Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik
AktualitetEkonomi

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

Published: December 19, 2025
Shpërndaje

Një sërë zonash minerare të shfrytëzuara ndër vite dhe tashmë jashtë aktiviteti të vendosura në rajone të ndryshme të vendit duhet të rehabilitohen për të rritur sigurinë e mjedisit dhe shëndetit publik. Qeveria pranon në Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026-2040 një seri sfidash me të cilat duhet të përballet ky sektor ku bën pjesë edhe rehabilitimi i zonave ku dikur aktiviteti minerar ka qenë mjaft intensiv.

“Trashëgimia historike e veprimtarive minerare, e akumuluar për dekada pa standarde bashkëkohore teknike dhe mjedisore, ka lënë pas një gjurmë të thellë ndotjeje, veçanërisht në zonat e Bulqizës, Rubikut, Kukësit, Korçës, Rehovës, Pogradecit, Hasit, Ersekës, Munellës, Mamëzit, Mëzezit Memaliajt, Kurbneshit, etj, ku depozitimet e mbetjeve minerare, dambat, sterilet dhe drenimi i ujërave acide te ndotura me metale të rënda vazhdojnë të përbëjnë rrezik për tokën, ujërat nëntokësore dhe shëndetin publik”, thuhet në dokumentin e nxjerrë për konsultim.

Po kështu duke referuar një studim të Bankës Botërore qeveria pranon se kostoja e rehabilitimit të këtyre rajoneve mund të kapë shifrën 100 milionë euro.

- Publicitet -

“Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, duke marrë konsideratë edhe faktin, që procesi i mbylljes së minierave jo efektive nuk është realizuar konform praktikës Evropiane, kostoja e rehabilitimit dhe rikuperimit të plotë të këtyre zonave tejkalon 100 milionë euro, çka e bën këtë ndërhyrje një prioritet strategjik kombëtar për periudhën 2026–2040 dhe një komponent kyç të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe të Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike dhe Rritjen e Qëndrueshme 2023–2030”, nënvizohet në strategji.

E njëjta vë theksin tek masat që duhet të merren s ai takon përmirësimeve ligjore dhe përpjekjeve institucionale, të cilat janë marrë edhe më herët në zbatim të Direktivës 2006/21/KE për menaxhimin e mbetjeve të industrive nxjerrëse mbetet i pjesshëm.

Sipas dokumentit shumë impiante përpunimi dhe depozitime historike minerare vazhdojnë të operojnë me sisteme të pamjaftueshme sigurie, pa monitorim të rregullt, pa sisteme paralajmërimi të hershëm dhe pa plane emergjencash të certifikuara në rast përmbytjesh ose kolapsesh strukturorë. Kjo situatë përbën një rrezik të vazhdueshëm jo vetëm për mjedisin, por edhe për komunitetet që jetojnë në afërsi të zonave industriale.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dënohen krerët e UÇK, reagon Edi Rama: Marre!
  • Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  • Gjyqi në Hagë, bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar
  • REL: Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Gjyqi i Historisë
  2. Konfuzion si popull on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  3. Detari on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. DITË ZIE PËR UDBASHËT on Gjyqi në Hagë, bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  5. demo on Gjyqi i Historisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?