Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RESHJET / Mahnitës, por mbeturinat e shëmtojnë: Shfaqen ‘ishuj’ lundrues plastike në liqenin e Fierzës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > RESHJET / Mahnitës, por mbeturinat e shëmtojnë: Shfaqen ‘ishuj’ lundrues plastike në liqenin e Fierzës
KronikeKryesore

RESHJET / Mahnitës, por mbeturinat e shëmtojnë: Shfaqen ‘ishuj’ lundrues plastike në liqenin e Fierzës

Published: February 1, 2023
Shpërndaje

 

Reshjet e dendura të shiut dhe dalja nga shtrati e lumenjve që derdhen në Drinin e Bardhë kanë krijuar një situatë emergjente, më poshtë në rrjedhë. Rrëketë mblodhëm mbetjet urbane dhe krijuan “ishuj” lundrues plastike në liqenin e Fierzës.

Ndotja e liqenit nga prurjet me mbetje urbane të përrenjve që derdhen në Drinin e Badhë dhe atë të Zi është një situatë e vjetër, por rrebeshi i datave 18 deri 20 janar e nxori atë më në sipërfaqe.

- Publicitet -

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit i tha BIRN se e detyruar nga kjo situatë, bashkia bënte të paktën një herë në vit pastrimin e liqenit nga mbetjet në zonën e saj.

Po ashtu, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, e cila menaxhon liqenin, ka zhvilluar disa aksione pastrimi në Fierzë dhe më poshtë në Koman.

Këtyre u janë shtuar aksionet e aktivistëve të mjedisit, që vullnetarisht kanë mbledhur qindra kilogramë plastikë në brigjet e liqenit. Por aksionet nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të dukshëm.

Një pjesë e ndotjeve vijnë nga Kosova dhe të tjerat vijnë nga të paktën 4 bashki në Shqipëri, që duhet të menaxhojnë mbetjet në ujëmbledhësit e Drinit të Zi dhe të Bardhë.

KESH fajëson bashkitë për menaxhim të dobët të mbetjeve urbane, mungesë të koshave dhe lejim të depozitimeve ilegale në brigje të lumenjve dhe madje buzë liqenit. Korporata vë në dukje se mbetjet e ngurta veç ndotjes, krijojnë risk edhe për pajisjet prodhuese të energjisë.

Bashkia e Kukësit megjithatë pretendon se është duke punuar për të ndryshuar situatën.  Nënkryetarja e Bashkisë së Kukësit, Majlinda Onuzi thotë për “ BIRN” se ata kanë në proces implementimi projektin “Bio-Drini”, një financim kryesisht i Bashkimit Europian me një shumë prej 462 mijë euro që ka në fokus pastrimin e liqenit të Fierzës.

Ky i fundit shquhet për bukurinë e tij mes maleve, por mbeturinat janë një problem për të cilin edhe vetë banorët dhe turistët duhet të ndërgjegjësohen.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE nxjerr blof qeverinë për IPARD: Nuk ka fonde nëse s’na garantoni që nuk do të vidhen
  • BE ngre alarmin për pesticidet, kontrollet ushqimore dhe korrupsionin në AKU
  • Konfirmohet viktima e dytë nga shpërthimi në pallatin në Elbasan, gjendet trupi i 69-vjeçarit
  • Me flamuj dhe pankarta, protestuesit e presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, diktator jepe dorëheqjen
  • Horoskopi 5 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. vdfbd on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  2. return of the saint on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. 1thundrak on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Bruno on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  5. anti25642654censurë on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?