Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rishfaqet sëmundja e rrezikshme në Greqi, dy turistët luftojnë me vdekjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rishfaqet sëmundja e rrezikshme në Greqi, dy turistët luftojnë me vdekjen
BoteEnciklopediShendetesi

Rishfaqet sëmundja e rrezikshme në Greqi, dy turistët luftojnë me vdekjen

Published: November 17, 2022
Shpërndaje

Dy raste të dyshuara me botulizëm janë zbuluar më 15 nëntor në Greqi siç bëjnë me dije autoritetet shëndetësore atje. Bëhet fjalë për një çift turistësh, të cilët po trajtohen  në gjendje të qëndrueshme klinike në Atikë, ku njëri prej tyre është i intubuar. Ata patën simptoma dhe menjëherë u dërguan në spital ku u injektua edhe antitolksina speciale në rastet e botulizmit.

Dyshohet paraprakisht se çifti i turistëve kishte konsumuar bimë shpargu, ndërsa siptomat iu shfaqën disa orë pas vaktit të ngrënë, raporton abcnews.al.

Çfarë është botulizmi?

- Publicitet -

Botulizmi është një sëmundje e rrallë, por e rëndë paralitike e shkaktuar nga një neurotoksinë e prodhuar nga bakteri Clostridium botulinum.

Ekzistojnë gjashtë lloje të botulizmit: a) me origjinë ushqimore, b) infantile, c) toksemia intestinale e të rriturve, d) traumatike, e) jatrogjenike dhe f) inhalative.

Botulizmi i shkaktuar nga ushqimi ndodh kur Clostridium botulinum prodhon një toksinë në ushqim që më pas konsumohet pa gatimin e duhur për të shkatërruar toksinën.

Ekzistojnë 7 lloje të toksinës botulinike të ndara me shkronjat A, B, C, D, E, F, G. Vetëm llojet A, B, E dhe rrallë F shkaktojnë sëmundje tek njerëzit. Toksina konsiderohet si një nga substancat më vdekjeprurëse. Doza mesatare vdekjeprurëse (LD50) është 1 ng toksinë për kilogram të peshës trupore.

Toksina zakonisht prodhohet në ushqime të përgatitura në mënyrë të papërshtatshme ose të konservuara, me pak kripë ose sheqer, me aciditet të ulët, si dhe në ushqime të pasterizuara ose të gatuara lehtë që nuk janë ngrirë, veçanërisht ato në ambalazhe hermetike (p.sh. peshku i tymosur, produktet e mishit, salcat etj.).

Toksina shkatërrohet duke zier (85°C për 5 minuta ose më shumë), ndërsa sporeve u duhet më shumë kohë për t’u shkatërruar.

Prandaj rekomandohet që përgatitja e ushqimit të konservuar të bëhet duke ndjekur udhëzimet e organeve kompetente për sigurinë ushqimore.

Simptomat

Fillimisht pacientët paraqiten me dobësi, marramendje, shikim të turbullt, tharje të gojës, vështirësi në gëlltitje dhe të folur, për shkak të sulmit të nervave kraniale nga toksinat.

Simptomat neurologjike janë rezultat i paralizës së muskujve të shkaktuar nga toksina botulinum dhe përshkruhen si “paralizë e dobët simetrike zbritëse”. Paraliza e muskujve të frymëmarrjes mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë me mbështetje mekanike të frymëmarrjes.

Simptomat në botulizmin ushqimor fillojnë ose shumë herët, brenda 6 orëve nga ngrënia e ushqimit të kontaminuar, ose deri në 10 ditë më vonë. Zakonisht, koha mesatare e inkubacionit të sëmundjes është 18-36 orë.

Në botulizmin inhalator, koha e inkubacionit është më e gjatë dhe varion nga 12 deri në 80 orë pas ekspozimit, ndërsa në foshnjëri nuk dihet sepse zakonisht nuk është e qartë se kur janë gëlltitur farat e baktereve.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 17, 2022 at 6:57 pm

    Lesh lesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?