Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Riintegrimi i të rikthyerve nga zonat e konfliktit, Veliaj: Bashkia e angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Riintegrimi i të rikthyerve nga zonat e konfliktit, Veliaj: Bashkia e angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët
AktualitetLajmi i fundit

Riintegrimi i të rikthyerve nga zonat e konfliktit, Veliaj: Bashkia e angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët

Published: June 14, 2022
Shpërndaje

Sukseset dhe sfidat e punës për rehabilitimin dhe riintegrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Shqipëri, ishin në qendër të diskutimeve të Forumit të organizuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).
Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës është angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët që janë kthyer nga zonat e konfliktit. “Çfarë kombi jemi ne, në qoftë se mendojmë vetëm për zgjedhjet e ardhshme dhe jo për gjeneratën e ardhshme?! Ndaj, i kam bërë me shumë zell betejat për kënde lodrash, për çerdhe e kopshte, sepse sot kemi një infrastrukturë që u shërben edhe këtyre grupeve të margjinalizuara. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës është angazhuar në dhënien e asistencës direkte për gratë dhe fëmijët, që janë kthyer në këto zona të konfliktit. Kur vjen puna tek strehimi, është shumë kollaj të thuash që i shpëtuam, por pastaj me çfarë ushqehen, ku flenë, ku shkojnë në shkollë, ku arsimohen”, tha Veliaj

Krahas ndihmës direkte për strehim dhe ushqim, një vëmendje të posaçme Bashkia e Tiranës i kushton dhe dhënies së ndihmës psikologjike për të rikthyerit nga zona e luftës.

“Më vjen mirë që Bashkia është përfshirë në dhënien e ndihmës psikologjike e psikiatrike për të rikthyerit. Trauma ka qenë e madhe kur kanë shkuar në ato konflikte, por edhe rikthimi në Europë dhe rikthimi në një Tiranë që gëlon, ku njerëzit, secili vrapon për karrierë e për sukses dhe nuk e ka mendjen shumë tek fqinji në nevojë, ky është një funksion që do të duhet ta kryejmë bashkë”, nënvizoi Veliaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se Tirana është qyteti i mundësive për këdo që do të nisë një jetë të re, ndërsa kërkoi dhe bashkëpunimin e komunitetit për të lehtësuar këto plagë. Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës mbetet e përkushtuar për të mbështetur përmes programeve të saj edhe fuqizimin ekonomik të tyre. “Tirana është qyteti jo vetëm i shanseve të para, por Tirana është edhe qyteti i shanseve të dyta. Për këto familje që kërkojnë shanse të dyta, besoj se Tirana është vendi i duhur, por lipset që edhe komuniteti, shokët e klasës, shoqet e pallatit, gjithashtu të sensibilizohen. Këto familje do jetojnë me lëmoshë apo ndoshta programi ynë për fuqizimin ekonomik, për të krijuar një biznes të vogël, për të hapur një dyqan, për të pasur disa aftësi bazë, për të fituar jetën me dinjitet dhe jo me lëmoshë, është gjithashtu pjesë e angazhimit tonë dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që po e bëjmë këtë”, nënvizoi Veliaj.

Në këtë aspekt, Bashkia e Tiranës do të sigurojë mbështetje financiare jo vetëm për viktimat, por edhe për edukimin e fëmijëve që vijnë nga zonat në konflikt, duke ofruar kurse të posaçme.

“Unë do të doja që disa nga këta fëmijë të shkojnë në kurset tona të TUMO-s, dhe të mësojnë se si kodohet, të jetojne me dinjitet, pa marrë përsipër risqe të panevojshme këtu. Do të doja shumë që disa nga bursat ne t’i adresojmë për këta fëmijë”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq, Veliaj falënderoi dhe komunitetet fetare për kontributin e tyre në edukimin teologjik. “Dua të falënderoj të gjithë liderët e Komuniteteve Fetare sepse shoh që një theks të madh e kemi vënë në edukimin teologjik. E shikoj shumë të dobishme që pjesë e kësaj platforme është edhe edukimi teologjik”, deklaroi ai.

Iris Luarasi, Drejtuese e Linjës së Këshillimit për Gratë dhe Vajzat falënderoi Bashkinë e Tiranës si partnere dhe mbështetëse e vazhdueshme e kauzave të tilla.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?