Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikthehet në Itali profesori që u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rikthehet në Itali profesori që u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar
AktualitetKronike

Rikthehet në Itali profesori që u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar

Published: October 24, 2025
Shpërndaje

Michele D’Angelo, profesori italian i biologjisë i cili u përfshi në aksidentin tragjik të 8 gushtit në aksin Levan-Fier, është rikthyer në atdhe.

44-vjeçari i cili prej gushtit po mbahej në qeli, pasditen e 23 tetorit së bashku me partneren e tij Vanessa Castelli, ka zbarkuar në aeroportin e Fiumicinos- në Romë dhe më pas është drejtuar për në L’Aquila, në qytezën e tij ku dhe prej vitesh jep mësime në Universitet.

Lajmi për lirimin e 44-vjeçarit italian është bërë me dije nga mediat italiane. Më tej thuhet se transferimi i Michele D’Angelo është kryer mes sekretit maksimal nga ana e autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare.

- Publicitet -

Drejtësia shqiptare ka caktuar ndaj tij një masë më të lehtë sigurie. Sipas partneres së D’Angelo, ai do të duhet tani vetëm të nënshkruajë, ndërkohë që ka theksuar se makthi ka përfunduar dhe se 44-vjeçari tani mund të marrë frymë lirisht.

“Michele është shumë i tronditur, por mund të themi se makthi ka mbaruar; tani mund të marrim frymë”, tha partnerja e tij, e cila ka ndjekur çdo hap të procesit gjyqësor.

Michele D’Angelo, profesor biologjie në Universitetin e Aquila dhe një shkencëtar me famë ndërkombëtare, u arrestua më 8 gusht të këtij viti.

Teksa ishte me pushime në vendin tonë, ai u përfshi në një aksident në autostradën Levan-Fier. Automjeti me të cilin po udhëtonte italiani u përplas me një Mercedes. Si pasojë nga ky aksident humbi jetën një 15-vjeçar.

Makina tjetër drejtohej nga një 45-vjeçar nga Patosi, E. Dervishaj (Sadikaj). Në mjet ishin djali i tij 17-vjeçar, K. Sadikaj, një shok i djalit, 20-vjeçari, K. Troka, si edhe nipi 15-vjeçar i shoferit, E. Shehaj.

Lidhur me këtë ngjarje policia shqiptare prangosi profesorin italian. Ndërkohë, që arrestimi i tij tërhoqi vëmendjen e mediave italiane, por jo vetëm.

Autoritetet e universitetit kërkuan ndihmën e parlamentarëve italianë. Deputeti Luciano D’Alfonso foli për masa joproporcionale për burgosjen e profesorit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën
  • KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos
  • Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve
  • Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i pashtershëm i parave të drogës ndërpritet
  • Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje

Komentet e Fundit

  1. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Haxhi qamili on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. Republika Iliazi on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. ceshtje dinjiteti on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?