Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Refuzimi i Kurtit\ Rama nuk e anulon vizitën. Nesër do jem në Prishtinë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Refuzimi i Kurtit\ Rama nuk e anulon vizitën. Nesër do jem në Prishtinë!
KryesorePolitike

Refuzimi i Kurtit\ Rama nuk e anulon vizitën. Nesër do jem në Prishtinë!

Published: July 5, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se nesër do të jetë në Prishtinë, si pjesë e turit rajonal në prag të samitit të procesit të Berlinit.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, shefi i qeverisë ka preferuar të mos replikojë në distancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke sqaruar në mënyrë lakonike se agjenda e tij nuk ndryshon.

“Për sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë”, tha Rama.

- Publicitet -

Vetëm pak ditë pasi deklaroi të mbyllur misionin e nismës “Open Ballkan”, kryeministri Edi Rama do të nisë nesër një tur në të gjitha kryeqytetet e rajonit, për të diskutuar samitin e procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet në Tiranë në muajin tetor.

Të enjten, Rama do të takojë homologun e tij në Maqedoninë e veriut, si dhe do të shkojë në Prishtinë, ndërkohë që ditën e premte do të takojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, do të ndalojë në Sarajevë e Podgoricë.

Vizita e Ramës në Prishtinë është ndoshta më e rëndësishmja, pasi vjen në një moment tensionesh mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, për shkak të situatës në veriun e vendit. Nga ana tjetër, kjo vizitë e kryeministrit Rama vjen vetëm pak javë pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare.

Edhe takimi mes kryeministrit Edi Rama e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, është i pari pas tensioneve Prishtinë-Beograd, si dhe rrëmbimit të 3 policëve shqiptarë nga forcat serbe.

 

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Pensionisti on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  4. MR KORRUPCIONI on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  5. Phoenix on Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?