Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RENDITJA: Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat e shtresës më të varfër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > RENDITJA: Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat e shtresës më të varfër
EkonomiLajmi i fundit

RENDITJA: Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat e shtresës më të varfër

Published: November 16, 2026
Shpërndaje

Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varfër e popullsisë në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në vitin 2025, 20% e popullsisë me të ardhurat më të ulëta përfitonte vetëm 3.6% të totalit të të ardhurave pas taksave, sipas të dhënave krahasuese rajonale nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw).

Kjo është pesha më e ulët në rajon dhe dëshmon një shpërndarje më të pabarabartë te të ardhurave në dëm të shtresës më të varfër.

- Publicitet -

Treguesi mat se çfarë pjese te të ardhurave totale të popullsisë merr një e pesta e individëve me të ardhurat më të ulëta, pasi janë zbritur taksat dhe janë përfshirë transfertat sociale. Sa më e ulët të jetë kjo përqindje, aq më e vogël është pjesa e të ardhurave që përfiton grupi më i varfër në raport me pjesën tjetër të shoqërisë.

Në Shqipëri, për çdo 100 lekë të ardhura të disponueshme që siguron e gjithë popullsia, vetëm 3.6 lekë u takojnë 20% të individëve me të ardhurat më të ulëta, ndërsa 96.4 lekët e tjera shpërndahen te pjesa tjetër e popullsisë.

Diferenca është veçanërisht e madhe me Kosovën, ku një e pesta e popullsisë me të ardhurat më të ulëta përfiton 6.6% të totalit të të ardhurave pas taksave. Pesha e të ardhurave të kësaj shtrese në Kosovë është gati 1.8 herë më e lartë se në Shqipëri.

Edhe vendet e tjera të rajonit kanë një shpërndarje më të favorshme për grupin me të ardhurat më të ulëta. Në Malin e Zi, 20% e popullsisë më të varfër përfiton 4.4% të të ardhurave totale, në Bosnjë-Hercegovinë 4.3%, në Serbi 4.1% dhe në Maqedoninë e Veriut 4%.

Megjithëse diferencat me disa prej vendeve janë më të vogla se me Kosovën, Shqipëria mbetet e fundit në rajon për pjesën e të ardhurave që shkon te shtresa më e varfër.

Pesha e ulët e të ardhurave të 20% të popullsisë më të varfër është një tregues i rëndësishëm i pabarazisë ekonomike dhe i pozitës së dobët financiare të kësaj shtrese në raport me pjesën tjetër të shoqërisë.

Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat e

Një vend mund të ketë një pjesë më të ulët të të ardhurave për shtresën më të varfër, por një nivel më të lartë të ardhurash mesatare. Për të vlerësuar varfërinë reale duhen marrë në konsideratë edhe të ardhurat konkrete të familjeve, kostoja e jetesës dhe përqindja e popullsisë që jeton nën pragun e varfërisë.

Për Shqipërinë, të dhënat e vitit 2025 evidentojnë se grupi me të ardhurat më të ulëta merr një pjesë më të vogël të të ardhurave totale se në çdo vend tjetër të rajonit. Kjo e bën këtë shtresë veçanërisht të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve të domosdoshme, pasi familjet me të ardhura të pakta kanë më pak hapësirë financiare për të përballuar kostot e ushqimeve, banesës dhe shërbimeve bazë.

Treguesi ngre gjithashtu çështjen e efektivitetit të politikave të rishpërndarjes së të ardhurave, përfshirë sistemin e taksave dhe transfertat sociale, pasi diferenca mbetet e lartë edhe pas përfshirjes së tyre në të ardhurat e disponueshme të popullsisë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
  • RENDITJA: Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat e shtresës më të varfër
  • GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me dy vite burg
  • VIDEO: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE në Bruksel
  • Horoskopi 16 Nëntor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Tutu on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. TMTCash2 on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  3. News 24 on 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko
  4. Edi on Majko foli për “video erotike dhe korruptive”, përgjigjet Rama, i kujton “nudot e 2007-s dhe mamanë”. Por ka një dallim të madh
  5. Vlora 97 on “Nuk u kthyen me shpinë, por…” Çfarë ndodhi në stadiumin e Prishtinës gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?