Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RENEA në gjurmët e Ervis Martinajt, para zhdukjes takoi Avdylajt në Shijak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > RENEA në gjurmët e Ervis Martinajt, para zhdukjes takoi Avdylajt në Shijak
AktualitetKronike

RENEA në gjurmët e Ervis Martinajt, para zhdukjes takoi Avdylajt në Shijak

Published: October 7, 2022
Shpërndaje

Teksa janë mbushur dy muaj nga zhdukja e mistershme e biznesmenit të njohur të lojrave të fatit Ervis Martinaj, Prokuroria dhe Policia e Shtetit, kanë ngecur në një pikë fundore, që është zona e Shijakut. Së fundmi mësohet se RENEA ka zbarkuar pikërisht në këtë zonë për kontrollet për gjetjen e Ervis Martinajt apo personave që kanë dijeni për fatin e tij.

Shijaku, tregon lokacionin përfundimtar, ku është zhdukur Martinaj dhe këtu “mjegullohet” gjithçka.

Hetimet e kryera përgjatë kësaj kohe dhe pamjet e kamerave në vende të ndryshme kanë ndihmuar policinë, të ndërtojë intenerarin e lëvizjes së Ervis Martinaj. Aty ku hetimi nuk po përparon, është pikërisht zona e Shijakut.

- Publicitet -

Ende e paqartë nëse aty fshihet duke inskenuar gjithçka, apo është rrëmbyer dhe mbahet i gjallë apo personat që ai ka takuar atë natë e kanë ekzekutuar. Ervis Martinaj ka takuar për herë të fundit fisin Avdylaj në Shijak.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi.

Sipas burimeve të policisë, Martinaj, mbrëmjen e 8 gushtit, ka dalë rreth orës 18:30 nga ambjentet e një godine pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ku ai kishte një apartament.

Silueta e tij është filmuar nga një kamera sigurie e qendrës tregtare Ring Center. Martinaj shfaqet me syze dielli, tuta të shkurtra dhe me shapka. Teksa bën një lëvizje të shkurtër në zonë, aty vjen një automjet tip “Audi A8”, i njëjti mjet që është shfaqur ne 5 gusht në Hotel Adriatik në Durrës.

Sipas pamjeve filmike, Martinaj hipën në sediljen e parë dhe makina largohet nga zona e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, duke hyrë në rrugën e Laprakës.

Mjeti ka lëvizur fillimisht në drejtim të Kasharit. Personi që e shoqëronte të kërkuarin, dyshohet të jetë oficeri i arrestuar Jeton Lami.

“Audi A8” është ndalur më pas në ambjentet e një pike karburanti. Aty, Martinaj, dhe shoqëruesi i tij, kanë ndërruar makinë, duke  marrë për lëvizje një automjet tjetër.

Duke ndjekur intenerarin e lëvizjes së kësaj makine tjetër, ka rezultuar se Martinaj ka hyrë në zonën e Shijakut. Në këtë zonë besohet se i kërkuar është thirrur nga një person të cilin e ka njohur në ambjentet e burgut 302 në Tiranë, kur 40-vjeçari u mbajt 7 muaj për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok.

Policia, por edhe familjarët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë, se cili ka qënë qëllimi i vizitës së Martinajt në Shijak. Por ajo që dihet tashmë, është fakti se Martinaj ka hyrë aty në banesën e një emri mjaft të njohur të botës së krimit në këtë zonë. Prej këtij momenti nuk ka më të dhëna rreth tij.

Familja që jeton në Fushë-Kuqe të Laçit thotë se i ka humbur shpresat për gjetjen gjallë. Prokuroria e Laçit vijon të ketë aktiv një procedim penal për “rrëmbim personi”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?