Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rihapja e TikTok, Qeveria sqaron vendimin: Jemi në partneritet me platformën për zbatimin e filtrave mbrojtës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rihapja e TikTok, Qeveria sqaron vendimin: Jemi në partneritet me platformën për zbatimin e filtrave mbrojtës
Politike

Rihapja e TikTok, Qeveria sqaron vendimin: Jemi në partneritet me platformën për zbatimin e filtrave mbrojtës

Published: February 5, 2026
Shpërndaje

Qeveria ka sqaruar vendimin e 3 shkurtit për rikthimin e TikTok pas gati një viti mbylljeje.

Në sqarim thuhet se vendimi u mor pas një rivlerësimi institucional dhe adresimit të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Qeveria ben me doje se bashkepunimie i autoriteteve shqiptare me përfaqësuesit e platformës është institucionalizuar dhe se fokusi është zhvendosur nga ndalimi i aksesit në monitorim aktiv dhe përgjegjësi të përbashkët për sigurinë digjitale.

- Publicitet -

“Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale”, thuhet ne sqarim.

vendimi per riikthimin etik tok

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok

Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm. Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Sul Koburja says:
    February 5, 2026 at 4:36 pm

    Berisha para 10-15 vitesh u mbùrr me kohen e qendrimit ne det dhe ngjitjen ne murin e madhe kinez me lart se cdo kryeminister i botes,tani i ka ngel me u mburr se shkon ne tualet me rralle dhe ecen me shume se gjithe bashkemoshateret e vet.Tragjiko komike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?