqiperine londineze dhe shqiptaret e saj?!
Vendosni parlamentin me 80 deputet dhe bashkite aq sa kane qene rrethet ne vitin 1989, 30-32 bashki per 2.5 miljoe shpirtrat megjithe ata qe duan te hane , pine dhe q… ne bulevard. atyre po, plotesojuani kushtet. 80 deputet dhe 30 bashki, kaq i duhen Shqiperise, te tjerat jane kerkesa te atyre qe u iken karrikja dhe rushfeti. Dhe nje vrejtje per kete “Rrofte Shqiperia” : fjalen vjatoret dhe vajtojcat nuk e ka çpikur Rama por ka shekuj qe egziston ne fjalorin e gjuhes shqipe, por ti si duket je i ri dhe s’ke lexuar apo prinderit e tu kane qen elifmatrak fare nga trashegimia e gjuhes amtare. O po u bete te gjith filozofe si thoshte dikur Marksi per Dickenin “filozof pa tru” . Ju ngrita larte, me duket !
Per ty “pa emer:,
Mbete ne referencat e Marksit tere jetën o butak pa identitet kombëtar. Sepaku te na sjellje ketu qëndrimet antishqiptare te Marksit tend, o qenje per keqardhje. Fillo mendo me tru , e majfte mendove me barkun te pangopur qe përpunon e dhjen gjihandej, o zvarranike!
Këto reforma nga çdo shtet ku janë marrë në çdo sferë ka patur qëllim gjoja kursimin por në anën tjetër janë përkeqësua shërbimet dhe kanë sjellë dëme duke ç’vlerësu x zona mjedisore dhe problemet financiare prap nuk janë zhgjidhë si pasojë e keqpërdorimeve burokratike
vazhdon e tallet. Kot te komentosh
Ky duhet qerruar sa me pare
Degjova nje interviste te zotit Rama me nje gazetar kodosh.Midis te tjerash ki rru8fjan ne krye te swhtetit tha:-Problemi Shqiprise jane shqiptaret!
Po shko e gji nje popull tjeter!C`ju ke ngjituyr ketij populli si mut pas kpuce.
Edi ! Mos u lodhe kote me reforma, ato jane te vlefshme per popuj te qyteteruar dhe jo per barinjte e maleve. Ky popull eshte mesuar dhe shum i kenaqur, qe per qe per jastek te kete nje kerc. , Te jetoje ne bajraqe, ku vetem bajraktari vendoste se cili bujk do te ndertonte oxhak. Ti punon e insiston qe ky popull sa me pare te futet ne BE dhe mire e ke. po di dhija c’eshte tagjia ?
Po rrjedh progresivisht. Po rëndësi ka të paguajë faturen një me një.
O Kerme kryeminister, ti e kalove ligjin ne parlament dhe tani po thua qe njerzit le ta diskutojne per 60 dite? U gjen epitete fyese te gjithe atyre qe protestojne por edhe u thua Bujrum protestuesve ne Tirane, bujrum protestuesve brenda PS dhe ben sikur cdo gje eshte normale….ti o ke lajthitur nga mendja e kokes dhe nuk e kupton ku e ke katandisur vendin ose je nje mjeran qe e kupton qe te erdhi fundi por nuk ke guzim te largohesh sepse ashtu si Sali Berisha e din qe largimi nga politika do te thote BURG dhe kthim i te gjitha miliardave eruro te vjedhura te i zoti POPULLI SHQIPTAR
O Sulltan Salepi nderro mallin se vajte per lesh me gjoth PS
Ore gjigande nuk u bene si shume sorra, vajtica, cyryke ne ate vende dhe vetem ti ngele gjeni?? Ore shtrohu 2 jave te spitali 5 se ndoshta kthjellohesh dhe nuk te duken njerezit kaqe te keqije. Apo kur te vine votimet u lavderon prape se te dyhen?
Te lumte o “Patriot” per komentin qe ke bere…
Diella nuk eshte as sa 1% e komentit Tuaj…
Sa pusht i ndyre eshte ky pervers
IK O LUGAT ME SYZE…..
Cdo projekt i joti eshte djallzor, per te zgjatur e ruajtur karrigen. E per cfare konsulte e ke fjalen , kur diskutimet ne gjithe bashkite u bene dhe ti e ke derguar draftin per votim ne parlament. Dhe delet qe ke atje, te cilet i ke vene me doren tende do ta votojne pa tjeter. Po e ngarkon shume veten o i madherishem, nuk e di nga tejngopja me pushtet, apo nga keshillat qe te japin ata qe nuk ta duan te miren. Prej 20 e ca vitesh qe je kryetar i PS, nuk ka bere vaki te digjet as individualisht nje tesere partie dhe jo me masivisht e publikisht si ne Polican. Kjo nuk tregon fundin e PS, por fundin tend!
ky eshte komplet ne nje dimension paralel…
Shenjat i ka dhene, C’beri disa muaj me perpara, Shkoi ne disa bashki dhe kerkoi shkarkimin e keshillave bashkiak. Nje nderhyrje antiligjore mbi pushtetin lokal. Merr kadastrat dhe i shperngul ne Tirane.
Tani si me rafinuar qe eshte, kerkon ta sanksionoj me ligj, qe e quan reform. Populli i dha shumice e votave (timonin dhe tepsine) qe te luftonte te keqen (Saliun), ky e keqperdori per te forcuar karrigen te vjedhi pa u shqetesuar.
E di ai me cfare populli ka te bej. E kane provuar dhe te tjere para tij. Xhaxhi hoqi oborrin koperativist, ku fshatari plotesonte nevojat e tij. Kishte hall se borgjezohej fshatari. Shkoi deri aty sa beri dhe tufezimin e bagetise. Per turp te zotit, shkonte fshatari te kerkonte qumesht ne qytet. Populli shqiptar si dele, pret kasapin e rradhes. Do hame bar dhe parimet nuk i shkelim.
Ndoshta ven mend votuesit ne keto zona, si policani, patosi, divjaka qe kane qene hambari i votave. Nese nuk e bejne, ajo shprehja qe permenda me siper ne vend te barit do ta korrigjojme me m.. Ate te hane nese nese nuk e bejne.