Zgjedhjet parlamentare të 11 majit pritet të certifikohen në muajin korrik pas një procesi të gjatë rinumërimi që nis të martën, proces nga i cili do të numërohen 2.323 qendra votimi dhe do t’i kushtojë taksapaguesve rreth 215 mijë euro.
Salla e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë nuk do të mirëpresë evente sportive për afro 1 muaj, pasi që nga dita e martë e në vijim do të vihet në shërbim të grupeve të numërimit të ngritura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit.
Pas vendimeve të marra nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve për hapjen e kutive në disa qarqe të vendit bazuar kryesisht në kontestimet e opozitës, një proces që duket se do t’i kushtojë vendit energji dhe kosto shtesë pa ndonjë pritshmëri për ndryshim të rezultatit paraprak të zgjedhjeve, ku partia socialiste ka marrë një mandat të katërt qeverisës me një shumicë gati të cilësuar mandatesh në Kuvend.
Do të jetë administrata e KQZ-së që do të rinumërojë dhjetra mijëra vota për të nxjerrë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve , një procedurë që pritet të zgjasë certifikimin e zgjedhjeve të paktën deri në fund të muajit korrik me një kosto që i kalon 200 mijë euro.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të hënën një tablo në shifra të procesit të rinumërimit, për të cilin ai premtoi se do të garantohet nga profesionalizmit dhe transparenca ndaj publikut në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjet gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale të KQZ-së.
Sipas shifrave zyrtare, në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. Në proces do të përfshihen 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës dhe nga pikëpamja teknike rinumërimi do të realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga subjektet ankimuese.
Janë disa qarqe për të cilat është marrë vendim rinumërimi në total ose vetëm disa zona zgjedhore. Pritet me interes rinumërimi në qarkun Tiranë, qarku më i madh i vendit, ku do të përfshihen në proces të gjitha kutitë e votimit brenda vendit, 1.282 qendra votimi.
Po ashtu qarku Fier, ku do të rinumërohen të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët me 587 qendra votimi në total.
Në qarkun Durrës do të ketë rinumërim i plotë për 111 qendra votimit të KZAZ nr. 21 dhe 22; 126 qendra të listuara nga PD-ASHM dhe 60 qendra të kërkuara nga Partia Lëvizja e Legalitetit.
Në total në këtë qark do të hapen 360 kuti për rinumërim, nga të cilat 85 kuti i përkasin votave të Diasporës.
Rinumërimit do t’i nënshtrohen dhe 94 Qendra Votimit të KZAZ nr. 45 dhe 52 të qarkut Elbasan, vendimi i marrë të premten me kërkesë të anëtarëve të KAS, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, pas rrëzimit me shumicë votash të ankesës së koalicionit opozitar.
Kostoja financiare e këtij procesi do të jetë rreth 215 mijë euro që do të shkojë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve, infrastrukturën logjistike dhe për zarfe dhe materiale ndihmëse. Sipas Celibashit kjo kosto do të mbulohet nga fondi i akoruar KQZ-së për zgjedhjet e 11 majit.
Ankesat e depozituara në KQZ ngrenë pretendime për parregullsi në procesin e votimit dhe atë të numërimit të votave.
Në Tiranë, koalicioni PD-ASHM shpreson të marrë mandatin e 14-të, një garë që bëhet mes kandidatit demokrat, Ilir Alimehmeti dhe kandidatit të dytë në listë të partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili rezulton fitues paraprak.
Gjithsesi, nga rinumërimi mund të rezultojnë skenarë të tjerë që lidhen me votën preferenciale brenda mazhorancës, ku Blerina Gjylameti humbi mandatin për një grusht votash përballë Olta Xhaçkës, por u tërhoq nga kontestimi pas “tërheqjes së veshit” nga kryeministri Edi Rama.
Në Fier, shpresat për të fituar një mandat i ka Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe betejën e ka me Partinë Socialiste. Në qarkun e Durrësit është kandidati i ASHM-së, Aulon Kalaja i cili ashtu si Gjunkshi ka ngritur pretendime për manipulim të votave preferenciale brenda llojit.
Ekspertët e shohin këtë proces si një matës për integritetin e administrimit zgjedhor, që mund të sjellë pasoja penale për komisionerët dhe ekipet e numërimit nëse konstatohen parregullsi, dhe të nxisë një reformë të re zgjedhore.
Reporter / B.Gjoka
S.Berisha & banda e Tij e PD-91, nga 1992 që nuk pranon humbjen në zgjedhje,ku nga 2013 ka humbur 5 herë radhazi.!
-Zgjedhjet e 11 Majit 25 ishin nga më të mirat në Shqipërinë e DESTABILIZUAR prej Tij si President e K.Ministër FATKEAËSI KOMBËTARE.!
-Me shpalljen Non Grata për KORRUPSION MADHOR FAMILJARISHT & ME HA-LE-ATËT nga DASH-2021,S.Berisha MORI PD-në NË MËNYRË TË DHUNËSHME për tu mbrojtur nga DREJTËSIA..Si Kryetar i PD,Opozitës..!
-Ndonse u akuzua për KORRUPSION ME KL.PARTIZANI,Ai po shtyn EC E JAJET NË SPAK,GJYKIMET,PO SHPIF NDAJ DREJTËSISË..E KUJDO QË I DEL PËRPARA,DUKE DEKLARUAR..”JAM SB UNË OR BUDOLLEJ..” !
Dhe të gjithë para tij(edhe maxhoranca) QËNDOJNË SI PULË E LAGUR NË LANË.!
-Në 35 vite Sb ka bërë mbi 101 krime & nuk është ndëshkuar nga magjistratët e kursit 6 mujor militant të PD.! SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ.. janë e njëjta gjë.. BAJGË-DERRI.! Dhe në dështim total.!
Arrestimi i Erion Veliajt për fustanet e Ariolës duke fryrë buxhetin ishte kulmi,pasi po akuzohet për bisedat telefonike në burg,sikur Ai nuk e dinte se Ato përgjoen.!
-Tashmë Saliu po kërkon të shtyj Ditët,Muajt,Vitet duke rinumëruar VOTAT,duke shpifur për TRENIN BULLGAR(BATHORE-VIÇIDOL),duke intimiduar 50 % të KOMISIONERVE TË PD.!
-Dhe SPAK+GJKKO I mbajnë sehir të kortuptuarit të madh me KL.PARTIZANI me 70 babesa në gjithë Europën,Pa e thirrur për 21 janarin me 4 të vrar në bulevard me URDHRIN E TIJ 100 %(nëse nuk donte Saliu nuk vritej as krriçi gomarit),SI dhe dosjen e GËRDECIT ME 27 TË VRARË ME VKM E URDHA MINISTRI,DUKE E LËN FATMIR MEDIUN TË SHKOI NË AMERIKË ÇDO JAVË E MUAJ,DUKE AKUZUAR SPAK,GJKKO.!
-Dy janë FATKEQSITË KOMBËTARE NË KËTË VËND NË 35 VITE:
1.SALI RAM BERISHA(berishizmi)
2.DREJTËSIA..(e tipit Gjin GJONI si i korruptuar madh ju shmang VETINGUT dhe Saliu po e bën DEPUTET),QË ME FIRMË E VULË PO PËRDHOS SHTETIN,si 2 faktorët kryesor për të penguar Shqipërinë të integroet në BE(para Sërbisë- EL),sipas RAPORTIT TË FUNDIT TË BE .!
Ne 31 Mars 1991 fitove 25% te votave Berishe.Nuk i pranove zgjedhjet.Nxite qytetet per rebelim.Bere gjakderdhje ne Shkoder,per qefin tat.Se ti pjell gjarperin e zi qe ke ne barkut.Ti pjell pa pushtet e pa hyqem.Bere grushtin e pare te shtetit,Rrezove Qeverine e Ligjshme te koalicionit,Imponove pa arsye Qeveri Teknike,dhe me yxhymin e rrugacerise fitove zgjedhjet e 92.Jane zgjedhjet e vetme qe ke fituar ne Jete.Ky skenar nuk do te perseritet cdo zgjedhje,se keshtu te do qefi ty.75% e popullit te kerkon ne burg per 101 akuza per Vrasje,Terror,Masakra masive,Grabitje tokash dhe pronash,Vjedhje te shtetit,Vjedhje te Pasurise Kombetare,Tradhti Kombetare,Vjedhje Zgjedhore etj etj.
Yzurpimi dhe shkaterrimi i klubit Partizani do te rrasi ne burg si Al Caponen.
Shqiperi?! Shqiptare?! Berishiste dhe medioker,hajdute dhe vrases te sektit sali! Saliu i verbuar nga marrezia e madheshtise, madheshtore, eshte duke jetuar ne eter jashte te vertetes!Dhe keta njerez saliniane te sektit te tij jane vete pasqyra e PD dhe Saliut! Shikoja nje tullac qe salliu e kishte zgjedhur per besnikerine e tij, i thoshte gazetarit te talentuar Muca :Segjine, kur gazetari e quante Gaz Bardhi,ashtu sic jane te gjithe klani sekt sali! Si mund te egzistojne njerez te tille? Vertet ka Akoma shqiptare te tille?!
Ti SPAKU sheh shume makthe me Sali diten e enderra horror me Sali naten e ato nuk te lejojne te shijosh kenaqesine e mireqenies e begatise qe pushteti Rama ka leshur e leshon perdite mbi kete Shqiperi si sherbetin e nektarin mbi bakllava.