Arben Ahmetaj është rikthyer të flasë për Çim Pekën, në serinë e tretë të intervistave të tij.
Ai thotë se nuk dilte i gjallë nga burgu nëse arrestohej, ndaj dhe u arratis.
“Po kam dyshime serioze se, të më ndjejnë qytetarë, po të më ndjejë edhe SPAK-u për këtë, ta dëgjojnë qytetarët, që urdhëri i arrestit me urgjencë- kam një pyetje për gjyqtarin, që nuk e njoh, po më thonë është dinjitoz, Erion Bani, si ka mundësi, për çfarë arsye e firmose urdhrin tim të arrestit? Çfarë kisha bërë unë në atë dosje? A e mendove dot si gjyqtar, a e mendove dot si si profesionist?
Unë e kuptoj Altin Dumanin dhe Millonain, kishin marrë urdhër dhe ju duhej statistike, e kanë personale, nuk i mirëkuptova, por e kuptova. Me logjikën e tyre duhet të isha sot dy vjet në burg në pritje të çuarjes së dosjes në gjyq, që nuk e çonte dot se nuk e lidhte, nuk lidhet as me pastrimin e parave, po duhet të rrija në burg dhe të prisja Altin Dumanin t’i ngrefej logjika.
A jeni në vete thotë, lereni të përplaset në gjykatë. Mirë po e ke këtë mundësi, por për çfarë nxore urdhër arresti, për dy muaj, do prishja faktet në parlament. Po mirë, po Benet Beci i prish faktet që ke anuluar urdhër-arrestin për Benet Becin? Po Erion Veliaj i prish faktet?
Ke dy vjet e gjysmë që e ke paralajmëruar për të fshirë faktet? Po Frida Krifca, po Belinda Balluku? Po Damian Gjiknuri? Po Ogerta Manastirliu? Kujt ia tregon ti këto, turp, shkon aty dhe kolegët e mi nuk e pyetën, nuk e lexuan dosjen.
Sot me kërcënimet, para tre ditësh kam marrë një kërcënim interesant, ‘Kur të ngremë ne furtunën, ti do fluturosh në qiell’. Po, po, para tre ditësh ma kanë bërë këtë kërcënim. Kam dyshime se Altin Dumani ka qenë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes time, unë s’dilja i gjallë nga burgu. Këtë e dinë të gjithë tani. Do jetë trishtim shumë i madh që nuk e kuptoj, po nuk mund ta ndaj…”, tha ai.
Ahmetaj shprehet se mbajtja e tij në burg, ka kosto për shtetin:
“Të nderuar qytetarë, e kam thënë do kthehem, ore unë jam partizan që Erion Veliaj të hetohet i lirë dhe të shkojë në gjykim i lirë, Benet Beci po ashtu…
E dini që mesatarja e paraburgimit në Shqipëri është 20-fish më e lartë se mesatarja europiane. Ramiz Alia kur vendi kishte 4.2 milin banorë la 6000 mijë të paraburgosur. E dini sa është sot, që jemi 1.5 milionë shqiptar? Paraburgimi me SPAK ka shkuar në 6500 të paraburgosur.
46-milionë euro ka shkuar kostoja për të paraburgosurit. Pandëshkueshmëria është gjykata, jo SPAK. Apo sot që janë në të njëjtën godinë këta dhe gjykata vendos siç do SPAK.
Ka një pyetje vetëm për një rast: Kush i paguan 33 vjet jetë të 11 të të mbajturve në burg për 3 vjet me firmën e Altin Dumanit si grup i strukturuar kriminal dhe pastaj kanë dalë të lirë 11×3 = 33 vjet jetë. Kush i paguan? Kanë dalë të lirë si të pafajshëm. Media serioze thotë ore si i trajton ti këta, për çfarë i çon në burg?”, tha Ahmetaj.
“Nuk dua të tingëlloj sikur po ankohem, apo qarraman. Unë shpresoj që të ketë një proces pastrimi të territorit, që të më vijë edhe mua kujtesa. Sepse të jetosh pas 30 vitesh me terror, të përshpërisin së “mos fol keq për Ramën se të dërgon SPAK-un”.
Nuk është e vërtetë që SPAK nuk ka vepruar, pasi ka denoncuar gruan time. Ka vepruar ndaj dëshmitarëve duke e kërcënuar. Më thotë avokati im që e kanë kthyer vlerësimin e realestate-n shtëpinë time, sepse nuk i ka pëlqyer SPAK-ut.
SPAK-u ka vepruar në mënyrë shumë interesante, me një rast qesharak, të tregon që drejtësia është kapur. SPAK-u po merret me Bardh Spahinë, ngaqë ka ikur një ish-drejtor, pse nuk merret me Ramën që tallet me sistemin. Kur Rama, kreu i organizatës më shkarkoi mua, se gjoja i kam dhënë dosjen e inceneratorëve Metës. Ndërkohë, bëjnë spektakël me arrestimin tim.
Unë nuk kam pasur ambice për të bërë zv.kryeministër, e di gjithë partia. Unë kam kërkuar të largohem. Fati i Shqipërisë është i lidhur me fatin e familjes time, dhe fati i Shqipërisë sot ka rënë në dorë të krimit. PS sot është një organizatë për t’i shërbyer një njeriu”, tha Ahmetaj.
j.l./ dita
Nje filoqyls,minuk,behet minister i financave,duke zere vendin e nje profesirit te ekonomise!?Vetem sulltanpuktoru,nongrata,likefloriri,lulbrava,emerijne ministra te marre nga hahdutet!?
Arben Ahmetaj – “Belinda Balluku ka marre pjese neper tenderime kudo ku ka qene me vlere 11 miliard Euro. Ilir Beqja ne tenderime me vlere afro 6 miliarde Euro, Erion Velia ne tenderime me vlere 4-5 miliard Euro (Pervec lejeve te ndertimit) Une Arben Ahmetaj kam marre pjese ne ZERO tenderime”
Kjo eshte lehtesisht e verifikueshme. Po i thote Ministri me jetgjate i Ekonomise i Rilindjes dhe zevendes Kryeministri i kesaj Rilindje. Nuk ka rendesi si quhet e c’fare tipi eshte. Por me teper se ate Rilindje ku ka qene ne majen e qeverisjes, ky ish zevendesi i Rames ka flliqur keq fare ate SPAK si nje instrument ne duar te Edi Rames.
Amon!
Na trego i çik skemen tate te hajnise!
E filloi karieren si korrupsionit me Saliun,vazhdoi me Leshte likes,dhe precipitoi si zhvates ne qeverrine e PS.O Edi Rama,pastro administraten nga ish PD-istet dhe qimet e leshit te Likes.
Ore keni degjuar ju 33.600 € nje shishe vere?
Apo un e keqkuptova
Tigri eshte per gjynaf,e paskan mbajt me zor zv.kryeminister.Hajde,hajde lepurush ,mos ju tremb burgut.