Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rinas, sekuestrohen 30 mijë euro dhe veshje të markave luksoze 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rinas, sekuestrohen 30 mijë euro dhe veshje të markave luksoze 
AktualitetKronike

Rinas, sekuestrohen 30 mijë euro dhe veshje të markave luksoze 

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar 30 mijë euro dhe disa veshje të markave të ndryshme, të padeklaruara. Shuma prej 30 mijë euro iu gjet gjatë kontrollit të çantës së një shtetasi gjerman, i cili do të largohej nga Shqipëria. Ndërkohë, veshje të markave të shtrenjta u gjetën gjatë kontrolleve në valixhet e dy të rejave, të për të cilat nisi dhe procedimi në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë: 

Rinas/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin në hyrje/dalje, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare.

- Publicitet -

Si rezultat i kontrolleve të shtuara janë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

-Për 2 rastet e kontrabandës janë arrestuar në flagrancë 2 shtetase dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjera. Sekuestrohen veshje të markave të ndryshme, me vlerë të konsiderueshme.

-Për rastin e mosdeklarimit të të hollave është proceduar penalisht një shtetas gjerman. Sekuestrohet shuma 30 000 euro që nuk e deklaroi në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

Për këto raste:

– është arrestuar në flagrancë shtetasja E. K., 26 vjeçe dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. K., 24 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, në valixhet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk ishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj;

– është arrestuar në flagrancë shtetasja V. M., 61 vjeçe dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. B., 52 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, në valixhet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk i kishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj;

– janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin gjerman N. Z., 44 vjeç, pasi në dalje në RSh-së, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 30 000 euro që nuk i kishte deklaruar në doganë. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mjerimi i Gjykatave
  • Raporti i DASH për Shqipërinë veçon korrupsionin dhe emigracionin
  • Policia e Tiranës nis verifikimet, pas publikimit të videove intime të disa personazheve të njohur
  • Rama prezanton ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
  • Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?