Kryetari i Partisë së Lirisë ka përsëritur nëvojën ulëritëse për protesta në vend. Në një konferencë për mediet, Meta theksoi se kudo ka shkelje të ligjit dhe të të drejtave të qytetarëve, si dhe vjedhje.
Ai ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partidë Demokratike gjatë zgjedhjeve lokale të 2023, pasi e rëndësishme është fitorja e opozitës.
Meta: Vendi ka nevojë ulëritëse për greva dhe protesta kudo ku ka shkelje të ligjit dhe të të drejtave të qytetarëve tanë, kudo ku ka vjedhje. Ju e keni parë që edhe për meritë të vendimeve të papërgjegjshme të qeverisë përditë ka protesta dhe greva të fëmijëve, nxënësve, prindërve. Jeni njohur me vendimet absurde që s’kanë asnjë lidhje me kujdesin ndaj nxënësve dhe prindërve, siç janë aktet e fundit arbitrare të satra-qeverisë ku pasi ka filluar shkolla, kopshti në mënyrë arbitrare gjenden sebepe që nuk kanë lidhje me ligjin dhe cilësinë e edukimit për të bërë akte të tilla të cilat tregojnë edhe njëherë sesa e rëndësishme është e gjithë shoqëria të reagojë fort ndaj kësaj qeverie që sillet si një bandë dhe që është e gatshme t’u shkaktojë trauma edhe fëmijëve. Edhe aktet e gjykatës dje janë tërësisht të paligjshme dhe tregojnë një kapje nga ana e Qeverisë. Këto veprime të papërgjegjshme do ti paguajnë shqiptarët, pasi janë procese që kushdo mund ti fitojë shumë thjeshtë.
Do dilni bashkë në zgjedhjet lokale?
Meta: Ne kemi nisur përgatitjet për këto zgjedhje dhe shumë shpejt do të mbledhim edhe komitetin organizator të Partisë së Lirisë. Kemi ambicie shumë të forta për zgjedhjet që po afrojnë. Këto zgjedhje do të rivendosin edhe demokracinë vendore dhe llogaridhënien. Këto katër vite të një keqqeverisje totale kanë qenë të mjaftueshme për ti dhënë asaj ndëshkimin e merituar. Objektivi ynë kryesor është fitorja e opozitës, pavarësisht se çdo forcë politike ka ambiciet e saj. Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe faktorët e tjerë opozitarë që të mbështeten kandidatët më të mirë.
o.j/dita

Puna eshte se Ju nuk keni asnje peshe , dmth nuk keni asnje vlere aktuale . Mos i shko PD si pilaf se do e maresh me qafe .
I.Meta(Metaj)çdo ditë në konferencë shtypi dhe të njëjtat fjalë si në Presidencë,LSI,PL..dhe para militantëve në qarqe:
1.Deklaron fitore të opozitës së bashkuarë,por nuk thot se PL mund të fitoi ndonjë bashki e vetme.
2.Kërkon koalicion me PD e Saliut,por mesaduket nuk e pranon se do zgjedhin kandidat me PRIMARE.
3.Opozita aktuale nuk ka fituar as njëherë shumicën e bashkive në 32 vite.
4.Nëse PD e Saliut nuk fiton shumicën e bashkive do ket VOTBESIM,si përherë nuk jep dorheqjen.
5.Sb thot se po humbi në 2025 do tërhiqet nga politika.Por,kjo deklarat është e pabesueshme për rrenacakun Sb. Ai dha dorheqjen në 2013 por u kthye përsëri,në fakt nuk iku asnjë minutë nga PD.Të gjitha skandalet në PD janë 100 % të tijat,pasi L.Basha mbante vetëm vulën.
6.Opozita ka shumë PARTIÇKA aleate të PD.Veç PL besoi do kërkojnë bashki edhe N.Ndoka,F.Mediu,D.Shehi,A.Duka,Sh.Idrizi,Dule Greku,etj.Dhe merret me nd se si do drejtohen bashkit e këtyre..!!
7.SB & IM nuk llogaritin fare PD-në e Lulit me shumicën e deputetëve që mund të bashkojnë votat me PS për të nxjerr bllof Sb dhe Im.
-Besoi kemi për të parë e dëgjuar GALLATËN E OPOZITËS dhe fitoren 90 % të bashkive nga PS.