Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rihapja e basteve online, Rama: Ja se ku do shkojnë të ardhurat në shtet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rihapja e basteve online, Rama: Ja se ku do shkojnë të ardhurat në shtet
KryesorePolitike

Rihapja e basteve online, Rama: Ja se ku do shkojnë të ardhurat në shtet

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në ceremoninë e nderimit të shtatë sportistëve shqiptarë, të cilët kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në disa disiplina të ndryshme duke u shpallur kampionë bote dhe Evrope.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë përmendi edhe rihapjen e basteve online.

Ai tha se të ardhurat nga ky aktivitet do të shkojnë për sportin, kulturën dhe teknologjinë.

- Publicitet -

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Kemi parë bashkë me kryetarin e komitetit olimpik, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e parë evropian sa i përket mbështetjes financiare. Padiskutim jemi të parët në rajon, në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam ta bëjmë këtë duke shtuar edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk. Do të japim mundësinë për stërvitjen në ato parametra siç është rasti i Luizës që kishte nevojë për stërvitje. Tjetra është që së shpejti do të kalojmë më në fund për miratim pasi të hyjë në këto ditë në procesin e konsultimit publik, ligjin për aktivitetet e basteve online.

Do të jetë një hap i rëndësishëm për të formalizuar një aspekt të këtij aktiviteti bastesh që siç ka treguar eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim por asnjë vend, përfshirë ato me kontroll të madh autoritarist. Në vend që të mbetet një aktivitet jo formal, të kthehet i formalizuar ku të kenë akses kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët për të gjitha aspektet dhe ku sipas ligjit të gjitha të ardhurat do t’i shkojnë sportit, kulturës dhe teknologjisë. Ndryshe nga më parë, e kemi përcaktuar në ligj nuk mund të merren për të mbuluar nevoja të tjera të qeverisë por do të jenë të fokusuara vetëm këtu. Do të kemi një strukturë të re që do të bëjë mbikëqyrjen e kësaj industrie dhe do të kemi një bord kombëtar ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga qeveria dhe federata dhe për të përcaktuar ndarjen e fondeve në mënyrë periodike sipas projekteve dhe nevojave të federatave sportive, të sektorit të kulturës, të grupeve të ndryshme që janë të interesuar për projekte.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Vlora 97 says:
    March 28, 2023 at 11:28 am

    Mos eshte edhe ky premtim si ai premtimi qe do mereshin leket e oligarkut Ulaj per rrugen e florinjt Thuman Kashar dhe do tu jepeshin studenteve te revoltuar…

    Aman ore komandant Ramiu, kaq me kujtesë të dobët na di??

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    March 28, 2023 at 12:17 pm

    Si gjeli maje plehu ky Ram na u mburr,
    “Baste sportive ky vend s’do kete kurr”,
    por ja tani qe serish po na del ky djal,
    mohon vetvehten e fut bishtin ner shal,

    Edhe Shendetesi falas ky dikur ka premtuar,
    edhe 300 000 vende pune na i pati “siguruar”,
    por kur mbush sivjet 10 vite qe po qeveris,
    i ka ofruar me Bollek vec Varferine Shqiperis!

    Reply
  • Arben says:
    March 28, 2023 at 2:58 pm

    po vajten ne shtet, vari qillot, hajduteri neto.

    litari ben pune ne allbanine urupiane

    Reply
  • ¿? says:
    March 28, 2023 at 4:24 pm

    E mo s’prish pune, peshtymen e vet lepiu, se mos lepiu kete timin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?