Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Replikë ndaj shkrimit të Alfred Lelës – Mos e prekni bashkëjetesën shqiptare për llogari politike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Replikë ndaj shkrimit të Alfred Lelës – Mos e prekni bashkëjetesën shqiptare për llogari politike
AnalizaLajmi i funditopinion

Replikë ndaj shkrimit të Alfred Lelës – Mos e prekni bashkëjetesën shqiptare për llogari politike

Published: July 16, 2025
Shpërndaje

Nga Ilir Demalia

Në shkrimin e tij të fundit mbi situatën në Theth dhe vendimet e qeverisë për ndërhyrje në ndërtimet pa leje, Alfred Lela, zëdhënës i Sali Berishës, e ka përdorur këtë ngjarje si një platformë për të ringjallur ndasi fetare dhe krahinore që i përkasin një epoke të errët të historisë shqiptare.

Kjo qasje nuk është thjesht spekulative – ajo është e qëllimshme, nxitëse dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për kohezionin social të vendit.

- Publicitet -

Shqipëria, ndryshe nga shumë vende të Ballkanit, ka mbijetuar mbi themelet e një bashkëjetese të rrallë ndërfetare dhe ndërkrahinore. Ndërsa ka pasur periudha të errëta, shqiptarët kanë ditur të ruajnë një vetëdije kombëtare që e ka vendosur përkatësinë etnike dhe gjuhësore mbi ndasitë e tjera. Kjo është një vlerë që nuk duhet minuar në emër të një beteje politike apo për të mbrojtur interesat e një politikani të përballur me izolim ndërkombëtar dhe një vendim të formës së prerë nga drejtësia.

Të krahasosh rezistencën e shqiptarëve katolikë në vitet 1945-1948 ndaj komunizmit me rezultatin e zgjedhjeve të 2023 apo 2025, është një abuzim historik dhe një banalizim i sakrificës së atyre që u ngritën kundër diktaturës. Thethi nuk është një “rrip i Biblës”, as Shkodra nuk është “tokë e shenjtë e së djathtës”.

Këto janë qytete dhe fshatra të Shqipërisë, me qytetarë që mendojnë, votojnë, e jetojnë të lirë, ashtu si çdo shqiptar tjetër, pavarësisht fesë apo krahinës.

Më e rrezikshme është nënteksti i thirrjes për përplasje: “Të vijë fundi që të vijë zgjidhja” – kjo nuk është analizë politike, por thirrje e fshehur për destabilizim. E kemi provuar “fundin” në vitin 1997, me gjak, me djegie, me plaçkitje, me shkatërrim të institucioneve. A është kjo ajo që kërkon sot Sali Berisha, përmes Alfred Lelës? Të ndizet Shqipëria, që të shpëtojë ai personalisht?

Nuk ka asgjë më të keqe për një komb të vogël sesa të përdorë plagët e historisë për përfitim politik. Nuk është hera e parë që Berisha dhe njerëzit pranë tij e bëjnë këtë: në vitin 1997, ai i shpalli jugun “armik”, duke përçarë vendin në veri dhe jug. Sot, me të njëjtin stil, kërkon të ndajë shqiptarët në të krishterë dhe myslimanë, në “Theth besnik” dhe “Theth tradhtar”.

Por Shqipëria e vitit 2025 nuk është ajo e ’45-s apo e ’97-s. Shqiptarët nuk kanë më oreks për luftra të vjetra, për përçarje të reja apo për politika që nxisin urrejtje. Sot qytetarët duan shtet, drejtësi, barazi dhe zhvillim. Ato që ndodhin në Theth duhet të trajtohen me ligj, jo me ndjeshmëri krahinore apo fetare. Nëse ka abuzime, le të ndëshkohen. Por në emër të ligjit, jo të hakmarrjes politike.

Shqiptarët janë lodhur nga politikanë që ndërtojnë kulla mbi djegie, tensione dhe retorikë të rrezikshme. Është koha të refuzojmë ata që i fryjnë erës së përçarjes dhe të qëndrojmë të bashkuar për një Shqipëri më të drejtë, më moderne dhe më të qytetëruar.

Në këtë moment vendimtar për vendin, gjuha që përdor Alfred Lela nuk është thjesht e papërgjegjshme – ajo është anti-kombëtare. Dhe kjo nuk është thjesht çështje bindjeje politike. Është çështje morali dhe përgjegjësie.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ushka Baloj says:
    July 16, 2025 at 2:31 pm

    Kur je pederast femër, pritet çdo gjë.
    Sidomos këta që janë grumbulluar rreth PD-së së Sali Berishes, e sidomos këta që janë në rol femre si Gazije Bardhi, Fredije Lela etj.

    Reply
  • TemO says:
    July 16, 2025 at 3:17 pm

    OK,DEMALIA:
    -Rrugaçi A.Lala zbaton direktivat e Non Gratës si bythë-Lëpirs i tij.
    -Ky e disa si ky po e mbajnë Sb në PD,OPOZITË,Ndonse SHBA e shpalli Non Grata për KORRUPSION MADHOR FAMILJAR,etj.
    -Dhe korrupsionin e ka bër në Shqipëri & jo në Amerikë,siç i kërkoi FAKTE ME SHKRIM Amerikës,SHKODRANI SPAK-ARBEN KRAJA.!

    Reply
  • Rama-Basha me Linden para says:
    July 16, 2025 at 3:23 pm

    O Demo Alia, ai Alfred Lela eshte zedhenes i Berishes po aq sa ti je mutngrenes i Rames e kjo sidomos tani qe ka per grua kusheriren tende Linda Rama-Bashen.

    Reply
  • Mollosi says:
    July 16, 2025 at 4:49 pm

    Percaresit duhet futur ne burg!

    Reply
  • xyz says:
    July 16, 2025 at 7:21 pm

    Janë bërë aq keq nga qënia 16 vjet në opozitë (dhe nuk i dihet se çfarë dimri vjen prapa) sa janë gati të djegin edhe universin mbarë, jo vetëm Shqipërinë. Ashtu të ngordhin.

    Reply
  • SPAK says:
    July 17, 2025 at 11:50 am

    Nuk e kuptoj se si lela, Bardhi, Shlliku avokati dhe shume te tjere te ngjashem, jane bere me Saliun kur ky i fundit eshte kunder Bythqireve!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?