Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikonstruktohet diga dhe rruga e Liqenit të Çerkezës, Veliaj: Do ta kthejmë në një tjetër pikë tërheqëse të Tiranës turistike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rikonstruktohet diga dhe rruga e Liqenit të Çerkezës, Veliaj: Do ta kthejmë në një tjetër pikë tërheqëse të Tiranës turistike
AktualitetPolitikeUncategorized

Rikonstruktohet diga dhe rruga e Liqenit të Çerkezës, Veliaj: Do ta kthejmë në një tjetër pikë tërheqëse të Tiranës turistike

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

E ndërtuar që në vitin 1968, diga mbi Liqenin e Çerkezës po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës. Por, përveç digës, bashkia po rehabiliton edhe rrugën që të shpie në Liqenin e Çerkezës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për rehabilitimin e digës dhe të rrugës drejt Liqenit, tha se ato do të përfundojnë deri në fund të gushtit, ndërsa ftoi qytetarët dhe biznese të investojnë me agroturizme në këtë zonë, për ta shndërruar në një tjetër destinacion, si ai i Parkut të Liqenit të Farkës.

“Ky liqen ishte konceptuar, ashtu si liqeni i Farkës, vetëm për vaditje, kurse sot, përveç vaditjes, që e kemi të garantuar me një kollonë të hapjes e mbylljes së automatizuar të portave, me një digë të përforcuar dhe gjithë sistemin e emergjencës nëse diga tejmbushjet, duke kaluar në vetëshkarkim, kemi krijuar edhe mundësinë që ajo të shërbejë, po ashtu, edhe si hapësirë për argëtim dhe çlodhje. Bashkë me digën kemi bërë edhe investimin e rrugës, ndaj për të ardhur në Çerkezë, vetëm 15 km nga Tirana, do të jetë edhe më e thjeshtë. Këtë projekt do e quajmë të mbyllur deri në fund të gushtit, por me mbylljen e këtij projekti hapet një ftesë për të gjithë ata që duan të investojnë këtu në agroturizëm, për të gjithë ata që duan të blejnë prona, të krijojnë rezidenca, sepse besoj se eksperienca fantastike e Liqenit të Tiranës dhe Farkës, ku u rehabilitua e gjithë pista, duhet të na çojë në më shumë aksione të tilla,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku zbuloi edhe dy projekte të ngjashme, një prej të cilave ai i Liqenit të Linzës, që do t’i japë një hov të ri zhvillimi gjithë zonës së Freskut. “Plani tjetër është liqeni i Linzës. Është një liqen më i vogël, por në një zonë më të dendur. Dua që ta hapim edhe këtë zonë për ata që duan të bëjnë agroturizëm dhe zona rezidenciale. Po të shihni, është rrethuar me një ullishte, është disa herë më e sistemuar dhe më e lidhur me infrastrukturë seç ka qenë Farka, kur ne filluam investimin. Një projekt tjetër, që besoj do jetë jetik për Zall Herrin, është lidhja mes Zall Herrit dhe Tufinës, aty ku përfundon Rruga e Arbrit. Në fakt, segmenti në vijë ajrore është shumë i shkurtër, por s’ka infrastrukturë,” deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Edhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia u shpreh se interesi pas këtij investimi është rritur edhe në këtë zonë. “Në fakt, është një surprizë që i ofrohet kësaj zone, është bërë një mrekulli këtu në Zall Herr, falë investimit të punës që është bërë nga Bashkia. Ka një frekuentim të jashtëzakonshëm, por tani që ka përfunduar me këtë punë të mrekullueshme ne shpresojmë që fluksi do të rritet, do të ketë interes për ta bërë këtë një qendër atraktive. Kështu që, mezi pres që së shpejti këtu të ketë një zhvillim, të ketë ndërtimin e lokaleve ku njerëzit të vijnë, të dëfrejnë me familjet, jo vetëm në fundjavë, por edhe gjatë javës,” deklaroi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?