Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se vitin tjetër do të mbyllet procesi i rindërtimit. Duke folur në Report tv, Veliaj nënvizoi se ata që kanë firmosur të parët kontraten, janë futur tashme në banesat e reja.
“Teksa mbarojmë pallatet e fundit edhe në Kombinat, edhe në breg të lumit te “5 Maji”, do jetë bashkia që do vazhdojë ta paguajë qiranë, derisa të merret çelësi të futesh te shtëpia e re. Ki parasysh, kush firmosi i pari dhe u tregua bashkëpunues, u fut ne shtëpi. Kush priti deri në fund me shpresë që partia i thoshte do ta bëjmë ne, ajo parti dogji shtëpinë e vet në 8 janar. Pra një parti që djeg shtëpinë e vet, do bëjë shtëpi për njerëzit? Kështu që tani shumica ka rënë dakord dhe ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, edhe të partisë së lekut, ndërkohë edhe për partinë e sherrit, dajakut, ne kemi filluar kantieret dhe po të shkosh sot te “5 Maji”, gjysma e pallateve janë të banuara”, theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se hienat tentuan të bllokojnë ‘Kombinatin’ dhe ‘5 majin’. “Ne kemi mbaruar me të gjithë hapësirat rurale. Kështu që me fshatin e fundit në Zall – Herr, me lagjen e re në Ndroq. Jemi me lagjen e parë që u hap në Vaqarr, po përfundon Peza. Kështu që le të themi që tek pjesa e fshatit kemi ecur shumë – shumë mirë dhe pjesa tjetër që s’është në këto lagjet e reja, kanë bërë rindërtimin në vend. Kemi pasur 2 problematika, Kombinatin dhe “5 majin”, që ju i keni ndjekur prej 3 vitesh. Strategjia e hienave të politikës ishte, LSI-ja tani ka ndërruar emrin, se një qepen është, por mbyll qepen, ndërro nipt-in, kjo partia e re tani e lekut, kishte Kombinatin, kurse PD-ja do mbulonte dhe do markonte “5 majin” me 2 strategji të ndryshme. Monika me të vetët do hapte gjyqe pa fund që ta bllokonte nga ana ligjore, kurse ajo partia që është edhe më e rrugës dhe më e dhunës, ata do bllokonin thjesht fizikisht aty dhe do nxirrnin disa personazhe që edhe pse do merrnin 500 m2, prapë thoshin që nuk është gjë e drejtë, ndërkohë që kishin ndërtuar pa leje në shtrat të lumit. Kështu që në këtë sens në një vend u desh ta bënim betejën ligjore, në një vend tjetër me të gjithë ato personazhe të OFL-së që megjithëse kishin 22 makina Range Rover, nuk kishin qira për nënën”, tha Veliaj.
o.j/dita

Z.Veliaj mjaft u perdrodhe si kurve lidhur me nje ceshtje serioze.Ngutja tende per te firmosur njerzit nuk mban ere te mire.Kjo eshte njelloj me ngutjen e Edi Rames qe detyron parlamentin te pranoje problemin e portit te Durresit.Vertet secili enderon te kete nje shepi private por kjo nxitje nuk eshte serioze.Varet se c’fare dokumenti do te firmosin .Mund te firmosin dy pleq qe kane femijet jashte dhe nuk cajne bythe me per prone sepse po shohin qe me nje urdher “per interesa publike” te hedhin ne rruge,pra nuk je pronar.Ato i bere te futesh afganet dhe kush te vije nga Nepali dhe tu ngjeshesh qirane si te do bytha ty mafioz dhe leri denglat.
Fushata elektorale vazhdon dhe behet me intensitet me te larte cdo dite nga ana e Erion Veliajt.