Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Revolucioni personal” i Don Tribusë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Revolucioni personal” i Don Tribusë
AnalizaLajmi i funditopinion

“Revolucioni personal” i Don Tribusë

Published: October 29, 2023
Shpërndaje

Nga Shaban Murati

Në Gjermani u arrestua dhe u dënua me burg pesë vjet nga Gjykata në 28 qershor 2022 një qytetar gjerman 101 vjeç, me akuzën se në rininë e tij të hershme kishte qenë roje në një kamp përqendrimi nazist dhe kishte marrë pjesë në disa vrasje në atë kamp.

Juristë të njohur gjermanë, në përgjigje të habisë së gazetarëve për rastin e 101 vjeçarit, deklaruan se shtet ligjor dhe demokratik don të thotë barazi e gjithë qytetarëve para ligjit dhe se çdo qytetar duhet të përgjigjet ligjërisht dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij të kaluara, pavarësisht moshës apo kohës kur e ka kryer aktin penal.

- Publicitet -

Në Shqipëri dikush lejohet të tallet me ligjin dhe me organet gjyqësore dhe kjo është parodi me ligjin, parodi me drejtësinë. Është parodi me shtetin ligjor, që shqiptarët nuk e ndërtuan dot në 31 vjet qeverisje autokratike të dy partitë kryesore politike.

Në vend të detyrimit të barazisë së qytetarëve para veprimit të ligjit, në Shqipëri shpiket “revolucioni personal” si e drejtë ekskluzive vetëm e prijsit për shkeljen e ligjit.

Gjithë bota normale ka njohur revolucione demokratike, revolucione popullore, revolucione shoqërore, revolucione socialiste, revolucione trendafilash apo tulipanësh, kurse Shqipëria shpik “revolucionin personal” të bajraktarit, të beut, të agait, të feudalit, të padrinos, të don…tribusë.

Shpikja idiote shqiptare e “revolucionit personal”, ku për pordhët e bajraktarit një skotë opingalëpirësish të prijsit janë gati të hedhin në erë ligjet, organet e drejtësisë dhe vetë shtetin, ndodh sepse e lejon këtë situatë unike paradoksale vetë shteti. Shteti ligjor nuk u ndërtua dot dhe as ligjet nuk u vunë dot në jetë njësoj për të gjithë, sepse qeveritë e dy partive kryesore politike jo vetëm nuk deshën të ndërtojnë shtet ligjor, por prishën edhe karabinanë e shtetit, që kishin ndërtuar regjimet e kaluara.

“Revolucionin personal” e shpikën mendjet e rritura me ujqit dhe çakejtë në skërkat e maleve. Është e natyrëshme që pas kultit të individit, i cili pas diktaturës u ruajt dhe u forcua nga qeveritë pseudodemokratike, të lindte kreatura e përbindëshme e “revolucionit personal” të prijësit me moton “pas meje apokalipsi”.

Dhe është e sigurtë se mendërisht dhe fizikisht kështu shkohet në Mesjetën e thellë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri
  • Çfarë zbuloi autopsia për ish-partneren e McGonigal
  • Ulet çmimi i naftës dhe benzinës, ja vendimi i Bordit të Transparencës
  • “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi
  • SPAK kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës

Komentet e Fundit

  1. Juristi më realist se ty on EMRAT: Pas Hysenit dhe Prodës, në pranga shefi i Laboratorit Shkencor dhe një person në Durrës
  2. Realisti on EMRAT: Pas Hysenit dhe Prodës, në pranga shefi i Laboratorit Shkencor dhe një person në Durrës
  3. nastradini on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit
  4. Detari on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  5. nastradini on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?