Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Nuk janë prishur pazaret, por s’mund të lëmë pasanikët t’i bien në qafë të gjithëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Nuk janë prishur pazaret, por s’mund të lëmë pasanikët t’i bien në qafë të gjithëve
AktualitetPolitike

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Rama: Nuk janë prishur pazaret, por s’mund të lëmë pasanikët t’i bien në qafë të gjithëve

Published: September 9, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur para banorëve në Zall Herr për konfiskimet e ndërtimeve pa leje, duke thënë se nuk janë prishur pazaret, ashtu sic është pretenduar këto ditë, por thotë se s’mund të lënë pasanikët që t’i bien në qafë.

“Kur përpiqesh të bësh dicka, duhet të përgatitesh të dëgjosh gjithçka. Nëse nuk do të të shajnë e mallkojnë mos dil nga shtëpia, rri brenda. Nëse do që të gjithë të thonë sa burrë i mirë, as mos fol, as mos lëviz vendi dhe as mos u duk. Atëherë je burrë i mirë, i ndershëm, je për t’u bërë krushk. Nëse merr përsipër të bësh një punë dhe fillon t’i ndryshosh gjërat, gjithmonë ka baltë për ty sa të duash. Kam dëgjuar këto ditë që thonë, ato pallatet nuk u bënë Brenda ditës. Aty i kishit apo ju prishën pazaret. As pallatet nuk u bënë Brenda ditës, as kultura e ligjit. Kultura e ligjit nuk është si pallat që ndërtohet për 2-3 vjet, por kërkon kohën e vet.

Kur filluam t’i vëmë fre ndërtimeve pa leje, nuk kishte asnjë pallat të vetëm pa shtesa. Ndërkohë që sot janë pak. Janë shumë pak në tërësinë e veprimtarisë që zhvillohet por janë raste shumë brutale arrogance dhe karshillëku ndaj të gjithëve. Nuk mundet që të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk I bëjnë për t’i shitur apo fituar dhe të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufij në përpjekjen për të bërë më shumë fitim për t’i rënë në qafë të gjithëve. Nuk ka Pazar të prishur se të ishte për pazar, gjysmat e pallateve do t’i jepnin për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni”, tha Rama.

- Publicitet -

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Po na merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffet
  • Pyetja që mbetet
  • Inteligjenca Artificiale mund të na dalë nga kontrolli’, alarmi i CEO-s së Anthropic
  • Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. xxx on Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë
  3. Zdromsi on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. xxx on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  5. Israel Gomez on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?