Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rekord i ri/ Ja sa ka zbritur monedha EURO sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rekord i ri/ Ja sa ka zbritur monedha EURO sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë!
EkonomiKryesore

Rekord i ri/ Ja sa ka zbritur monedha EURO sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë!

Published: July 22, 2022
Shpërndaje

Euro e mbylli këtë javë me një rekord të ri në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 116.85 Lekë, nga 117.25 Lekë që kishte qenë kursi i monedhës Europiane në fund të javës së kaluar. Agjentët besojnë se në këtë periudhë kursi i Euros do të vazhdojë të jetë në efektin e faktorëve sezonalë, të lidhur kryesisht me turizmin.

Të dhënat e deritanishme dëshmojnë për një rritje të ndjeshme të turizmit në pjesën e parë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e INSTAT, për periudhën janar-maj, numri i vizitorëve në strukturat akomoduese është rritur me 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë rritur me 55%.

- Publicitet -

Në tërësi, pozitat e forat të Lekut në pjesën e parë të këtij viti besohet se janë mbështetur edhe nga një përmirësim në bilancin e pagesave, që, të paktën deri në fund të tremujorit I, dëshmohet edhe statistikat e Bankës së Shqipërisë (deficiti i llogarisë korrente u ngushtua 22% me bazë vjetore).

Aktualisht, kursi EUR-LEK paraqitet në rënie me 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke pasur parasysh tendencat historike në këtë periudhë të vitit, ekspertët e tregut presin që Euro të pësojë ende një rënie në javën e fundit të korrikut dhe në pjesën e parë të muajit gusht, ndërsa më tej, deri në fillim të vjeshtës, mund të ketë një korrigjim të lehtë në rritje, duke paqyruar zbehjen e faktorëve sezonalë.

Një zhvillim i rëndësishëm i lidhur me Euron ishte rritja e normës bazë ditën e djeshme nga Banka Qendrore Europiane. Në teori, rritja e normës bazë të monedhës ndikon që mbiçmimin e saj në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Por, ekspertët nuk presin që kjo lëvizje të ketë ndonjë ndikim në kursin me Lekun, që mbështetet kryesisht në raportet e kërkesës dhe ofertës në tregun e brendshëm.

Rritja e normës bazë të Euros mund të japë më shumë ndikime që kursin e valutave të tjera të rëndësishme ndaj Lekut. Duke qenë se Euro është valuta referuese për ekonominë shqiptare, kursi i të gjitha monedhave të tjera përcaktohet nga raporti i tyre me Euron.

Zakonisht, tregjet e huaja lëvizin mbi bazë të pritshmërive dhe rritja e normës bazë të interesit nga BQE-ja ishte faktorizuar prej ditësh në kursin e këmbimit mes Euros dhe Dollarit.

Pasi 10 ditë më parë preku nivelet më të ulëta historike ndaj dollarit, në vijim Euro fitoi lehtësisht terren ndaj monedhës së gjelbër, mbështetur pikërisht në pritshmërinë (e paralajmëruar nga vetë BQE) e rritjes së normave të interesit.

Kjo u reflektua edhe në një rënie të lehtë të kursit USD-LEK. Dollari e mbylli këtë javë në vlerën e 115.1 Lekëve, nga 116.72 Lekë që kishte qenë në fund të javës së kaluar./MONITOR

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Shqiponja says:
    July 22, 2022 at 6:35 pm

    Kjo eshte vjedhje sa here qe vijne emigrantet ne atdhe kjo pune ndodh sa te ikin atehere garipat do ngrene euron per ta shitur me shtrenjte. O qeveri leshi ne qofte se ulet euro duhet te ulen edhe cmimet.

    Reply
    • Ben Lapraksi says:
      July 24, 2022 at 9:38 am

      Nuk e ka ul qeveria Euron. Por kerkesa e Rusise per te blere gazin dhe naften e tyre ne Rubla. Shume shtete te Europes kane bere marreveshje me Rusine qe mos ta blejne më me Euro.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?