Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
Lajmi i funditopinion

Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese

Published: October 26, 2026
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka

Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet dhe po përdor një retorikë përçarëse dhe ndëshkuese ndaj studentëve, që shkon përtej paralajmërimit për zbatimin e ligjit.

Ai pretendoi fillimisht, pa paraqitur prova, se pas mobilizimit të të rinjve qëndrojnë shërbime të huaja si Rusia apo Irani, apo lëvizja ANTIFA, e shpallur si organizatë terroriste nga presidenti amerikan, Donald Trump.

- Publicitet -

Më pas, ai kërcënoi me heqje bursash, kufizim të shërbimeve dhe me masa të tjera që prekin drejtpërdrejt të drejtat e garantuara në Kushtetutë.

“Do t’ju mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, nëpër hotele, nëpër trena, nëpër të gjitha mjetet e transportit dhe natyrisht që do të bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën me vendet e Bashkimit Europian për t’ua ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm,” deklaroi ai.

Retorika e përdorur nga kryeministri nuk ngre vetëm shqetësime për bazën kushtetuese dhe ligjore, por rikthen sipas studiuesve të historisë, reminishencat e së shkuarës totalitare të Shqipërisë.

“Njësoj si para viteve ’90, ai po i paraqet protestuesit si armiq të popullit, agjentë dhe bashkëpunëtorë të fuqive të huaja,” i tha BIRN Hasan Bello, studiues i historisë politike shqiptare, veçanërisht gjatë periudhës komuniste.

Sipas Bellos, kryeministri po synon të delegjitimojë studentët përmes termave përjashtues, kërcënimeve dhe një polarizimi të shoqërisë, të ngjashme me “luftën e klasave”.

“Kjo i hap rrugën shtimit të tensionit social dhe represionit nga organet ligjzbatuese,” theksoi Bello.

Edhe Çelo Hoxha, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, vëren reminishencat e një kulture autoritare në retorikën e Ramës. Ai thotë gjithashtu se sjellja e kryeministrit reflekton ‘personalizimin e pushtetit’ deri në atë pikë, sa shfaqet si “burim i autoritetit ligjor për gjithçka”.

“Diktatorët japin urdhëra e direktiva pa marrë në konsideratë infrastrukturën ligjore në fuqi,” tha Hoxha, duke nënkuptuar se Rama po vepron në tejkalim të kufizimeve demokratike.

Për pedagogen Enriketa Papa, kjo retorikë është e dëmshme dhe aspak produktive në një moment kaq delikat, kur tensionet sociale janë tepër të nxehta.

“Përpos reminishencave të kulturës së dhunës dhe mendësisë autoritare si trashëgimi të së kaluarës komuniste, retorika nxit konfliktin dhe jo uljen e tensioneve dhe paqen sociale,” tha Papa për BIRN.

Ndarja mes “nesh” dhe “atyre”

Regjimet totalitare e kanë përdorur historikisht gjuhën përjashtuese për të ndarë shoqërinë mes qytetarëve të konsideruar të pranueshëm dhe atyre të shpallur armiq – një proces që nën diktaturën totalitare 45-vjeçare në Shqipëri njihej si ‘lufta e klasave’. Kjo gjuhë përjashtuese e justifikon përjashtimin dhe ndëshkimin e një pjese të popullsisë si domosdoshmëri për mbrojtjen e shoqërisë.

Në këtë linjë, psikoterapisti Neli Demi e analizon retorikën e kryeministrit Edi Rama si një formë stigmatizimi që shkon përtej ndëshkimit të veprimeve të dhunshme, duke krijuar idenë e një kategorie qytetarësh që duhen përjashtuar nga jeta shoqërore.

“Kjo gjuhë ushqen ndarjen mes ‘nesh’, qytetarëve të pranueshëm, dhe ‘atyre’, njerëzve prej të cilëve duhet të mbrohemi,” tha Demi, ndërsa shtoi se “frika mund ta bëjë publikun më të gatshëm të pranojë përjashtimin, ndërsa zemërimi mund ta kthejë poshtërimin e tjetrit në diçka mëse të merituar”.

Në një demokraci, konstaton Demi, përgjegjësia e drejtuesit politik është që të vendosë kufij ndaj dhunës, duke ruajtur dallimin mes autorit të një veprimi të paligjshëm, protestuesit dhe kundërshtarit politik. Por retorika e përdorur nga kryeministri mbart sipas tij rrezikun që të rrisë edhe më tej mosbesimin dhe konfliktin.

“Përgjegjësia individuale kërkon prova dhe shqyrtim individual, ndërsa damkosja kolektive, si në rastin e reagimeve të Kryeministrit Rama, i shkrin këto dallime,” tha Demi për BIRN.

Gjithsesi, Demi thekson se “historia dhe psikologjia, na kanë mësuar e vërtetuar vazhdimisht që forca mund të imponojë bindje, por nuk mund të prodhojë besim”.

Masa antikushtetuese

Kushtetuta e Shqipërisë garanton të drejtat dhe liritë themelore të individit dhe parashikon se kufizimi i tyre bëhet vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, dhe duhet të jenë proporcionale me gjendjen që i ka diktuar ato.

Kushtetuta garanton gjithashtu të drejtën për të lëvizur lirisht, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa mbron të drejtën për një proces të rregullt ligjor kur cenohen të drejtat, liritë apo interesat kushtetuese dhe ligjore të individit.

Studiuesit e historisë theksojnë se në çdo rast, përgjegjësia për veprime të paligjshme në një demokraci përcaktohet përmes procedurave ligjore dhe nga institucionet kompetente, jo përmes listave dhe urdhrave politikë të shpallur publikisht.

Vullneti politik i kryeministrit nuk mund të përcaktojë pasoja ligjore për qytetarët. E drejta e lëvizjes është e drejtë natyrore dhe drejtë kushtetuese dhe si e drejtë kushtetuese ajo nuk mund të kufizohet me vendimarrje ekzekutive, por vetëm me vendim gjykate, për arsye të bazuara në ligj. E njëjta gjë vlen edhe për faturimin e dëmit ndaj protestuesve ose gjobitja e prindërve në vend të fëmijëve të mitur.

Edhe historiani Hasan Bello i konsideron mjetet që Rama kërkon të përdorë kundër protestuesve si antikushtetuese dhe në kundërshtim  me vlerat demokratike europiane.

“Është në nderin e tij personal dhe detyrim ligjor që të heqë dorë nga gjuha e përdorur deri sot dhe reminishencat që të kujtojnë atë që përdorte regjimi komunist kundër studentëve në vitin ’91,” përfundoi Bello.

Me shkurtime nga Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Fjalë me vend says:
    October 26, 2026 at 9:03 am

    Nuk rrëzohet Rama or jo !!!

    Kusure ka plot qeverisja e tij, por qeveria e tij ka mbledhur shumë para!!!
    Tjetër, ka mbështetjen e njerëzve të pasur. Edhe ndërkombëtarët. Nuk e shihni qetësinë dhe sigurinë absolute në fytyrë dhe “gjuhën e trupit”?!
    Mbani mend se këtu do jemi !

    Edhe atyre qenve të droguar që shkatërrojnë e djegin Tiranën po ia shtrëngon “koqet” dita ditës!

    Hajt, shani sa të doni tani !!!
    😅🤣🤣🤣🤣🤣

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      October 26, 2026 at 9:56 am

      Bravo, e zgjidhe misterin e demokracisë! Që kur është bërë meritë e madhe politike që një qeveri ‘mbështetet nga njerëzit e pasur’ ndërsa njerëzit e thjeshtë ikin nga sytë këmbët?

      Të mbledhësh para nga taksat e qytetarëve dhe t’i ndash me të pasurit nuk quhet sukses, quhet biznes personal.

      Ndërsa te ajo ‘qetësia në fytyrë’, ia ke fut kot. Ky bën grimasa si i slmurl psiqik.

      Po edhe nëse do ruante vertet qetësinë kujto që edhe ata që ranë nga pushteti një ditë para, me të njëjtën qetësi flisnin.

      Historia përsëritet, thjesht disave si ty me mendje te shkurter u pëlqen të jenë tifozë të pushtetit dhe jo të shtëpisë së vet

      Reply
      • Keta jemi ky eshte niveli says:
        October 26, 2026 at 10:01 am

        KR, misteri demokracise eshte te kerkosh pushtetin me dhune?, apo ne tavoline? Serbia, per fat te keq, me protesten e studenteve te saj, per rreth dy vjet, nje shembull i madh civilizimi…. Ndersa ne, sa here i teket nje grupi te marre pushtetin, ben barbarizma….

        Reply
  • Beni says:
    October 26, 2026 at 9:10 am

    O komentusi “fjale me fend”

    Idhulli yt o adhurus primitiv është thjesht i shkëputur nga realiteti.

    Mos u gëzo shumë nga pushteti i të tjerëve, se në fund të ditës faturat i paguajmë të gjithë njësoj

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    October 26, 2026 at 9:42 am

    Me Ethemin do replikoj
    Për një gjë nuk ka të drejtë
    “DITA” tirazhin do ta shtojë
    Se është më e mira gazetë.

    Ethem bëju mendjehapur
    Respekto mendimin ndryshe
    Se Ad Thano s’ka parimin:
    “Ktheje ndryshe dallëndyshe”!

    Ne ballistët s’jemi djaj
    Jemi “ballë kazani” i Kombit
    Dhe zogistët janë patriotë
    Të mos i shohim si zombit.

    Rroftë e qoftë Edi Rama
    Që shkëlqen në madhështi
    Ai është shpirt njeriu
    Në jetë të jetëve ka lavdi.

    Dhe Enveri burrë i rrallë
    Ka qenë vërtet Gjeni
    Burrë shteti që çdo vend
    Dikur e ka pasur zili.

    Reply
    • Përmetari says:
      October 26, 2026 at 10:02 am

      ​O “tifoz” që thur poezi,
      Me mendime si ngatërresë,
      Se ç’më bëre një miksyrë,
      Nga e shkuara në të sotmen shpresë!

      Thua ballistët s’janë djaj,
      Edhe zogistët patriotë,
      Po si i fut te i njëjti kazan,
      Me Enverin e Ramën sot?!

      ​Se t’i thurësh lavdi Ramës,
      E t’i thuash Enverit “Gjeni”,
      Është si t’i vesh kapelë ballisti,
      Me yllin e kuq mbi si

      Ky “shpirt njeriu” që po shkëlqen,
      Me “madhështi” e me “lavdi”,
      Të la pa rini e pa fshat,
      Ndërsa ti i thurr këngë në pleqëri.
      ​
      Shko e pyet ndërkombëtarët,
      Apo të pasurit që po i gëzon,
      Se historia këta lloj “gjenish”
      Vetëm si makth i kujton!

      Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    October 26, 2026 at 10:01 am

    KR, misteri demokracise eshte te kerkosh pushtetin me dhune?, apo ne tavoline? Serbia, per fat te keq, me protesten e studenteve te saj, per rreth dy vjet, nje shembull i madh civilizimi…. Ndersa ne, sa here i teket nje grupi te marre pushtetin, ben barbarizma….

    Reply
  • Gjergj says:
    October 26, 2026 at 10:05 am

    Tek Edvin Rama, bie né sy jo vetém mungesa e njohurisé juridike né komunikim me shoqériné, por edhe tiparet e njé njeriu qé nuk ka mé asnjé lidhje me realitetin. Njé i marré, qé flet pér trena imagjinaré, ku ai do béjé fatorinon, apo véndet e BE, qé ky bashképunoka dhe vendoska se çfaré béhet me shqiptarét atje, qé ky i shpallka „té dhunshém“.?
    Se sa „bashkébisedim“ me véndet ku sundon vérteté ligji, ka ky dérrdéllisés banal, e sheh né pamjet ekskluzive té takimeve ku i marri „na pérfaqéson“,,,,,,,,ASKUSH nuk i flet, e as do tè shihet me tè. Pse? Sepse askush nuk „ka kohé“ pèr njè kriminel qè ka edhe zèvèndèsin e tij, si refugjat nèpèr botè, qè i furnizon me informacione tè besueshme mbi gjithçka kriminale tè kryer nga dèrrdèllisèsi dèshtak.
    Ajo qè bie nè sy sot pèr edhe mè keq sesa gjèndja e rènduar e dèrrdèllisèsit, èshtè mungesa e zèrit institucional qè kushtetuta i parasheh si instrumenta veprues nè raste tè tilla, njè president qê nuk e kuptoj se pérse rri aty, apo SPAK dhe GJKKO qè heshtin kur duhet folur.
    Njè i marrè pèllet dhe bèn mbretin para kamerave tè tallavasè. Kèta tè tjerèt, qè duhet ti thonin NDAL, janè nè garè, kush e kush tè bèjè strucin.
    Kur skizofrenèt dhe psikopatèt, nè kombinim me krimin dhe burimet e tij financiare, vijnè nè pushtet, atèherè jini tek Edvin Drama dhe frutet e punés sè çmendurisè dhe dèshtakèsisè.

    Reply
  • Simon Dervishi says:
    October 26, 2026 at 10:12 am

    Teksti kritikon përdorimin e një gjuhe përjashtuese nga kryeministri Edi Rama ndaj protestuesve, duke e paraqitur atë si formë stigmatizimi që ngjall ndarje shoqërore dhe kujton mekanizma të diktaturës. Sipas Neli Demit, kjo retorikë krijon një kufi mes “qytetarëve të pranueshëm” dhe “atyre” që duhen frenuar ose përjashtuar, duke e zhvendosur debatin nga përgjegjësia individuale te damkosja kolektive.

    Thelbi i argumentit është se në një demokraci ndëshkimi duhet të bazohet në prova, procedura ligjore dhe vendim gjykate, jo në vullnet politik apo listime publike. Teksti e cilëson këtë qasje antikushtetuese, sepse cenon të drejtën e lëvizjes, procesin e rregullt ligjor dhe parimin e proporcionalitetit.

    Në përfundim, analiza mbron idenë se retorika politike që nxit frikë dhe zemërim nuk krijon besim, por thellon mosbesimin dhe konfliktin. Mesazhi kryesor është se shteti duhet të vendosë kufij ndaj dhunës me mjete ligjore, jo me etiketime kolektive dhe masa përjashtuese.

    Reply
  • Enveri nga Ferri says:
    October 26, 2026 at 10:24 am

    Ky ne foto do te ngjaj si une?
    mos more se ju vura drune!
    ky i lindur krejt budall,
    as i jati nuk ja beri hallall,
    hapet bythesh si torollak,
    por eshte kokerr frikacak,
    qejfi ja ka por bytha s’ja mba,
    te beje si une sot shans nuk ka,
    ndaj shkelmojeni kete hajvan,
    se me pordhe po qelb dyrnjan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Videoja intime në rrjet, reagon zv. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës
  • Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  • E rëndë në Kosovë, 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë
  • Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës
  • “Votoni për Bibin si kryeministër”, Trump mbështet Netanyahun para zgjedhjeve të 27 tetorit

Komentet e Fundit

  1. Enveri nga Ferri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Simon Dervishi on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Gjergj on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  4. Përmetari on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?