Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Dëgjojmë çdo ditë, me tone alarmues, se rinia e shkollave të mesme dhe ajo universitare po largohen, ose synojnë të largohen nga Shqipëria, pasi vendi i tyre nuk u ofron asnjë shpresë për të ardhmen. Në shumë raste fajësohet qeveria dhe politikat e saj; në raste të tjerë, mungesa e perspektivës dhe e shpresës lidhen me eventualitetin e rikthimit në qeverisje të partive opozitare, të cilat, në të kaluarën, kanë dëshmuar se nuk kanë qenë aspak më të mira dhe nuk kanë bërë asgjë më shumë për zhvillimin e këtij vendi dhe për të ardhmen e rinisë sesa qeveria aktuale. Shpeshherë, arsyet thuhet se janë varfëria ekonomike, papunësia, perspektiva e zymtë për një jetë më të mirë në Shqipëri për të rinjtë e sotëm, por edhe për fëmijët e tyre në të ardhmen.
Të gjitha këto arsye, në një masë ose në një tjetër, janë të vërteta. Them “në një masë ose në një tjetër” pasi e vërteta ka gjithnjë karakter relativ dhe, sepse, nëse gjykojmë dhe vlerësojmë në mënyrë racionale e kritike, nuk mund të mohojmë se Shqipëria e sotme është një vend më i lirë, më i pasur, më i zhvilluar sesa 30, 20, ose 10 vite më parë. Sidoqoftë, pavarësisht resurseve që ka dhe progresit të dukshëm që është arritur, vendi ynë mbetet një vend i varfër për standardet europiane dhe, për më tepër, një vend i qeverisur keq, një vend që, deri më sot, nuk ka ditur të administrojë drejtësinë për të gjithë, financat publike dhe politikat sociale në të mirë të interesit publik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe që vazhdon të mos e vlerësojë meritokracinë si një kriter bazë.
Pavarërisht deklaratave pompoze për vlerësimin e studentëve të “ekselencës”―një subjekt ky për të cilin në mënyrë kritike kam shkruar edhe më parë―kriteri që dominon në emërimet e të rinjve në administratën publike sot vazhdon të jetë jo merita individuale, ajo çfarë të rinjtë dinë―thellësia dhe cilësia e dijes së tyre―por lidhjet dhe njohjet që ata kanë. Nëse ky realitet nuk ndryshon, largimi i të rinjve do të vazhdojë.
* * *
Pavarësisht nga sa thashë më sipër, unë mendoj se, ndërsa largimi i të rinjve përbën një problem, madje seriozisht, nuk ka vend për alarm. Unë nuk e shoh me shumë shqetësim faktin që mijëra vajza e djem të rinj shqiptarë zgjedhin të studiojnë në universitete të huaj, këtej ose andej Atlantikut, madje edhe në Singapor ose në Kinë. Mobiliteti i studentëve universitarë, një dukuri mjaft e përhapur të paktën qysh nga periudha midis dy luftrave botërore, në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, është bërë sot një dukuri e përbotshme.
Në një botë të globalizuar si kjo e sotmja, shkëmbimet dhe ndërvarësitë ekonomike, kulturore, arsimore e shkencore janë shtuar, zgjeruar dhe intensifikuar si kurrë më parë në historinë humane. Shqipëria nuk është një ishull, ose një krahinë e izoluar në këtë botë të globalizuar, por pjesë e saj, me të gjitha bekimet dhe pasojat që ky globalizim ka sjellë. Studentët universitarë përbëjnë sot një pjesë të madhe të asaj mase qindramilionëshe njerëzish që lëvizin në këtë “global village”, përmasat e të cilit, siç shkruan Thomas Friedman në librin e tij Bota është e sheshtë (The World is Flat), po tkurren përherë e më shumë, nga një “size small” në një “size tiny” (Thomas Friedman).
Të rinjtë dhe studentët shqiptarë që zgjedhin të studiojnë, ose të punojnë në në profesionet e tyre në vende më të zhvilluar janë pjesë e kësaj lëvizjeje migratore të përbotshme, njëlloj si moshatarët e tyre italianë, austriakë, grekë, hungarezë, spanjollë, turq, kinezë, indianë apo egjiptianë, të cilët zgjedhin të marrin një arsim universitar apo pasuniversitar, ose të kërkojnë kushte pune e jetese më të mira sesa në vendet e tyre, diku tjetër në këtë “fshat global”.
Kjo, siç vura në dukje më sipër, nuk është as një dukuri e re, as një dukuri shqiptare, por një dukuri mijëravjeçare dhe e përbotshme. Rinia e shkolluar e Athinës, që dikur ishte qendra e kulturës, e artit dhe e filozofisë, emigroi në Aleksandri (në periudhën e sundimit të Ptolemeut) për t’u bërë pjesë e atmosferës intelektuale shumë më atraktive të atij qyteti të famshëm. Artistët dhe intelektualët më të shquar të Kostandinopojës e lanë kryeqendrën e Bizantit dhe emigruan masivisht në Euorpë, kur kjo po dilte nga Mesjeta dhe po niste epokën e Rilindjes së saj.
*****
Qysh nga kohët e lashta, njerëzimi (përfshirë edhe shqiptarët), ka njohur disa valë migrimesh të mëdha. Më pas erdhën epoka e zbulimeve të mëdha gjeografike (Age of Exploration), epoka e Perandorisë (Age of Empire), epoka e Arsyes (Age of Reason), epoka e Revolucionit Industrial (Industrial Age) dhe, me të bashkë, epoka moderne (Modernity). Pas saj erdhi epoka e zbulimeve në hapësirën kozmike (Space Age) dhe, më në fund, epoka e Informacionit (Information Age). Të gjitha këto epoka në historinë e njerëzimit kanë bërë të mundur, hap pas hapi, globalizimin e shoqërisë në këtë shkallë që njohim sot.
Për shekuj me radhë, Shqipëria mbeti thuajse krejtësisht e pandikuar nga efektet emancipuese të epokave të sipërpërmendura. Për të, madje, epoka moderne nisi vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, me industrializimin dhe urbanizimin e vendit dhe me përhapjen masive të arsimit. Epoka e informacionit dhe globalizimi e kanë ndryshuar përfundimisht peizazhin e dikurshëm.
Si çdo popull tjetër i qytetëruar në kohën tonë, edhe shqiptarët, sidomos ata që i përkasin brezit të njohur si millennials (të lindur mes viteve 1980 dhe 1996, pra që sot janë 24-40 vjeç), dhe ata më të rinjtë, që në kulturën pop dhe në zhargonin e sotëm quhen Generation Z (brezi i lindur pas vitit 1997), janë rritur me teknologjinë dixhitale dhe janë bërë pjesë e asaj gjenerate që quhet “Net generation”, apo “netizens”.
*****
Në rrethana të tilla, konceptet “atdhe”, “patriot”, “patriotizëm” nuk kanë për rininë e sotme të njëjtin kuptim dhe të njëjtën rëndësi si një apo dy breza më parë. Bota në të cilën ata jetojnë është një tjetër botë nga ajo në të cilën lindën dhe u rritën gjyshërit dhe prindërit e tyre. Bota e tyre është sot në “infosferë”, në të cilën, kufijtë midis punës, shtëpisë dhe argëtimit kanë rënë, aq sa, në një kuptim real të fjalës, mund të thuhet se kufiri që ndan jetën te tyre fizike nga ajo dixhitale po bëhet i padukshëm. Po kështu, për të rinjtë e sotëm, barrierat kulturore dhe kufijtë shtetërorë janë bërë e po bëhen gjithnjë e më pak relevantë.
Diskontinuiteti midis brezit të ri dhe kulturës së tyre dhe brezave të rritur është sot kaq i madh―dhe ndryshimet e ndodhura janë kaq radikale―saqë tashmë kthimi prapa është bërë absolutisht i pamundur. Për fat të keq, ne vazhdojmë ta injorojmë, ose nuk duam ta pranojmë këtë realitet të ri, sepse shumica prej nesh nuk janë në gjendje ta përballojnë atë.
Për të njëjtat arsye, shumë prej nesh e kanë të vështirë ta kuptojnë se, të rinjtë e sotëm, nëse studiojnë―dhe më vonë punojnë―në një vend të zhvilluar europian, në Shtetet e Bashkuara ose në Kanada, pa kaluar shumë kohë dhe pa humbur asgjë nga të qenurit shqiptar, mund të identifikohen e të ndihen lehtësisht―dhe shumë natyrshëm―si europianë, si amerikanë apo si kanadezë. Jo thjesht si shtetas të këtyre vendeve, por si individë të akulturalizuar në një shoqëri të re, e cila, për shumë prej tyre, bëhet atdheu i tyre i dytë.
Kjo nuk i bën ata ta duan Shqipërinë më pak; kjo duhet të na bëjë ne që të kuptojmë se, sot, në periudhën e vonë të modernitetit dhe në kushtet e një globalizimi kaq të shpejtë e të gjithanshëm të shoqërisë, koncepte të tillë, si “atdhe”, “patriot” dhe “patriotizëm” nuk mund të mbeten më konceptet folklorikë të një epoke epike, sado heroike të ketë qenë ajo. Shkenca, kultura, teknologjia, mënyrat e jetesës sot janë deterritorializuar në atë shkallë sa, si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e njerëzimit, e kanë lënë të hapur çështjen e identitetit kulturor dhe të identitetit personal të individit.
Mua nuk më shqetëson fakti që shumë nga të rinjtë e sotëm―nxënës dhe studentë―dëshirojnë dhe përpiqen që të arsimohen në universite perëndimorë, për aq kohë sa universitetet shqiptarë nuk u ofrojnë atyre një arsim bashkëkohor shumë të mirë, sa kohë që për zhvillimin e arsimit e të shkencës shteti ynë investon kaq pak, sa kohë që perspektiva e punësimit pas shkollës mbetet, në rastin më të mirë, e pasigurt.
Mua më shqetëson fakti që shoqëria jonë dhe çdo qeveri shqiptare nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë thuajse asgjë që do t’i motivonte të rinjtë studentë, intelektualët dhe ekspertët më të mirë shqiptarë që janë shkolluar dhe punojnë në vendet e zhvilluar të Perëndimit të kthehen në Shqipëri dhe të punojnë për përparimin e vendit të tyre, duke i vlerësuar dhe trajtuar ata në atë mënyrë denjitoze që meritojnë.
Individë të tillë janë të shumtë. Ata japin mësim ose kryejnë kërkime të një niveli të lartë në universitete, në laboratorë dhe në qendra kërkimore nga më të njohurat në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Ne shpesh—dhe në mënyrë jo krejt të saktë—i konsiderojmë ata pjesë të Diasporës shqiptare nëpër botë. Në fakt, ata janë më shumë sesa një diasporë (për të mos thënë se vetë koncepti “diasporë” është pafundësisht i gjerë, heterogjen dhe, sidoqoftë, tashmë një koncept më shumë historik).
Laura Mersini, Luxherta Buzi dhe shumë shkencëtarë e studies të tjerë shqiptarë nëpër botë janë kontributi shqiptar në shkencën e përbotshme të sotme, ashtu siç Ermonela Jaho e shumë artistë të tjerë, që luajnë në skenat më të mëdha të globit, kontributi shqiptar në artin e sotëm botëror. Ata janë asete shumë të çmuar për shkencën dhe kulturën në përgjithësi―për njerëzimin―dhe, si të tillë, janë asete shumë të vyer edhe për Shqipërinë. Duke qenë shqiptarë, ata janë, njëherësh, global citizens.
Do të ishte jorealiste, madje cinike që, në emër të patriotizmit, t’u kërkoje talenteve të tillë të kthehen në atdheun e tyre të origjinës dhe të punojnë për të. Shqipëria nuk i ka mundësitë―dhe duket as vullnetin―që t’i ndihmojë, t’i stimulojë, t’i shpërblejë dhe t’i zhvillojë më tej talente të tillë. Madje, një klasë politike si kjo që bën ligjet dhe drejton vendin tonë, shkencëtarë dhe talente të tillë nuk i kupton dhe nuk i çmon. Sepse, si mund t’i kuptojnë e t’i çmojnë shkencëtarët e vërtetë ata parlamentarë ose ministra shqiptarë që vetë janë bërë doktorë shkencash pa bërë një ditë të vetme kërkim në shkencë ose, edhe më keq, duke kopjuar punët e të tjerëve?

Zoti Fatos,
Deklarata e juaj:
1. “Shqiperia nuk eshte nje me vend me i lire, me i pasur,
me i zhvilluar, se 30, 20, apo 10 vite me pare”,
Nuk me duket e drejtë.
2. Shqiperia po perparon per dite, por mund
avancoje me shpejt, me shume, me punen
e ndershme te poullit tone, ne perputhje me
ligjet dhe aplokimin e tyre.
3. E di se para 30 vitesh, ne kohen e komunizmit,
Shqiperia ka qene duke udhetuar drejt
nje “ferri te vertete”, por renia e sistemit
komunist na shpetoj nga ky fund i llahtareshem.
4. Besoj se ky informacion eshte “shtypur gabimisht”,
dhe shpresoj se, “JU”, do e korigjoni:
5. JU e “dini mire” qe kjo pjese e deklarates suaj,
Nuk eshte; “Aspak e Vertete”.
Fatos Tarifa qe vodhi fondet dhe abuzoi me nje tender ne ambasaden tone ne Washington tani po na jep leksione per rinine.
OK,Z.TARIFA.
Disa mendime si ish Kolonel në uahtri:
1-Gjendja kaotike në çdo fushë në Shqipëri filloi që në hapat e para të 90-tës.Parimi “.. E duam Shqipërinë si gjithë Europa” u zbatua gabim. Rinia,Forca e aftë për punë e dije ja mbathi në Europë..Dhe dihet se çfar ndodhi,ku me mijëra njërz ju turrën Vaporrëve,Avionëve dhe maleve për të ikur nga syt këmbët..!
2.Ikja masive e njërzve jashtë Atdheut e la vëndin SHKRET.Disa zona janë çpopulluar fare,pasi nuk ka kush i punon tokat djerrë.Dhe të rinjtë shkojnë e punojnë më shumë në Greqi në bujqësi e blegtori dhe nuk e kthejnë kokën pasë.Dhe presin që leku të vij nga Qielli..!
3.Vjedhja,Shkatërrimi i mbi 500 ekonomive në Shqipëri sipas teorisë “SHOCK” e menjëhershme nga Sb,A. Hajdari e G Pashko ishte armiqsore.Pasi në asnjë vënd në lindjes nuk ndodhi një gjë e tillë.Dhe me paturpësinë më të madhe Saliu e Berishizmi,Like e Metizmi(dy fatkeqsit Kombëtare) akuzojnë Qeverinë e sotme pse largohet Rinia. !
4.Fakti që në Shqipëri rrogat e pensionet janë të ulëta është katastrofike. Por,duhet argumentuar.
5.Shqipëria nuk prodhon asgjë veç ndërtimit dhe disa fasonerive.Kurse Turizmi po rimëkëmbet pas katrahurës URBANE BERISHISTE.
6.Infornaliteti është shumë i lartë,Ku 1 në 10 bisnese nik paguajnë detyrimet në Shtet.Kjo dëmton sigurimet shoqërore,pensionet..!
7.Makutëria në Vjedhje është në ZENIT.Që nga hajdutët e xhepave e deri në dikasteret qendrore,pasi asnjë nuk mban përgjegjësi për hajdutërinë galopante me parimin..kush e kush të vjedh më shumë në detyrën që i është ofruar aktualisht..!
8.DREJTËSIA është në pikën ZERO.Dhe drejtësia e RE nuk jep shpresë.Që nga 1992 asnjë pushtetari,Qeverritari nuk i është SEKUESTRUAR pasuria e vjedhur prej 350 mild.$ të 46 viteve Socializmë.Kur në sistemin e kaluar kush vidhte-dëm shpërblente dhe ose shkonte në burg.Kjo normë legjitime mori fund që në 1992 me Qeverinë e parë të PD.Dhe kjo vazhdon deri sot.
-70 % e Gjyqtarëve e Prek.që kapi VETINGU janë bër Avukat,NOTER,etj dhe ja bëjnë me SY E.RAMËS,DASH,BE..që monitorojnë reformën në drejtësi.Për këtë nuk ka asnjë përgjegjësi E.Rama.Biles Yuri Kim i ka ndaluar ta zëri në goi SPAKUN selektiv të Sb.
9.Tek ne nuk ka Opozitë konkurruese me program më të mirë se Qeveria aktuale që jep shpresë.Kokat e opozitës jan zhytur në Vjedhje e Vrasje.
▪︎Kjo është një nga arsyet kryesore që RINIA IKËN..
▪︎Teoria PD-iste se militantë na ngelen pa punë 10 vjet është jo demokratike.Pasi sipas tyre(Sali+Belind Këlliçi,etj) me ardhjen në pushtet do largojnë gjithë administratën socialiste nga puna dhe do bjenë PD-istët që nga fshesaxhiu,sipas ligjit Salist 14/1.
10.Nuk shihet në horizont asnjë forcë e RE politike që të drejtoi vëndin.
-Kastën e vjetër politike non grata dhe Spiunët e shumfishtë nuk po i heq dot Amerika e jo A. Kraja i SPAK ish prekurori I.Metës KM dhe Spiun si Ai..!
11 E vetmja rrugë shpëtimi për Shqipërinë është:KRIJIMI I NJË GJYKATE Nd/KOMBËTARE,ARRESTIMI KOKAVE TË KRIMIT NË POLITIKË DHE SEKUESTRIMI PASURISË SË TYRE..! Kjo kthen shpresën te Shqipëtarët për tu vënë PUNËS.
-FLM DITA,TARIFA.
Ndershmeria dhe sinqeriteti i komentuesit ( z. Arben T.) me shtyn t”i them se vecanerisht kjo gazete ka per qellim te vetem te shfaqe ne cdo reportazh nostalgjine e dashurine e madhe per diktaturen . Pra mos u cudit . Cudia eshte pse nuk kemi ligj per te ndaluar te flitet me dhembshuri e mall per ate sistem shtypes . Jo pa qellim u zbraz Shqiperia me 1990 e tutje , si dhe rrenim te metejshem qe te arrijne te shkruajme hapur si Tarifa me shoke .
O Rita:
Po Maqedonia qe ka 25 % te shtetasve te vete emigrante pra aq sa edhe Shqiperia pse eshte shkaktuar ky emigracione nga Maqedonia? Pse edhe ne Maqedoni e ben komunistet shqiptare emigracionin?
Seicili e sheh réalitetin nga dritarja e shtepise se tij e me doren ne xhepin e vêt.
Edhe z. Tarifa kete ben, sepse nuk jeto ne Kukes, Peshkopi, Librazhd e Lushnje, pa permendur fshatra ne jug e veri ku ka pak mundesi per te siguruara nje jeté normale, ambulance e mjeke, mesues e shkolla, rruge te shtruara e uje te pijshem neper shtepi.
Hapja e Shqiperise dhe nderrimi i breza e ka rritur kerkesat e shqiptareve per t’i patur keto kushte normale jeté se, ndersa nuk kane te ardhur a qe te ndertoje banesa, apo te investojne ne token e tyre, pasi edhe grantet e BE dhe parate e huaj a per investime vidhen nga funksionarêt e Bashkise osé shtetit.
Keta detyrohen te emigrojne apo te punojne si argate sezonale ne vendet fqinje, te cilat nuk kane kete nivel emigrimi, por kane e bejne me shume investime ne ekonomi e jo vetem kulla e rezorte.
Gjithsesi, te gjithe e per jetojne me dhimbje ikjen e te rinje, ku jane te pak et ata qe arrijne te dtudjojne ne université et e botes e mbeten krahe pune, shpesh pa dokumente.
Kulmi eshte kur nje ministre britanike u tregon edhe Ruanden shqiptareve, per t’i kercenuar, duke harruar qe familja e saj ka kyre ne Londer nga Uganda.
Maqedonia , Kroacia , Serbia kane nje Emigration te tille por mos neglizho dhe at Emigration mbi 60 vjecar qe kishte fatin te kishin popujve e ish Yugosllavise nen drejtimin e Titos .Kur them zbrazjen e vendit kam parasysh at plan djallzor te diktatorit Ramiz me qellim mungesen e plote te asaj klase qe u percundua per dekada. Filloi me 2 korrik 1990 e tutje.A po te duken pak qe viti 1992 ,93,numeron 0,5 miljon shqiptare te zhvendosur ne Greqi dhe Itali ? E keni si defrim hedhjen nga nje dege ne tjetren. As nuk dal ne arratisjen masiv te kohen se tashme sepse qarte ky ishte dhe eshte qellimi i te gjithe partive politike qe njerez si ju e Tarife te shpalosin flamurin e nostalgjike per Diktaturen.Lexoje dhe kupto drejt cfare shkruaj.
Me sa duken bathët, kryepinoku duket se ja ka përcaktuar tarifën fatosit për të dërdëllitur non stop cs mbrockulla me bisht. S’ka faj i shkreti fatos… Kështu është kur merr huqet e afendikoit
Që thoni ju të nerum ditëzinj, ritmi me të cilin po zbrazet cifligu i qehajait të surrelit është aq galopant e i frikshëm për mbijetesën e një kombit, sa që numri i të arratisurve drejt një bote të panjohur është edhe më i madh se në vende të cilat aktualisht gjenden në situata lufte.
Duke marrë parasysh se kjo tkurje masive e popullsisë ndodh në një vend me rreth dy-tre milionë banorë (ndryshim si nata me ditën krahasuar me vende dhjetra milionshe si Siria dhe Ukraina), atëhere tentativa për zbutjen e kësaj “maskarade” me terma trushplarëse minimalisht është paturpësi e shkartisur me pak bythlëpirje.
Cilësimi i këtij qelbësirllëku gjoja si fenomen që haset dhe në vende të tjera nuk i shërben aspak parandalimit të braktisjes masive. Përkundrazi, ai duket sikur e nxit atë.
Pyetja që rjedh llogjikshëm nëse nuk parandslohet braktisja masive e vendit është se kujt tjetër përvecse “të interesuarve” (pshm ata spurdhjakër që duan t’i zëvendësojnë shqiptarët me bangladeshas) u shërbejnë të tilla shkrime?
Teme@, duke qendruar vetem tek pika 5 dhe 6 juaja, se ndryshe do zgjateshim shume, behet pyetja: po c’ka bere ky idoli juaj (i gjati) kaq vjet? Pse nuk ka bere nje politike te tille, qe te favorizonte ngritjen e fabrikave dhe uzinave prodhuese? Edhe ne lidhje me informalitetin, si ka mundesi te ekzistoje ky fenomen, kur i gjati tha se do bejme shtet? Ajd shendet Teme dhe gjumin e mbare! (Kujdes, mos harro pampersat, se po ftohet koha dhe shpeshtohet urinimi!)
Imom Bajalldi@ alias intelektuali, si Tosi, si ti, jeni -fatkeqesisht- me vonese ne preokupimet tuaja! Kur e merr ferra uraten, as Zoti e as Shejtani nuk bejne me dot gje!
ca komentoni kete papagallin
Fatos dakortesohem me shkrimin analitik.Kam vetem nje pyetje nese jo pergjithmone me kontrata per pak kohe a duhet me i ftu te japin nje kontribut keto mendje te shquara shqiptare?Duhen gjetur mundesi si te kontribuojne.
Bravo Tarifa qe je vene me mish e me shpirt ne sherbim te nje klike armiqesore ndaj popullit shqiptar ,qe po shtyp e shfrytezon prej vitesh kete popull te mjere dhe qe jeton ne nje vrnd me pasuri prallore nentokesore etj, qe nuk i ka asnje vend i Europes!
Dhe kete sherbim antishqiptar e kryen me djallezi,qe kur djallezine tende e bazn me shprehjen se “Emigracioni eshtd fenomenn i perbotshem,prandaj edhe trk ne do iki rinia per nje jete me td mire”!
Me mbrojtje kaq kriminale qe i behet ketij pushteti antishqiptar nuk mund te kete!
Keto thote edhe sulltani i pa shpirt Rama kur justifikon sundimin e tij 10 vjecar!
Po mire more Tarifa,me gjithe mend mendon ti,se krimi,korrupdioni,emigrimi etj do zhduken ndonjehere ne bote qe ti dhe sahanlepiresit e pushtetareve te filloni te mendoni te kundertdn?
Por ju prap keshtu do beni ,se per td justifikuar deshtimet e qeverisjes prap fo qemtoni shembujt me negative te botes!
Shkrime te tilla pacavure,qe justifikojne mungesen e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi,nuk duhen lejuar te botohen ne gazeta qe pretendojne se jane te pavarura dhe gjoja pushtet i katert!
Ne nje shtet demokratik te gjithe,qe nga qytetaret,intelektualet,mefia etj DUHET TE JENE KURDOHERE NE OPOZITE ME TE GJITHA QEVERITE!
Te justifikosh,api me keq te mbrosh qeverine kunder interesave te popullit eshte krim,eshte sherbim ndaj rdgjimeve antipopullore!
Qeveria ne nje shtet demokratik mbrohet vetem ne nje rast:-
-Kur vendi sulmohet ushtarakisht nga ushtri armike!
Por edhe ne kete rast ka edhe nje tjeter arsyetim!
Ne se vendi eshte i sunduar nga pushtetare te korruptuar deri ne palce dhe qe kurre nuk u dhimbset populli i tyre, atehere i jepet e drejta popullit qe te mbeshtese agresorin per td shporrur pushtuesin vendas,qe eshte me i keq se i huaji!
Ne se presidenti ukrainas,Zelenski nuk do kishte qeverisur mire popullin e vet me siguri ,qe askush nuk do luftonte me kaq heroizem per mbrojtjen e vendit!
Si mund te mbrojne vendin shumica e shqiptareve sot kur ky vend eshtr privatizuar nga pushtetaret ,oligarket,kriminelet etj dhe popullit nuk i ka mbetur asgje pervec varrezave te te pareve?
Tarifa,me ndillni neveri kur citoni pa asnje lidhje ne realitetin shqiptar thenie nga persona te huaj!
Do td kishit bere nje shkrim ne sherbjm te popullit shqiptar ne se ne koken tuaj do kishin fiksuar fjalen e urte popullore se “PO NUK QAU FEMIJA ,NUK I JEP SISE E EMA”!
Zbertheje kete fjale te urte dhe do kuptoni se ju me te gjitha shkrimet tuaja e keni lene “FEMIJEN TE QAJE DUKE MBROJTUR NJR NENE KRIMINELE”!
Populli ka gjithmone te drejte dhe qeveria nuk duhet td justifikohet per asgje!
Pse ju nuk keni shkruar asgje per krimin me te madh qe i eshte bere shqiptareve fshehur pas propagandes gebelsiane te quajtur “Bashkeqeverisje me qytetaret”!
A e kupton zotrote se kjo tallje mizore qe i ka bere Rama shqiptareve ka PUSHKATUAR DEMOKRACINE DHE SHTETIN LIGJOR?
Cili shqiptar i vetmuar sor mund te pranoje se eshte thirrur per te “Bashkeqeverisur me qeverine”?
Po kete tog fjalesh kaq poshterues e cinik kurre nuk i ka shkuar as diktatorit komunist?!
Si qenkemi ne qytetaret bashkeqeverises,kur pushteti diktatorial i Rames na i ka mbyllur te gjitha mundesite qe te ankohemi ndaj padrejtesive te rrogtareve te administrates?
Si qenkam une qytetari bashkeqeverises kur vetd kryeministri Rama kurre nuk ka pranuar qofte edhe edhe nje kritike te vetme nga qytetaret,se per opoziten vetem sa eshte tallur?
Ku eshtd ketu demokravcia?
Keni qene shume vite ne Michigsn (SHBA),por kurre nuk u keni sjelle shqptareve pervojen e mrekullueshme te ketij shteti parsjse ne drejtim te funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor?
Pse nuk u tregoni shqiptareve se shteti i Michigan-it eshte i zhvilluar ne cdo cep te tij kudo ku banojne njerezit dhe se atje kurre nuk i shkon ndermend njeriu qe te grumbullohet ne nje qytet te madh si Detroit,sepse atje edhe qindra km larg Detroit-it njerezit jetojne shume me mire ,se kudo kane te sigurte strehimin,punen,cerdhet kopshtet,shkollen,lulishtet,parqet,plazhet,fushat dportive etj pa fund dhe te gjitha PUBLIKE FALAS dhe jo si ne Shqiperi qe te gjithe i jane sulur Tiranes pa shtrpj,pa pune etj gje qe ka shtuar krimet?!
Tregojani popullit Michiganin se si pushteti stjd u sherbrn qytetareve deri ne plotesimin e cdo elementi jetik si stolat dhe tavolinat e pushimit spi koshat e mbeturinave ne te gjithe teritorin e jo vdmdn ne qendrat e qytetit per reklame sic ndodh ne Tirane?
Sapj jam kthyer na Michigan ,kam sjelle qindra foto dhe vidio qe t’u tregoj se qytetaret e nje vendi demokratik duhet te jene kurdohere nr opozite me qeverine,ndryshe do jene te nenshtruar si skllever,sic ndodh me ne shqiptaret sot!
Apo pregatiten disa individe per rikthimin,
ne fuqi, te nje regjimi autoritar, me disa
tipare “te vogla” te Hoxhes?
A po shohim, se nje shumice individesh
nuk po arrin te kuptoje, se cfare eshte
demokracia?
A po ndodh qe keta individë interpretojne
“Anarkine” si nje forme te “Demokracisë Moderne”?
Ku po na “çon mushka”, zoterij te nderuar, “Komentatore”?