Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Retë nukleare që rrezikojnë planetin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Retë nukleare që rrezikojnë planetin
EnciklopediLifestyle

Retë nukleare që rrezikojnë planetin

Published: June 9, 2022
Shpërndaje

Nga Luigj TEMALI

Njerëz zgjohuni…! Një “Meteor Nuklear”, i paparë, është “nisur” ta godasë planetin…! Është i fshehtë, dinak, tinëzar, jashtëzakonisht shkatërrues dhe mizor, vepër e “Djallit”, sundimtarit të flakëve përvëluese të Ferrit! Shtëpia e jonë e përbashkët në prag të…!!!
Për fat të keq, ky fenomen, që i ngjan një vullkani në shpërthim, ekziston! Bota prej dekadash ndodhet jashtë kontrollit! Retë nukleare po mbulojnë planetin…!

Testi i gjashtë bërthamor i bombës me Hidrogjen H, i Koresë së Veriut, me urdhër të udhëheqësit supreme, Kim Jong-Un, u krye me sukses. Forca e saj shkatërruese llogaritet 1000 herë më e fuqishme se dy bombat atomike amerikane të hedhura mbi qytetet Japoneze, Hiroshima e Nagasaki, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, të cilat iu moren jetën mizorisht qindra e mijëra njerëzve të pafajshëm.
Ish-Presidenti Trump ka paralajmëruar se: ”Një sulm i mundshëm ushtarak nuk mund të përjashtohet… Më parë masat diplomatike dhe sanksionet ekonomike të Këshillit të Sigurimit të O.K.B për izolimin e plotë të Koresë së Veriut…!”
Por ajo është e armatosur me bombën me hidrogjen, e cila mund të shuajë një qytet të tërë, fjala vjen të një superfuqie, prej disa miliona banorësh…! Kundërpërgjigja, një sulm frontal i përmasave të pa parashikuara ….! Pasojat….Një popull, një komb e një shtet i shkatrruar …! Jo vetëm kaq…! Ekstremet nuk njohin kufi…!
Ndodhemi si para një “tërmeti të frikshëm”, ku dita agon e qetë, e bukur, plot Diell e shkelqim. Udhëtojmë pa ditur se ku shkojmë?! Një urdhër i gatuar dhe i pjekur me urretje, tërbim, sharje e zemërim mund të shkaktojë një zjarr të përmasave globale…!

- Publicitet -

Nëse më lejohet, e konsideroj të nevojshme të kujtoj në retrospektive, një “fragment” të artikullit tim: “Të fshehtat e padukshme të Apokalipsit”, botuar në gazetën Telegraf të datës 29 Shkurt 2012:
“Pas Luftës së Ftohtë, u duk sikur shpëtuam nga katastrofa e një konfrontimi bërthamor. Por, sipas “Reuters”, Presidenti amerikan Barak Obama u tha delegacioneve të 47 vendeve në Samitin Bërthamor në Uashington se, “është koha për veprime të përqendruara globale për të frenuar humbjen e materialeve nukleare…”

Sot Lufta e Rusisë në Ukrainë, kontradiktat në mes NATO-s e Rusisë, në mes SHBA e Rusisë dhe Kinës e SHBA, për zona influence; përpjekjet e vendeve të vogla, si Suedia e Finlanda për tu bërë pjesë e NAT0-s; përpjekjet e Ukrainës për të qenë pjesë e NAT0-s dhe e Bashkimit Evropian, mund të nxitë Rusinë drejt një çmendurie, fillimin e një lufte bërthamore, pavarësisht se, dhe vetë do të jetë pjesë e saj.
Zotërinj të nderuar, kujdes sidomos me plagët e vjetra të luftës.…! Shërimi i tyre është i gjatë dhe i vështirë. Bllokada ekonomike nuk është zgjidhja më e mirë. Ajo shton në ekstrem varfërinë, urinë, skamjen, mjerimin, urrejtjen, shuarjen e jetëve deri edhe pa lindur, dhe afron më shpejt përplasjen, luftën. Bomba me Hidrogjen e Koresë së Veriut është një rrezik i madh. Koha nuk prêt! Po disa mijëra bomba atomike e me hidrogjen të superfuqive, anëtarë ose jo të Këshillit të Sigurimit, a nuk janë edhe ato një rrezik i madh, Fatalitet dhe Shpatë e Demokleut mbi kokë të Njerëzimit? Ky armatim kolosal, këto armë të shkatërrimit masiv, mund të zhdukin shumëfish herë jetën e të gjitha gjallesave të planetit tonë.

Amerikë, në zemrën e në shpirtin tënd ndodhet e sotmja dhe e ardhmja e popujve të Botës. Ju jeni shteti më i fuqishëm. Megjithatë kujdes, armët bërthamore nuk njohin supërfuqi…! Ato janë me mijëra herë më të rrezikshme e të pamëshirshme se mjaft sëmundje të pashërueshme, të cilat vrasin me miliona njerëz në vit. Angazhimi i forcave dhe i mjeteve ushtarake, jo kurdoherë jep rezultatet e kërkuara….! Përkundrazi….! Asnjëherë nuk është vonë për bisedime, qoftë edhe midis armiqve të egër, të betuar dhe të çmendur ndaj njëri-tjetrit.

Rreziku më i madh, posedimi i armëve strategjike nga shumë shtete, të cilët, edhe njëri prej tyre, mund ta hedhin njerëzimin nën kthetrat mizore të një zjarri supërgjigand atomik.
Superfuqitë janë të mbrojtura e të siguruara nga armët e tyre bërthamore?!

Paradoksale dhe fatale! Beteja nukleare nuk do të kursejë askënd, as edhe vetë ata!

Po fëmijët, nipërit e stërnipërit e tyre, ku do ti çojnë? Mos vallë në planetin Mars?!
Të gjithë, në një mënyrë apo një tjetër, mos herët, vonë, do të jenë pré e saj.

Fundi, ç’iu duhet jeta disave, në një “oazë”nëntokësore, tej mase të vogël, në mes të një shkretëtire të pafund të djegur shkrumb e hi, kur të gjithë të tjerët, qindra miliona njerëz, të jenë larguar mizorisht nga kjo botë?!

O Zot ruaje jetën mbi Tokë.
Në gjithë Universin s’ka vend më të mirë se kjo Botë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimet e Hagës?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. K R on Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  2. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  3. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?