Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rënie historike! Dollari dhe franga zvicerane barazohen me euron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rënie historike! Dollari dhe franga zvicerane barazohen me euron
EkonomiKryesore

Rënie historike! Dollari dhe franga zvicerane barazohen me euron

Published: July 12, 2022
Shpërndaje

Vlera e monedhës euro ra të martën, duke u barazuar me dollarin, për herë të parë në pothuajse dy dekada.

Mesditën e së martës, 1 euro ka pasur vlerën sa 1 dollar.

Indeksi i dollarit u rrit me 0.3 për qind në 108.45. Rritja më e madhe e indeksit të dollarit u shënua në tetor të vitit 2002 kur arriti në 108.47.

- Publicitet -

Euro ka mbajtur peshën kryesore të fuqisë së dollarit dhe ka rënë deri në 1.00005 dollarë, që paraqet nivelin më të dobët që nga dhjetori i vitit 2002.

Monedha euro ka qenë nën presion në tregjet financiare për shkak të ndikimit të luftës në Ukrainës dhe masave të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane për të luftuar inflacionin.

“Frika e recensionit po rritet në Evropë për shkak të konfliktit në Ukrainë”, thanë ekspertët nga e Commerzbank, dhe shkaktar kryesor vlerësohet besohet se janë furnizimet e gazit nga Rusia.

Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore Evropiane ka qenë më e ngadalshme se bankat e tjera qendrore për të ofruar masa stimuluese dhe për të ngritur normat e interesit, me qëllim që të luftohet inflacioni.

Sa më i ulët të jetë kursi i këmbimit të euros, aq më të forta do të bëhen monedhat e tjera, sikurse dollari. Si rezultat i kësaj, mallrat e importuara në shtetet evropiane bëhen më të shtrenjta, gjë që nxit më shumë inflacion.

Megjithatë, disa ekspertë gjermanë thanë se në teori mund të përfitojnë nga dobësimi i euros, pasi mallrat e tyre bëhen relativisht më të lira për konsumatorët e huaj.

Hera e fundit kur euro ishte pothuajse në nivelin e njëjtë me dollarin ishte pas prezantimit të monedhave dhe kartëmonedhave evropiane në fillim të vitit 2002.

Gjithashtu edhe franga zvicerane ka arritur nivelet e euros.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët paguan 70 mln euro për të rivlerësuar pronat
  • Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e Ratko Mlladiçit
  • “Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”, i dërguari special i Trump viziton Kryegjyshatën
  • Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
  • Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?