Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rekord në rajon/ Shifrat e KE: Borxhi publik në Shqipëri arrin në 82.7% të PBB-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rekord në rajon/ Shifrat e KE: Borxhi publik në Shqipëri arrin në 82.7% të PBB-së
EkonomiKryesore

Rekord në rajon/ Shifrat e KE: Borxhi publik në Shqipëri arrin në 82.7% të PBB-së

Published: July 18, 2022
Shpërndaje

Borxhi që qeveria ka marrë për të kryer shpenzime shtesë që nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat buxhetore vlerësohet të ketë arritur në 82.7% të prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë 2022, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe para kandidate.

Ky është niveli më i lartë në rajon, duke ia kaluar edhe Malit të Zi, që deri tani kishte borxhin më të lartë deri tani.

Sipas raportit të Komisionit Europian, stoku i borxhit publik u rrit në 82.7% të PBB-së, në rritje nga 74.9% në tremujorin e mëparshëm dhe 68.8% të PBB-së një vit më parë.

- Publicitet -

Ndërsa Ministria e Financave, në buletin e borxhit publik e raporton nivelin e borxhit në nivele shumë më të ulëta prej 69.5% të PBB-së në tremujorin e parë 2022, në rënie nga 73.1% në fund të vitit 2021.

Në rajon, nivelin më të ulët të borxhit publik e ka Kosova, me 20.3% të PBB-së, Bosnjë Hercegovina (35.4%), Maqedoni e Veriut (47%), Serbi (56.5%), mali i ZI (76.6%).

Në vitin 2020, të gjitha vendet e rritën borxhin publik, teksa qeveritë hartuan paketa ndihme për të mbështetur ekonominë që u godr nga karantinat për frenimin e përhapjes së Covid-19. Rekordin e arriti Mali i Zi, që e çoi borxhin në mbi 100% të PBB-së. Shqipëria, ndonëse e rriti borxhin dha paketat më të ulëta të ndihmës me rreth 1% të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtare.

Më pas, me rimëkëmbjen e ekonomisë borxhi filloi uljen në të gjitha vendet, por në Shqipëri, sipas shifrave të Komisionit Europian rezulton që tendenca është në rritje.

Fondi Monetar Ndërkombëtare e ka rekomanduar vitet e fundit qeverinë që të ulë borxhin publik, të përqendrohet në kryerjen e shpenzimeve të nevojshme dhe të orientojë një pjesë të të ardhurave për mbrojtjen e shtresave në nevojë.

Rreziku kryesor, sipas FMN-së, është që nëse ekonomia përkeqësohet, deficiti dhe borxhi do të vazhdonin të rriteshin dhe si rrjedhojë, qeveria nuk do të kishte para në dispozicion që të zvogëlonte efektin në ekonomi të kësaj goditjeje. Tashmë që inflacioni kërcënon të ngadalësojë ekonominë, një borxh i lartë nuk i krijon hapësira fiskale qeverisë për të mbështetur ekonominë dhe shtresat në nevojë.

Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën. /Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Arben says:
    July 18, 2022 at 7:10 am

    lidra global te gjithe si popull

    nen shembullin e te gjatit,

    me duket te gjatin.

    Reply
    • patrioti says:
      July 18, 2022 at 8:41 am

      Ore turko muti , nga cmendia po shkruan ? Na i perkthe nje cike ate qe ke shkruar , se asgje nuk kuptohet . Apo e ke menduar ne turqisht (gjuhe arrixhinjsh) dhe e ke shkruar ne shqip .

      Reply
  • Toni says:
    July 18, 2022 at 10:51 am

    Të jetë vërtetë borxhi 82.7%?Hajdutë,drogaxhij,kriminela sillni shpejt paratë në Shqipëri se është në prag të falimentimit.

    Reply
  • Taku i Ngjales says:
    July 18, 2022 at 11:31 am

    Bravo , mjafton qe per gjerat negative jemi te paret ne rajon . Mjafton te kthesh renditjen me koke poshte dhe jemi te paret. Te paret per borxh , te paret per kriminalitet dhe droge , te paret per cmimin me te shtenjte te naftes, te paret per PPP , te paret per politikane sharlatane dhe hajdute . Tani dhe afganet dhe bangladeshasit thone qe nuk jetohet ketu se shqiptaret e shkrete e kane kuptuar me kohe.

    Reply
  • info analitike says:
    July 18, 2022 at 12:59 pm

    Ne llogaritjen e borxhit nuk besoj se figurojne parate qe jane kontraktuar ndaj PPP-ve ne vite.
    Me sa duket babezia per te vjedhur gjithcka e ka boshatisur kaq shpejt arken e shtetit sa po kerkojne ta mbushin me taksa absurde, rritje te kostos se karburanteve, amnistira fiskale e me radhe.
    Edhe keto para do te zhduken shpejt, po pastaj…..

    Reply
  • ab says:
    July 18, 2022 at 2:02 pm

    e pra e, e kishte fajin Saliu… keshtu na genjeu ky trimi qe erdhi me votat e popullit per te bere pune dhe shtet per popullin; dhe nga ana tjeter vetem po ndertohen pallate, vetem po vriten njerez, vetem po shkatrrohet infrastruktura, vegtem po rriten cmimet, dhe qershia mbi torte; ne gjithe kete kasaphane do lekalizoje edhe parat e e njerezve te botes se erret. dmth ky eshte i vendoru qe do ta gjunjezoje shqiperine ne piken qe nuk e ka bere asnje perandori me pare.
    tashme urojme dhe shpresojme qe vetem zoti te bej dicka per ne.
    Dhe ketij njeriu qe na genjeu ne kete fare feje, i uroj qe te kete nje jete shume te keqe dhe te kete sa me shume vuajtje per gjithe keto qe na tha se do bente e nuk ka bere asgje.

    Reply
  • dritan says:
    July 18, 2022 at 3:37 pm

    Prisni se nuk keni pare gje akoma , nuk kemi perse te cuditemi , kete gje na e tha me polt goje lideri yne i dashur dhe nuk bente shaka , pra ai na doli borxhit , fajin nuk na e ka ai , por t ja kerkojme vetes qe vazhdojme qendrojme ne llogoret dhe nuk nxjerrim as koken per te pare pertej PS, PD , apo LSI qe jane e njetja gje nje tufe hienash qe po na japin hakun e mendjelehtesise sone dhe peensionistet e shkrete akoma presin ate 3,000 lekesh te shkrete per te marre te pakten nje gjysem buke ne dite dhe ne rrime e veshtrojme akoma si teveqele dhe nuk ngrihet kush per ta shporrur kete skote hajnash qe as e vrasin mendjen per kete popull te tredhur

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?