Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikthehet “Babalja”, dënimi i deputetit Salianji me 1 vit burg, Apeli cakton datën e gjyqit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rikthehet “Babalja”, dënimi i deputetit Salianji me 1 vit burg, Apeli cakton datën e gjyqit
AktualitetPolitike

Rikthehet “Babalja”, dënimi i deputetit Salianji me 1 vit burg, Apeli cakton datën e gjyqit

Published: July 2, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar datën 4 korrik për seancën e parë gjyqësore në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për akuzën ndaj tij në dosjen “Babalja”.

Deputeti dhe tre të bashkëpandehur u dënuan 3 vjet më parë për “kallëzim të rremë” për inskenimin e një audio-përgjimi, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedonte për çështje droge.

Në vendimin e dhënë në dhjetor të vitit 2019 Salianji, atë kohë jashtë Kuvendit, u dënua me 1 vit burg. Ai nuk shkoi në qeli pasi u hetua dhe gjykua në gjendje të lirë dhe vendimi nuk ishte i formës së prerë. Në Apel, deputeti kërkon prishje të dënimit dhe deklarim të pafajshëm.

- Publicitet -

Pafajësi pretendojnë në apel edhe të bashkëpandehurit e tij, Fredi Alizoti, i dënuar me 2 vjet burg si aktruesi i zërit të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit, gazetari Jetmir Olldashi, i dënuar me 100 orë punë në interes publik dhe Albert Veliu, i njohur si “Babalja”, i dënuar me 3 vjet e 5 muaj burg në mungesë.

Dosja “Babale”, Salianji dënohet me 1 vit burg. Ish-deputeti: Gjyqtari i bëri një shërbim Partisë Socialiste
Në gjenezën e saj në vitin 2018, dosja “Babalja” u hetua nga Prokuroria për Krimet e Rënda, por më pas i kaloi për kompetencë prokurorisë së kryeqytetit.

Sipas hetimit, deputeti Salianji i kishte premtuar 200 mijë euro Albert Veliut nëse i sillte prova komprometuese për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në pamundësi, Veliu ka inskenuar audio-përgjimin duke përdorur si aktor Fredi Alizotin, publikimi i të cilit shkaktoi bujë dhe përplasje të forta në skenën politike.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • lenci bira says:
    July 2, 2022 at 2:30 pm

    saljani koke cepi te marri dhe grida sumen dhe ti mbethejn veglat tek burgu i reqit

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 2, 2022 at 2:49 pm

    Nëse Saliani i Babales dhe vidios erotike në Kuvënd me GD nuk dënohet,drejtësia ka marr fund përfundimisht.
    Dënimet SELEKTIVE po e diskreditojnë drejtësinë..SPAK por dhe Ata që po financojnë drejtësinë e RE..SHBA+BE.
    Kur nuk dënohet Salianëria..Si mund të dënohet SaliKrimi që ka lyer duart me gjak pse ka qën President dhe KM,ndonse DASH e ka shpallur non grata për faje të rënda..që dihen tashmë..!
    -Siç duket Drejtësia trëmbet edhe nga Salianizi..se nga Sb po..po..!

    Reply
  • xha Kasëmi nga Çepani says:
    July 3, 2022 at 6:48 am

    Po u denua ” Babalja” drejtesia eshte ekapur nga Rama dhe denimi eshte politik. Ne rastese Babalja nuk denohet,drejtesia nuk eshte ekapur,ose e beri nga frika .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?