Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Regjistrimi në zgjedhjet e 11 majit, deri më tani kanë aplikuar 339 emigrantë, ja 4 shtetet që kryesojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Regjistrimi në zgjedhjet e 11 majit, deri më tani kanë aplikuar 339 emigrantë, ja 4 shtetet që kryesojnë
Lajmi i funditPolitike

Regjistrimi në zgjedhjet e 11 majit, deri më tani kanë aplikuar 339 emigrantë, ja 4 shtetet që kryesojnë

Published: January 11, 2025
Shpërndaje

Emigratët shqiptarë duke nisur nga dita e sotme, 11 Maj, kanë mundësinë të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 maj. Janë zgjedhjet e para në vend, ku diasporës i jepet mundësia për të hedhur votën e tyre.

Mësohet se deri më tani kanë aplikuar në PER 339 shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Emigrantët që kanë aplikuar më shumë janë nga: Gjermania, Italia, Britania, Greqia.

- Publicitet -

Hapat e aplikimit

Ditën e sotme ka nisur procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe duan të votojnë më 11 maj.

Faqja zyrtare kqz.gov.al ka hapur seksionin e regjistrimit të emigrantëve për të votuar nga jashtë vendit. Çdo emigrant që më 11 maj ka të drejtën për të votuar, duhet të regjistrohet ‘online’, në mënyrë që marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor në vend, ku merr pjesë edhe diaspora.

Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që mjafton të ketë internet dhe një kamera. Si fillim, emigranti duhet të krijojë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni, ose një ‘email’, si dhe të dhënat personale, nga ditëlindja, vendlindja, numri personal.

Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij të gjallë përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë. Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta pranohen edhe nëse iu ka skaduar afati.

Dokument tjetër me rëndësi, është një vërtetim se personi banon aty ku thotë. KQZ pranon dokumente të shumëllojshme, nga dokumentet e pronësisë, tek qiramarrjet apo faturat e ujit, gazit, energjisë, apo çdo abonim tjetër, përfshirë dhe dokumentet bankare. Adresa është e rëndësishme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i dërgojë fletën e votimit aty ku ai jeton.

Brenda 5 ditësh, KQZ-ja do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri.


i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • capi says:
    January 11, 2025 at 4:41 pm

    Nje keshille kisha per emigrantet, nese me lejohet. Te kene kujdes me te dhenat personale. Nuk di nese ka ndonje dokument ose deklarate te qeverise shqiptare rreth privatesise, qe eshte normale kur mblidhen te dhenat personale. Panvarsisht edhe si kur te kete, kane dhene prova qe nuk jane ne gjendje ti ruajne, Jane fare te pa pergjegjshem. Kujtoni cfare doli ne medja dy a tri vit perpara. Dolen tabela me te dhenat personale te qidra mijra vete. Ishin disa hakera iranian nga bodrumet e ndonje ministrie.
    E dyta, PD ka propozuar qe votat e diaspores ti numerojne komisioneret e partive dhe jo komisioni zgjedhor. Ideja gjasme eshte e PDs. Po nuk do jete problem qe PS te bjeje dakort, sic ka ndodhur me pare. Dhe rezultati dihet, vidhen votat e partive te vogla. Te mos dale ndonje ketu e te thote qe nuk ka ndodhur.
    Se treti nese e keni mbushur mendjen, votoni per partite e vogla, te prishet ky ekujliber qelbesirash.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    January 12, 2025 at 4:14 am

    Votimi i emigrantëve do të jetë kundër të dy partive banda që e vodhën këtë popull dhe e shkatërruan këtë vend si asnjë pushtues.

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2025 at 7:55 am

    NQS Vota e emigranteve nuk lexohet drejt,behet baterdia,,Shtremberohet Rezultati i Zgjedhjeve,sepse jane 3,5 miljon emigrsnte te rregjistruar per votim.Mendimi im eshte Vota emigranteve te lexohet nga nje panel i gjere i perfaqesuesve te gjitha partive pjesemarrese ne zgjedhje.Jo vetem PS-PD.Dy perfaqesues eshte kollaj te korruptohen,ose te komplotojne ne dem te partive te vogla,.Ne 1997 kam qene perfaqesues i Ballit ne KZAZ,Nga qendra Votimit na vjen Proces-Verbali qe nxirrte Fitues ne ate qender Votimi perfaqesuesin e PD me nje numur minimal votash,le te themi 3-4 vota,.Nje kuti ishte e shqyer,pa vule.Perfaqesuesja e PS ne Ate Qender Votimi na tha qe ate kuti e kishte shqelmuar perfaqesuesi i PD ne Qendren e Votimit,qe ishte nje Person Problematik.Dy ishin opsionet:Ose te pranohej Proces Verbali i Qendres Votimit ,Ose te hapashin kutite dhe te rinumuroheshin te gjitha votat.PD-PS rane dakord ti binin shkurt dhe te pranohej proces-verbali.Tre parti te majta PSD,Aleanca Demokratike dhe nje tjetr nuk ishin dakord.Perfaqesuesi i PD afrohet tek une dhe me thote:-Keta komunistet duan te permbysin Rezultatin,por Ne nuk do pranojme te rihapen kutite.Mirepo Une e urreja Partine e rrugaceve dhe Malokun me shume se cdo komunist,.U hodhen Opsionet ne Votim dhe fitoi me nje vote Opsioni i Hapjes se kutive dhe Rinumurimit te votave nje per nje. Gjithe naten rinumuruam votat deri ne 5 te mengjesit dhe doli qe Kandidati i PS ne Ate Qender Votimi fitonte me diference 180vota karshi Ati te PD.I dhashe doren Kandidatit socialist qe priste prapa deres-E fitove Mandatin!
    Keta te PD dhe Legalitetit vlonin kunder meje:Tradhetar!U tregova rripin e pantallonave,,Rendesi ka qe fitoi E DREJTA.
    Tani Votat numurohen ne menyre elektronike,Kjo nuk e thjeshtezon numurimin e sakte,perkundrazi,E KOMPLIKON.Krijon mundesi per Manipulime elektronike.Partite e vogla pjesemarrese,sidomos keto te Rejat te ngulin kembe qe te kene perfaqesuesit e tyre ne Numurimin e Votave,.Sepse Hataja nuk behet ne Votim,por ne NUMERIM.

    Reply
  • Detari says:
    January 12, 2025 at 8:21 am

    regjistrimi eshte thjesht fasade, rama do votoje per ju, je regjistruar ose jo rama e di sa jane jashte vendit i ka te dhenat nga patronazishtat vendas dhe thjesht ploteson vota qe i duhen ashtu si votimet e kaluara me Biden ne amerike.

    si do i vertetoni votimet elektronike?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?