Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Basha i falenderoi për Reformën Zgjedhore, delegacioni i BE dhe SHBA: S’kemi ndërmjetësuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Basha i falenderoi për Reformën Zgjedhore, delegacioni i BE dhe SHBA: S’kemi ndërmjetësuar
Politike

Basha i falenderoi për Reformën Zgjedhore, delegacioni i BE dhe SHBA: S’kemi ndërmjetësuar

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Delegacioni i BE në Tiranë dhe Ambasada Amerikane kanë hedhur poshtë deklaratat e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Lulzim Bashës, ndërkombëtarët janë përfshirë në ndërmjetësin mes palëve për të bindur PS, që të arrijë dakortësinë për Reformën Zgjedhore.

Delegacioni i BE dhe ambasada Amerikane shprehen se nuk kanë ndërmjetësuar për Reformën Zgjedhore.

- Publicitet -

Reagimi i BE

“Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve’, thuhet në reagim.

Reagimi i ambasadës së SHBA-s

Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi.

Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim, shprehet ambasada e SHBA.

Deklarata e Lulzim Bashës

Kreu i PD, një ditë më parë (15 janar) në një prononcim për mediat, është shprehur se PD “në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”.

“Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, deklararoi Basha.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    January 16, 2024 at 12:41 pm

    I gjyshi komunist!Lulbrava po ta fut me shume!Me Bardhemin harxhon kohe kot!

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2024 at 5:45 pm

    C’fare ka per cudi ?.Cudi eshte qe Berisha ligjeron me shume se kurre me gjithe ato krime qe ka bere.Fatmir Lohja kur shprehesh me fjalen”lulbrava” tregon qe je duke I sherbyer Berishes,sepse ai e perdori kete shprehje.Kjo tregon qe Berisha eshte pjese e PS-se sepse zotrote Lohja je me Edi Ramen qe nuk do opozite.

    Reply
  • Aldrin says:
    January 16, 2024 at 6:26 pm

    Basha falenderon Ramen per reformen zgjedhore.
    Basha nuk e pa njehere deren e drejtesise. Te varfrit votues e hengren ate te Bashes me pallatin e Vlores.
    E prishi Rama, deren e gjyqit nuk e pa as Basha, as ai qe dha lejen, po e hengri mileti qe i pagoi Bashes 25 milione euro
    Per rrugen e Kombit Basha nuk u procedua asnjehere
    Aq me teper per mareveshjen e Detit me Greqine.
    Tani na doli reformist me Ramen
    Ha bar popull qiptar

    Reply
  • capi says:
    January 16, 2024 at 7:34 pm

    U be dhe pazari i rradhes. Do ti kete hedhur ndonje kocke Rama, dhe ky gati eshte. Do te marre ndonje tender kunati. Shikoni kur te shtoje ndonje kat pallati Lulja pas ca kohesh.
    Nuk na tha kur do te bjer dakort me Ramen per vetingun e politikaneve, apo e kishte si zhurmuse.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?