Banorët e Rrjollit të Velipojës protestuan sërish kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj. Protesta është shoqëruar mes përplasjeve me efektivëve, por jo vetëm.
Banorët janë përplasur edhe me punonjësit e makinerive, të cilët i kanë nxjerrë nga makinat me qëllim bllokimin e punës.
Protestuesit shprehen të vendosur për të bllokuar punimet në këtë forme çdo ditë dhe u bëjnë thirrje edhe bashkatdhetarëve që të vijnë dhe tu bashkohen në protesta. Prej disa orësh, punonjësit kanë dalë nga fadromat e punës
“Dita e pestë që jemi në protestë. Sot ka qenë edhe dita shumë e keqe. Nëse keni sado pak mall për tokën tuaj, ejani dilini zot, asaj pjesë u takon. Nëse ata tjerët që ne i kemi miq apo shokë, nëse vijnë i falënderojmë, qofshin nga Dukagjini, Velipoja, nga e gjithë Shqipëria, ju lutem na ndihmoni”, tha një prej banorëve.
Më 15 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën bregdetare, ndërmjet Ranës se Hedhun dhe Velipojës. Kompleksi, sipas projektit do këtë sipërfaqe rreth 146 hektarë, një nga investimet më të mëdha turistike në vend. Por, banorët janë ngritur në protesta pasi thonë se resorti po ndërtohet mbi tokat e tyre, të cilat akuzojnë se u janë grabitur.
Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga “Gener 2” “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër.
j.l./ dita

Policia qe duam… ne sherbim te oligarkeve …!!
Rezistenca eshte PER TE MBORJTUR PRONAT E TYRE TE GRABITURA NGA PIS-NESMANN-i Ujdedaj,
e JO,
thjeshte kunder resortit = dmth, sipas ¨filozofise¨ OltaXhacka-iane: ¨….. keta zbresin nga mali e na pengojne zhvillimin …. ¨ !
Rezistenca eshte PER TE MBROJTUR PRONAT E TYRE TE GRABITURA NGA PIS-NESMANN-i Ujdedaj,
i ndihmuar NGA KORRUPSIONI I LARTTE SHTETEROR i dyshes SA-LEEH & ED-VER.
e JO,
thjeshte kunder resortit = dmth, sipas ¨filozofise¨ OltaXhacka-iane: ¨….. keta zbresin nga mali e na pengojne zhvillimin …. ¨ !
146 hektarë?! Më duket pak si shumë për një resort; siç i thonë sot. Sidoqoftë ky resort, (nuk e di pse më vret veshin kjo fjalë) nuk duhet të zëjë tokat e atyre që banojnë atje. Nëse i kanë të ligjshme dhe me tapi. Sepse nuk është investim strategjik. Është një investim personal për dikë që do të pasurohet edhe më shumë. Dy probleme: Sipërfaqja tejet e madhe (Me siguri ka luajtur rryshfeti) dhe dokumentat mbi pronën. Në qoftë se do ndërtohej një rrugë apo hekurudhë, fshatarët shpërblehen me vlerën zyrtare të çmimit të tokës dhe nuk u merret shumë dora. Por për një resort turistik?! Në asnjë mënyrë;
Bukur!
Me pelqen kur Qeverria dhe Opozita jane nje trup i vetem per te tall topet me debilat shqipfolesit!
Mire ky Magjari i Surrelit qe i eshte fut grabitjes pa frena, por me ben pershtypje, Skenderbeu, Doktor Adhamudhi, AY burre i ndritur, paqesor e demokrat qe na solli kete Rrumpalle&Gjullurdi qe gezojme sot!
Doktor Mortja , perfaqesuesi i ish pronareve dhe te perndjekurve!
E mor Doktorr , je zhigand, ti vete je Prostituta Kombetare sali!
Bashke me motrat vokshi, te qimin e pekajve, flamuris nokas, fredis bejleris do na sjellesh damakrazine!
Kush e ka prone babe den baba den,Atij i takon.E sigurte eshte,qe Prec Gjoke,Curr Bashkim Ulaj nuk ka Prone babe aty. Belinda Ballukut nuk i ka lene Beqiri as gropen e varrit,se ja zhduku Enveri.
Nxirrjani fundin korrupsionit.Shkallmojeni korrupsionin!
Behuni fortese kunder qeverrise korruptuar. Mbroni Token Tuaj!
Ngrehuni e bjeruni , korrini e shtypini!
Katundare e punetore, qe nga shkodra deri ne vlore! Hajdutet e ndyre, u shofshin !